6 ide fantastike se ku të takoheni për takimin e parë

nga Flogerta Driza

Takimin e parë e dimë të gjithë që është i çuditshëm. Megjithëse, mund t’ia kaloni bukur, është njëkohësisht një nga ngjarjet më të sikletshme për çiftet. Shqetësohesh për çdo detaj, çfarë do të veshësh, si do të flasësh, ç’përshtypje do lësh, ku do shkosh e kështu me radhë. 

Këshilla më e mirë është gjithmonë të mos i bëni gjërat më të komplikuara dhe stresuese se ç’janë, por ta merrni me sportivitet. Mënyra më e mirë që ta bëni këtë është duke u takuar në një vend ku të ndjeheni më të relaksuar. Prandaj, ne do t’ju japim disa ide për disa vende fantastike ku mund të takoheni në takimin tuaj të parë. Sidomos nëse takimi juaj i parë vjen pasi jeni bërë Match në dua.com

Kinematë e Jashtme

kinema

Foto: @TonyTheTigersSon via Twenty20

Zakonisht kinemaja nuk është një ide e mirë për takimin e parë, sepse nuk arrini të komunikoni. E dyta nuk ia  vlen sepse është vend i errët, ndaj nuk arrini as ta shikoni personin që sapo keni takuar.
Kinematë e Jashtme ose në natyrë janë një ide ndryshe dhe e veçantë. Mund të merrni kokoshka, pije, të bisedoni sa të doni dhe mbi të gjitha ka ndriçim të mjaftueshëm.

Vrojtimi i yjeve

Një nga gjërat më romantike që mund të bëni me dikë në takimin e parë është vrojtimi i yjeve. Një hulumtim i kryer nga Google Pixel 4 zbuloi se 36% e njerëzve dëshirojnë të vrojtojnë yjet me partnerin e tyre më shumë se cdo gjë tjetër.
44% thanë se dëshirojnë të zbulojnë yje në takimin e parë dhe 39% duan të mësojnë emrat e yjeve që t’ia dedikojnë partnerit. Atëherë, pse të mos e ktheni takimin e parë në një natë të paharrueshme astronomike.

Parqet Argëtuese

ecejake

Foto: @Hanni via Twenty20

Parqet argëtuese janë një balancë perfekte midis të qënit fëminor dhe romantik në të njëjtën kohë. Nëse keni frikë nga rollercoaster, mund të luani lojëra fëmijësh.
Ose nëse jeni aventurier mund të provoni xhirot maramendëse dhe lojëra ekstreme. Cilado qoftë zgjedhja juaj dijeni se do të argëtoheni pa fund.

Kafene lojërash

Lojërat i shijojnë të gjithë, duke filluar nga “Mos u nxeh”, “Shah”, “Xing” e kështu me radhë. Pavarësisht nëse shkoni për një luftë imagjinare në lojën tuaj me letra, apo luani një lojë të komplikuar shahu duke krijuar strategji fantastike, nuk ka rëndësi. Do të flisni, argëtoheni, bisedoni, luani dhe do të dilni nga sikleti i takimit të parë. Kafene të tilla mund të gjesh kudo dhe ju sigurojmë se është një bast i sigurtë për tu argëtuar.

Ecje në park

Nuk ka gjë më të bukur se sa sinkronizimi i hapave të njëri-tjetrit kur ecni. Gjeni një kafe dhe shkoni në një lagje të këndshme në zonën tuaj. Parqet janë të lezetshme sepse mund të ndaleni për akullore, të luani në shilarëse ose të ecni me orë të tëra ndërsa bisedoni. Ose nëse të doni të pushoni, mund të uleni diku e të qetësoheni ndërkohë që shikoni perëndimin në natyrë. Pastaj është falas kështu që…

takimin e parë

Foto: @Hanni via Twenty20

Xhiro me biçikletë

Nëse keni parë një film romantik, atëhere me siguri i dini ato skenat e filmave ku të dy bëjnë xhiro me biçikletë anës liqenit. Eh, a ka gjë më romantike? Ne themi që jo, sepse xhiro të tilla përveçse janë argëtuese ju falin kujtim të paharrueshëm.

Nëse jeni të dy të dhënë pas çiklizmit mund të bëni kilometra të tërë rrugëtim dhe të vendosni rekorde me njëri-tjetrin.
Nëse ndiqni një nga idetë tona jemi të sigurt që do të argëtoheni pa fund. Pastaj, do të na pëlqente të na shkruanit e të ndanit me ne eksperiencat tuaja.