6 ide se si të ktheheni gati për punë pas pushimeve

nga Flogerta Driza

E keni ndjerë ndonjëherë sikur ju duhet një pushim pas pushimeve tuaja. Nisur nga kjo po ju sjell 6 ise se si të ktheheni gati për punë pas pushimeve. Këto sugjerime do t’ju ndihmojnë të kaloni atë lodhje post-pushimeve dhe t’ju rikthej në rrugën e duhur.

1. Mos u kthe në punë menjëherë pas mbarimit të pushimeve

punë pas pushimeve

Të gjithëve u duhet pak kohë për t’u rikthyer në rrjedhën e gjërave. Nëse keni mundësi, merrni një ose dy ditë për t’u çlodhur dhe rikuperuar veten para se të shkoni përsëri në zyrë. Edhe nëse keni nevojë të rregulloni shtëpinë ose të kryeni porosi, jepini vetes të paktën disa orë që të qetësoheni.
Dy ditë gjumë dhe qetësi pas pushimeve është mëse i nevojshëm, ndaj ndërpritini pushimet pak më herët dhe flini sa ju nevojitet.

2. Lehtësoni rrugën tuaj drejt punës

Një ditë para se të ktheheni në punë ose mëngjesin e kthimit në punë, merrni pak kohë për të planifikuar ditën tuaj. Bëni një listë të gjërave me gjithçka që dini se duhet të bëni dhe jepni përparësi taskave që duhet bërë sa më parë. 

i lodhur ne pune pas pushimeve

Filloni me detyrat e vjetra që nuk i keni përfunduar para se të shkonit me pushime. Kjo do t’ju japë një ndjenjë të normalitetit. Mund të tundoheni të hidheni drejtpërdrejt në projekte të reja, por do të mbingarkoheni dhe kjo nuk është mirë.
Përqendrohuni në bërjen e asaj që dini të bëni dhe çfarë kërkon më pak kohë. Fillimi me detyra të vogla që mund të rrisin besimin tuaj. 

3. Sillni me vete një kujtim të vogël nga shtëpia juaj e pushimeve

Suveniret janë kujtime të shkëlqyera personale që mund t’ju kujtojnë se është ok të pushoni dhe të shijoni jetën. Në librin e saj, “Mitet e lumturisë”, profesoresha e psikologjisë UC Riverside Sonja Lyubomirsky ka zbuluar se kujtimi i një udhëtimi të sjell kënaqësi të jashtëzakonshme.
Mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse përfshini shqisat si nuhatja. Personalisht më pëlqen të përdor një parfum që më kujton vendin e pushimeve. 

4. Ndërveproni me të tjerët, edhe nëse nuk dëshironi

Disa kolegë mund t’ju afrohen dhe t’ju pyesin për pushimet tuaja. Shumë pyetje mund t’ju bezdisin, megjithatë socializimi është i domosdoshëm. 
Mos e vrini mendjen, përgjigjuni sinqerisht. Askush nuk do të mendojë se jeni duke u mburrur.

Nëse shqetësoheni se kjo është ajo që njerëzit do të mendojnë, filloni t’u bëni pyetje në lidhje me pushimet e tyre të ardhshme ose me pushimet e tyre të mëparshme. Do të habiteni se sa shumë njerëzit duan të flasin edhe për udhëtimet e tyre të kaluara. Bisedat si këto do t’ju ndihmojnë të krijoni një lidhje me të shëndoshë me kolegët tuaj.

5. Shkoni në punë me një frymë të re

i qete ne pune

Pasi të jeni larguar prej punës për disa kohë, mund të ndodhë që t’i shikoni gjërat me një perspektivë të re. Ndonjëherë kjo është gjithcka që do t’ju nevojitet për të sjellë një mori idesh të reja dhe pse jo të nisni projekte të reja me entuziasëm. 

6. Bëni pushime të shkurtra gjatë ditës

Kalimi ndirekt në punë pas pushimeve garanton mbingrakesë dhe stres të papërballueshëm. Mos lejoni që ndjesia e fajit t’ju detyrojë të besoni se duhet të punoni dyfish për të kompensuar ditët mëse të merituara të pushimeve tuaja vjetore. 
Bëni një pushim pesë ose dhjetë minutësh çdo tre orë për tu relaksuar dhe rikthejuni punës me energji e pozitivitet. Mund të duket e pamundur, por do t’ia dilni mbanë. 

dua Marketplace banner