6 pyetje para martesës që duhet t’ia bëni njëri-tjetrit

nga Flogerta Driza

Është mëse normale që të mendoni disa pyetje para martesës të zvarriten në trurin tuaj. Pavarësisht nëse keni takuar partnerin prej disa javësh, muajsh apo vitesh. Shpesh do t’i bëni vetes pyetje të tilla si: “A është ky personi i duhur për të kaluar pjesën tjetër të jetës sime me të?” “A shkojmë mirë me njëri-tjetrin?” “A është partneri im aktual i përshtatshëm për mua?”

Fatkeqsisht jo gjithmonë rastis që dikush të jetë një partner i përsosur. Jeta është e gjatë. Gjërat mund të ndryshojnë brenda një sekonde. Personi për të cilin keni qenë kaq të sigurt mund të rezultojë se është dikush tjetër plotësisht.

Ama, nëse e nisni me një themel të fortë, ka shumë mundësi që t’i mbijetoni çdo stuhie. Fatmirësisht, ka mënyra të thjeshta për të kuptuar nëse ju apo partneri juaj jeni të përshtatshëm për njëri-tjetrin. Dr. Amie Harwick, terapiste çiftesh, tregon se pyetje para martesës që duhet t’ia bëni si partnerit ashtu edhe vetes tuaj kanë shumë rëndësi.

Tre pyetje që duhet t’ia bëni partnerit

wedding dress

  • Ç’kuptim ka martesa për ty?
  • Si i vlerëson paratë, fëmijët dhe blerjen e një shtëpie?
  • Si mendon se duhet t’i zgjidhin konfliktet çiftet e martuara?

Këto pyetje janë të rëndësishme sepse tregojnë sa i qartë është dikush për vlerat, pritshmëritë dhe zgjidhjen e konflikteve. Që të kuptoni nëse partneri është i duhuri për ju, duhet të jeni në gjendje të komunikoni për pritshmëritë që ata kanë. Është normale të besoni se pasioni për njëri-tjetrin është shtytësi kryesor i një marrëdhënieje afatgjatë, mirëpo, Dr Harwick thotë se martesa shkon përtej kësaj.

Ngjashmëritë dhe vlerat e përbashkëta janë çelësi i suksesit

Këto elemente janë shumë të rëndësishme për jetëgjatësinë dhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve. Me fjalë të tjera, dashuria nuk i pushton të gjitha. Nëse jeni duke kërkuar një njeri për të kaluar jetën tuaj, është e rëndësishme që ta njihni mirë partnerin tuaj. Edhe pse duket si ide e mirë që këto pyetje të ezaurohen që në takimet e para, më e mira do të ishte të prisnit momentin e duhur.

Çdo gjë vjen me pjekurinë, por duhet t’i bëni disa pyetje para martesës

6 pyetje para marteses“Pyetje si këto duhet të shtrohen kur marrëdhënia po bëhet më serioze,” thotë Dr. Harwick. Pse? Nëse filloni të takoheni në moshën 22 vjeç, përgjigjet tuaja mund të jenë shumë të ndryshme nga ato që mund t’ia bëni vetes dhe partnerit tuaj në moshën 29 vjeçe. Me pak fjalë do jeni më të pjekur më vonë.

Nëse partneri nuk përputhet me çdo përgjigje, nuk ka nevojë për panik. “Duhet të kërkoni përgjigje që tregojnë aftësi për zgjidhjen e konflikteve dhe për të arritur kompromise,” thotë Dr. Harwick. Sigurohuni që të dy jeni të gatshëm ta bëni kompromis.

Tre pyetje para martesës që duhet t’ia bëni vetes tuaj

6 pyetje para marteses

  • Ç’kuptim ka martesa për mua?
  • Si më ka ndikuar rritja e prindërve të mi? Sa, prej modelit që kam marr prej tyre, ndikon në atë që unë dua prej një martese?
  • A jam e gatshme të bëj kompromis me partnerin tim për të marrë vendime të përbashkëta?

Në fakt, dy pyetjet e para mund të ndryshojnë në varësi të partnerit tuaj. Për këtë arsye, është ide e mirë të kontrolloni rregullisht veten tuaj për të parë se si po zhvillohen ndjenjat që keni. Nëse keni nevojë për pak ndihmë për të eksploruar më thellë këto pyetje, mos kini frikë t’i drejtoheni një terapisti. “Rëndësi ka që të kuptoni cilat janë jo vetëm vlerat tuaja, por edhe sjelljet e modeluara që ndikojnë në perspektivat tuaja,” thotë Dr. Harwick.

Pyetja e tretë është e rëndësishme, sepse kërkon që të jemi vërtet të sinqertë me veten tonë. Mund të duket e lehtë, por është diçka që mund të mos u vijë natyrshëm të gjithëve. Kompromisi kërkon që të dyja palët të takohen në mes – jo vetëm një. Prandaj, sigurohuni që të jeni sinqerisht të gatshëm të punoni fort për marëdhënien dhe martesën tuaj. Ky është çelësi i një martese të suksesshme.