Gjashtë tiparet tipike të çifteve të dashuruar

nga Flogerta Driza

Kur rritemi, shumica e asaj që dimë për dashurinë vjen nga ajo që shohim në ekran, por në jetën reale është krejt ndryshe.
“Të dashuruarit tërhiqen ndaj njëri-tjetrin dhe gëzojnë rehatinë që u ofron dashuria.”
Të paktën kështu shprehet Dr.Juliana Morris, një terapiste dhe këshilltare e lishencuar martese. Por nga ta kuptoni se cilat janë tiparet çifteve të dashuruar? Jua themi ne:

Çiftet e dashuruar i japin përparësi marrëdhënies së tyre

çifteve të dashuruarPara çdo gjëje tjetër, pra para punës, fesë, karrierës, familjes madje edhe fëmijëve, çiftet e dashuruar vendosin marëdhënien e tyre. Kjo pështë kryesorja për ta. Për arsyen e thjeshtë sepse nëse marrëdhënia nuk funksionon si duhet, gjithçka përreth do të vuajë. Në këtë mënyrë ky çift përbën prindër më të mirë, njerëz më të mirë dhe mbi të gjiitha partnerë më të mirë.

Qeshin dhe argëtohen së bashku

Çiftet e dashuruara kanë një sens natyral humori me njëri-tjetrin, gjë që është e rëndësishme, vëren Dr. Morris. “Humori mund të shërojë një marëdhënie. Është një tipar tërheqës dhe seksi si dhe mund të shuajë në moment emocionet e mbingarkuara.” thotë ajo. “Çiftet e dashuruar e bëjnë njëri-tjetrin të qeshin shpesh. Madje, argëtohen vazhdimisht nga njëri-tjetri si dhe shijojnë shakatë që i dinë vetëm ata.”

Komunikojnë ndershmërisht me njëri-tjetrin

çifteve të dashuruarKomunikimi dhe dëgjimi në kuptimin e plotë të fjalës është një tipar i përcaktuar veçanërisht ndaj çifteve të dashuruar. Në fakt, Dr.Morris shprehet- “Çiftet e dashuruar përjetojnë komunikim të shëndetshëm dhe pranojnë se heshtja është e nevojshme. Madje një komunikim i tillë përbën thelbin e një marëdhenieje të fortë. Dëshira reale për të dëgjuar njëri-tjetrin forcon më tepër marëdhënien e tyre.”

Përdorin termin “ne”

Çiftet e dashuruar jo vetëm që kufizojnë përdorimin e deklaratave “Unë” në konflikt ose në kërkesa, por edhe fjasin duke përdorur përemrin shumës “ne”. E quajnë marrëdhënien e tyre  një punë në grup dhe po ashtu u qasen zgjidhje së problemeve. “Përqendrimi në nevojat e çiftit ndihmon që konflikti të mos bëhet betejë kundër njëri-tjetrit dhe kjo tregon se sa të bashkuar ndihen ata si çift.” – thotë ajo.

Debatojnë në mënyrë të respektueshme me njëri-tjetrin

çifteve të dashuruarPo, edhe çiftet më të dashuruar debatojnë, por është mënyra sesi argumentojnë ajo që i veçon. “Kur ndodh një debat, këto çifte përdorin falje aktive, të cilat janë të përzemërta dhe të përulura dhe sigurojnë një atmosferë sigurie dhe mirëkuptimi edhe pas konfliktit.” – thotë Dr.Morris. “Faljet janë një ekuilibër i përgjegjshmërisë dhe dhembshurisë që këto çifte e kanë tipar të dashurisë së tyre.”

Kanë rituale dhe tradita

Pasja e traditave e forcon marëdhënien, por mbi të gjitha vërteton dashurinë që ka çifti. Qofshin këto filmat të së premtes mbrëma, piza një herë në muaj ose një pushim veror në qendër të qytetit. “Ritualet u ndihmon çifteve të dashuruar të gjejnë kohën të shenjtë për t’u lidhur shpirtërisht me njëri-tjetrin.” – shton Dr. Morris.

dua Marketplace banner