Gjashtë zakonet më të këqija në martesë

nga Flogerta Driza

Një martesë ka të mirat dhe të këqijat e veta. A doni ndonjëherë t’i shkruani një listë të gjatë bashkëshortit tuaj me të gjitha ankesat që keni për të?? Por, nga ana tjetër, pasi mendoni gjatë, ndoshta edhe bashkëshorti juaj mund të thotë të njëjtën gjë për ju.

Rëndësi ka që të kuptoni një gjë: “Marrëdhënia do dy vetë, dhe jo gjithmonë është vetëm njëri fajtor.” Prandaj për të kuptuar më mirë martesën tuaj, ja një listë me zakonet më të këqija që keni krijuar në martesë dhe që nuk i bëjnë mirë jetës suaj: 

I ankohesh miqve të tu për bashkëshortin

martesë

E dimë sa ka raste kur doni me patjetër të shfryni gjithë çfarë mbani brenda vetes tuaj, por miqtë nuk janë zgjidhja më e mirë. Mos harroni, ju falni por miqtë tuaj nuk harrojnë.

Të jemi realistë, të ankoheni për burrin tuaj tek të tjerët është një nga gjërat më të këqija që mund të bëni. Mirëpo, miqtë jo gjithmonë mund tju ndihmojnë sepse:

  • ata nuk duan të dëmtojnë ndjenjat tona dhe të na tregojnë nëse jemi duke e tepruar
  • janë të njëanshëm, sepse ju kanë dëgjuar të ankoheni shpesh.
  • nuk është martesa e tyre.

Herën tjetër nëse ndjeni se dëshironi të ankoheni për bashkëshortin tuaj tek një mik apo anëtar i familjes, mendoni si do ndihej ai po t’ju dëgjonte. 

Shtriheni në krevat dhe rrini mbi telefona

Kjo ndodh kaq rëndom, saqë askush nuk e mohon se e ka bërë të paktën një herë. Ok, le ta pranojmë, më shumë se njëherë.
Mendoni për kohën e humbur kot. Ndërkohë që mund të lexoni diçka bashkë, të flisni për të ardhmen ose të diskutoni diçka me rëndësi. Kujtoni se si keni dashur të kalonit mbrëmjet para se të jetonit sëbashku. Mund të mendoni se i ka ikur koha atyre momenteve, por ska përse të jetë kështu. Provoni të hiqni pajisjet elektronike para se të flini, nuk keni për tu penduar.

martesë

Çift duke u zënë

E njihni më shumë se duhet bashkëshortin/en tuaj

Me patjetër do t’ju ketë ndodhur që i keni kërkuar partnerit tuaj diçka dhe ai ka harruar ta bëj. E njëjta gjë edhe me ju, të mos harrojmë këshillën e parë. Ai grumbull rrobash që partneri juaj ju ka thënë qindra herë ta hiqni, nuk zhduket vet. Ose sa herë i keni kërkuar t’ju rregullojë lavamanin. Tashmë e njihni njëri-tjetrin kaq mirë, saqë lodheni kot duke kërkuar të njëjtat gjëra.

Ideja është kjo, provoni t’i merrni gjërat shtruar. Bëjini ato punë së bashku ose kujtojani diçka që i keni kërkuar ndërkohë që po bëni atë që ai ju ka kërkuar me parë. Do ta shihni sa do të ndryshojë gjëndja, të jeni të sigurt.

Bëheni vetmitare

Shumë prej bashkëshorteve fiksohen pas vetmisë së tyre. Si ato macet që marrin përqafimin që duan e pastaj ikin e flen në rehatinë e tyre në ndonjë cep. Jemi dakort, kini hobet tuaja, bëni qef, argëtohuni, por mos e teproni. Përfshijeni partnerin tuaj në një serial që pëlqeni të dy. Shikojeni dhe argëtohuni së bashku. Ose dilni shikoni një film në kinema dhe më pas komentoni për atë. Me pak fjalë krijoni disa rutina sëbashku, mos u bëni komplet vetmitare. Kjo gjë nuk shkon tek një martesë.

martesë

Stop marrëdhënies

Filloni t’i mbani mëri marrëdhënies intime

Sidomos kur jeni prindër për herë të parë, ju duket se të gjithë kanë nevojë për ju. Puna ju streson, ka shumë ngarkesë, bashkëshorti ka nevojë për ty, fëmija po se po. Kjo mbingarkesë ju bën t’i mbani mëri marëdhënies intime me bashkëshortin dhe filloni ta shikoni si detyrë më tepër se si moment që e shijoni edhe ju.

Këtu fillojnë problemet në martesë për shumë çifte. Diskutojini gjërat me bashkëshortin. Tregojini se ndjeheni e ngarkuar dhe e detyruar më tepër sesa keni dëshirë. Shprehuni se nuk është faji as i tij e as i juaji, thjesht keni nevojë për pak qetësi. Partneriteti në një marëdhënie është pikërisht për këtë gjë. Gjithashtu, mos harroni, edhe nëse nuk doni të kryeni marëdhënie, të paktën përqafohuni.

Harroni të qeshni

Foto: Sarah Noltner

Ju kujtohet se sa shumë qeshnit në fillim të marëdhënies. Mund t’ju duket sikur nuk ka për të ndodhur më dhe se keni harruar të qeshni.

Ama, mos harroni se ai nuk është thjesht bashkëshorti juaj por edhe shoku juaj më i mirë. Kjo vlen edhe për meshkujt.

Dikur e qeshura e saj ju shtonte gazin, mos e harroni këtë gjë asnjëherë. Humori është i rëndëishëm në një marëdhënie sepse ju ndihmon të shkarkoni stresin e përditshmërisë.

Martesa është si një kërcim tango, nuk mund të kërcehet kurrë vetëm.

dua Marketplace banner