7 arsyet pse njerëzit e zgjuar nuk bëhen të suksesshëm

nga Flogerta Driza

Për një kohën të gjatë, besoja se nëse njerëzit e zgjuar do të punonin më shumë, suksesi do të vinte përfundimisht për ta. Por ndërsa u rrita, kuptova se nuk është kështu.

Disa njerëz që njoh janë inteligjentë dhe kanë një etikë të fortë pune kanë arritur shumë, ndërsa shumë të tjerë thjesht po punojnë. Fatkeqësisht, ka disa që ecin të pasigurt për atë që duhet të bëjnë. Këtu do t’ju sjell shtatë arsye pse mund të mos gjeni sukses, edhe nëse jeni të zgjuar dhe punëtorë:

1. Nuk tenton të njohësh njerëz të rinj

nuk takon njerez te rinj

Foto: @bluelily52 via Twenty20

Problemi me miqtë e vjetër është se të njëjtat ide riciklohen pa pushim dhe nuk mësoni këndvështrime të reja jashtë flluskës suaj. Mund të jetë e vështirë për të njohur fillimisht njerëz të rinj, por një shtysë e vogël mund t’ju ndihmojë. Synoni fillimisht me diçka të vogël, siç është njohja i një personi të ri në javë.

2. Nuk jeni të prirur drejt ndryshimit

Të qenit në të njëjtin mjedis për një kohë të gjatë, e bën të vështirë përshtatjen me diçka të re. Lajmi i mirë është se ndryshimi paraqet një shans për mundësi dhe risi.
Në vend që t’i rezistoni ndryshimeve, shikoni se si mund të merrni më të mirën prej tyre. Ndoshta ju mund të kujdeseni për një biznes në rritje ose të shihni një perspektivë tjetër. Jini të hapur për koncepte të reja dhe kureshtarë për botën përreth jush.

3. Nuk jeni të gatshëm të ndërmerrni rreziqe

keni frike

Foto: @NAO via Twenty20

Njerëzit e zgjuar shpesh zgjedhin rrugën e sigurt. Ata mund të ndjekin të njëjtën rrugë me bashkëmoshatarët e tyre ose të zgjedhin një karrierë sepse kjo konsiderohet e pranueshme nga bashkëmoshatarët e tyre. Nëse po mendoni hapeni në një territor të panjohur, merrni parasysh se si do të jetë jeta juaj pas disa dekadash nga tani. A do të pendoheni për të, apo do të jeni të kënaqur me vendimin tuaj?

4. Besoni se meritoni sukses bazuar në kredencialet tuaja

Në botën e vërtetë, ju nuk merrni rezultate bazuar në punën që bëni. Merrni rezultate bazuar në kombinimin e punës së palodhur, mendimit strategjik dhe përfshirë edhe pak fat. Faktori i fundit rritet duke punuar me dy të parat.

5. Kapeni vazhdimisht pas çfardo që është interesante për momentin

trend

Foto: @andreyyalansky19 via Twenty20

Ndërsa ky është një tipar i fortë, do të thotë gjithashtu se mudn të gjurmosh diçka të madhe dhe të mos ndjekësh. Të fillosh në cilëndo fushë është e vështirë, dhe të kalosh pengesat fillestare kërkon durim. Përqendrimi i përpjekjeve për një qëllim të caktuar jep rezultate shumë më të mira në planin afatgjatë sesa të shkosh pas një gjëje, të mërzitesh dhe të shkosh pas diçkaje të re.

6. Nuk i përkushtohesh dot vendimarrjes

Të jesh i zgjuar dhe të punosh shumë mund të hap dyert e shumta. Fatkeqësisht, të kesh shumë mundësi mund të jetë po aq kufizuese sa të kesh pak zgjedhje. Në vend që të përpiqeni e të bëni shumë përpjekje, unë sugjeroj t’i provoni gjërat së pari. Bisedoni me njerëz të tjerë dhe studioni para se të merrni një vendim të madh. Në këtë mënyrë do ta dini nëse një opsion i përshtatet ose jo personalitetit dhe stilit të jetës tuaj.

7. Nuk keni besim tek vetja juaj

njerëz të zgjuar

Foto: @Wutzkoh via Twenty20

Çuditërisht, njerëzit e zgjuar nënvlerësojnë aftësitë e tyre. Ata janë kritiku i tyre më i keq, duke  bërë veten të besojnë se nuk mund të arrijnë aq sa munden.

“Është e vështirë të besosh vetveten sepse ideja e vetvetes është një ndërtim artificial. Në të vërtetë, ti je pjesë e unitetit të lavdishëm të universit. Çdo gjë e bukur në botë ndodhet tashmë brenda jush.” – Russell Brand

Prandaj, në vend që të lejoni që frika nga “po siku” ose “Nuk jam mjaftueshëm e mirë” t’ju mbajë mbrapa nga diçka e re, mendoni se si doni të duket jeta juaj.