Një partner artist – 7 gjëra që duhet të bëni për të

nga Flogerta Driza

Të kesh një partner artist është një eksperiencë e veçantë. Shumë prej nesh adhurojnë perspektivën për tu bërë një artist i pasur dhe i famshëm. Sidomos prej faktit se të famshmit janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe në dukje po jetojnë ëndrrat e tyre. 

Përvoja që mund të keni me një partner artist mund të jetë shumë e çuditshme nëse nuk jeni të përgatitur për atë që ju pret. Në këtë artikull do t’ju tregojmë 7 gjëra që duhet të bëni nëse doni që të keni një marrëdhënie të suksesshme me një artist.

1-Lërini të bëjnë gjërat e tyre

partner artist

Foto: @criene via Twenty20

Takimi me një artist tingëllon magjepsës, por ashtu si në çdo marrëdhënie, duhet të jesh në gjendje të përballosh uljet dhe ngritjet e tyre. Dallimi është se kur një artist është në një moment krijues, zakonisht duhet t’i lini vetëm.

Mund të duket sikur jeni të parëndësishëm në sytë e tyre në ato momente, por mos e merrni personale. Ata thjesht po përpiqen të sjellin në jetë idetë e tyre, dhe kjo kërkon për ta shumë përqëndrim dhe energji.

2-Mjafton të jeni të pranishëm

Gjithmonë siguroni mbështetje shtesë nëse shqetësohen se nuk e arritën atë që synonin. Ju mund t’i ofroni atyre për shembull një pjatë me ushqimin apo pijen e tyre të preferuar dhe të shpresoni për më të mirën.

artist kitare

Foto: Toa Heftiba Unsplash

Ka mundësi që ata të mos e prekin fare ushqimin ngaqë janë të zënë duke u përpjekur të përsosin projektin e tyre. Kjo nuk do të thotë se ata nuk i vërejnë këto detaje dhe përkujdesin që shfaqni.

3-Merrni seriozisht punën e tyre

Respektoni zanatin e tyre. Dijeni dhe pranoni që puna e tyre gjithmonë do të vijë e para – është pasioni i tyre dhe ndoshta ajo që ata me të cilën ata do kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre. Nëse e merrni atë seriozisht dhe i nxisni në rritjen e tyre, ata do ta vlerësojnë atë më shumë sesa mund ta imagjinoni.

4-Jini pak a shumë si menaxheri i tyre

Artistët dihet që e teprojnë më shumë se duhet me punën. Kur ata nuk përqendrohen në asgjë përveç artit të tyre, bëni më të mirën tuaj për të qenë të organizuar, të durueshëm dhe madje edhe pak krijues për ta. Do u bënit atyre një nder më të madh se sa mendoni.

kitare

Foto: Freepik

5-Bëni plane më përpara

Kur bëhet fjalë për takimet dhe kohën e lirë së bashku, planifikoni përpara. Sigurohuni që të dy të keni kohë të lirë për njëri-tjetrin për të shmangur planet konfliktuale. Të presësh në minutat e fundit për të organizuar një takim, do t’ju lërë me gisht në gojë. Kjo sepse ndoshta partneri juaj mund të jetë i zënë me ndonjë projekt.

6-Nxitini ata në pasionin e tyre

Nëse ata kanë filluar tashmë të promovojnë veten përmes rrjeteve sociale, ndihmojini të menaxhojnë llogaritë e tyre. Kur ata janë të zënë me punën e zanatit të tyre promovoni partnerin tuaj kur ata nuk mund ta bëjnë vetë këtë gjë. Kjo mund t’i ndihmojë ata t’i afrohen më shumë me famën që synojnë.

7- Festoni me ta arritjet e tyre

festoni me ta

Foto: @criene via Twenty20

Asnjëherë mos harroni se pjesa më e bukur në lidhje me pasjen e një artisti si partner është kur i shihni ata duke korrur sukses. Pasi janë lodhur e punuar me orë, ditë, javë, madje edhe muaj të tërë me radhë. Gëzimi dhe krenaria që do të shihni në sytë e tyre është me të vërtetë diçka tjetër.

Po shikoni ëndrrat e tyre duke u bërë realitet. Mos harroni të festoni me ta arritjet e tyre dhe t’i ndihmoni që t’i afrohen më shumë synimit të tyre.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓