7 këngë të vjetra romantike dhe nostalgjike shqiptare

nga Flogerta Driza

So do t’ju sjellim këngë të vjetra romantike shqiptare. Muzika shqiptare ka sjellë gjithnjë perla në skenat e saj. Edhe kur njerëzit kanë vuajtur e kanë qënë të mbuluar nga varfëria apo në situata të vështria politike, kjo nuk i ka ndalur të krijojnë art. 

Sot në rubrikën e kulturës kemi vendosur t’ju sjellim disa këngë të vjetra romantike shqiptare. Sigurisht ka shumë më shumë të tilla, ndaj ne lutemi që të na dërgoni edhe ju sugjerimet tuaja.
Në këmi përzgjedhur vetëm 7 prej të preferuarave tona, por jo domosdoshmërisht më të bukurat.
Këto këngë kanë qënë hit në periudhat e tyre, ndaj nuk bëjmë keq po t’jua rikthejmë në kujtesë. 

1. Vace Zela – Natën Vonë

Në dhjetor të vitit 1972, Vace Zela merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Naten Vone”. Kjo këngë jo vetëm që mbërtheu zemrat e njerëzve, por edhe sot e kësaj dite i dedikohet dashurisë.

2. Frederik Ndoci-Sytë e tu

Në vitin 1989 Frederiku këndon këtë këngë të paharrueshme dedikuar syve të dashurisë së tij. Eh kush nuk ka pëlqyer atë kohë që djali t’i këndonte vajzës për syte e saj që shndrinin nga dashuria.

3. Anita Bitri – Dashurinë e parë

Nëntor të vitit 1990, kjo këngë ngriti peshë zemrat e shqiptarëve. Edhe sot e kësaj ditë, kënga të rrënqeth e të bën të ndihesh si adoleshent që mendon për dashurinë e parë.

4. Sabri Fejzullahu – Pranvera ne Prishtine

Nëntor të vitit 1997, ndërkohë që Shqipëria ka qënë e përflakur nga lufta civile, në Kosovë shpërthen kënga e paharrueshme e Sabri Fejzullahut. Pranvera në Prishtin që edhe sot të shkrin zemrën.

5. Nexhmije Pagarusha – E Dehur Jam

Nexhmija na la këtë vit, megjithatë trashëgimia e saj do mbetet gjithnjë në zemrat e shqiptarëve. Kjo këngë është ndër të preferuarat e mia, sidomos sensi klasik që pa frikë e krahasoj me divat e muzikës botërore si Edith Piaf etj.

6. Muharrem Qena – Kaqurrelja

Kënga “Kaqurrelja” është kënduar për herë të parë nga Muharrem Qena dhe më vonë (80-ta) janë krijuar versione tjera të saj. Megjithatë, versioni i tij ngelet i preferuar nga shumica.

7. Parashqevi Simaku- Me the te dua

Në mars të vitit 1988, Parashqevi Simaku merr pjesë në festivalin ‘Kur Vjen Pranvera’ 1988 me këngën “Me The Te Dua”. Nuk numërohen herët që kjo këngë është dëgjuar radiove shqiptare dhe ka ngrohur zemrat e romantikëve.