7 këshilla për një ekuilibër të përkryer jetë-punë

nga Flogerta Driza

Ekuilibri jetë-punë nuk arrihet kollaj. Kultura jonë i duartroket ata që punojnë shumë. 10-12 orë punë në ditë dhe menaxhimi i një familjeje mund të jenë rraskapitëse. Por, si t’ia bëjmë që t’i përballojmë të gjitha këto? Ja disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.
Ndonjëherë, ka kaq shumë për të bërë midis shtëpisë dhe karrierës suaj, saqë ndjeheni të mbingarkuar. U themi po çdo gjëje: “Po për të përmbushur afatet e caktuara, për të gatuar darkën dhe po për të pastruar shtëpinë. Po dhe vetëm po!”
Megjithatë, kjo nuk është një praktikë e shëndetshme. Studiuesit kanë zbuluar se ata që bëjnë pushime dhe marrin më pak përgjegjësi kanë shansin të jenë më produktivë. Si t’ia bëjmë që t’i përballojmë të gjitha këto? Ja disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë.

Mjaft e angazhuat veten më tepër se duhet 🤦🏻‍♂️💼

Kur mbani shumë kunguj nën sqetull do filloni të mos jeni në gjendje t’i bëni të gjitha. Bëni një hap prapa dhe shqyrtoni angazhimet tuaja.
Mos jini shumë i ashpër me veten tuaj. Shartoni listën e gjërave për t’u bërë dhe do të zbuloni se ato pak detyra që po bëni do marrin rezultate edhe më të mira.
dua.com

Largohuni nga tryeza juaj e punës 👨🏻‍💻

Fikni telefonin tuaj dhe dilni për një shëtitje. Planifikoni një orë në ditë për t’u marrë me palestër ose joga. Studime të shumta kanë treguar se aktiviteti fizik përmirëson shëndetin tonë mendor dhe siguron bancën e duhur jetë-punë.
Cili është ai shef që nuk do preferonte një punëtor me qartësi të lartë mendore. Ju sigurojmë se edhe performanca juaj do të ndryshojë.

Jini realistë për kohën 🕖

Me fjalë të tjera, nëse dikush të thotë t’i bësh një nder mos thuaj me patjetër që mund ta bësh. Shiko oraret e tua dhe programin e punës, nëse nuk mundesh thuaj jo në mënyrën e duhur.
Të jesh sa më realist për kohën që shpenzon brenda ditës, do t’ju ndihmojë të jeni më i organizuar. Sa më i organizuar të jeni aq më produktiv do jeni dhe rrjedhimisht më pak të stresuar.

Pastroni hapësirën tuaj fizike 🚯

Që të relaksoni mendjen tuaj, patroni amjentin e zyrës, ose të shtëpisë nëse punoni në shtëpi. Mjedisi vizual ndikon më tepër nga sa mendoni.
Kjo do t’ju shtyj të jeni edhe më efikas. Edhe nëse pastroni thjesht një sirtar të vetëm, do të ndjeheni të realizuar dhe të gatshëm për të ndërmarrë një detyrë tjetër.

Merrni kohë për të shkarravitur ose për të ëndërruar 📝💭

Bëni një pushim të shkurtër nga dokumentet tuaja dhe uluni e vizatoni, ose thjesht ëndërroni me sy hapur. Herën tjetër kur të jeni në dyqan, merrni një libër me ngjyrosje për të rritur.
Shkëputja e vëmndjes nga fokusi i vazhdueshëm në punë, nuk ju bën keq, përkundrazi do t’ju ndihmojë të jeni më produktiv.

Kufizoni shoqërimin me kolegët 🗣 👤

Është vërtet një dhuratë të qënit në një zyrë me kolegët tuaj. Mirëpo, a janë drekat e gjata dhe pushimet e kafesë me miqtë e tuaj të punës ato që ju sjellin produktivitet? A ju ndihmojnë këto darka në ekulibrin tuaj jetë-punë?
Për t’ju dhënë mesazh kolegëve se jeni të zënë, përditësoni statusin tuaj në Slack. Një status i thjeshtë “Në një takim” apo “pushim dreke” do t’i njoftojë miqtë tuaj se jeni në zyrë, ose nuk keni kohë për ta.

Merrni disa ditë pushim 🏊🏻‍♂️🌊

A ju janë grumbulluar ditët e pushimeve? Perdorini ato! Amerikanët janë famëkeq që nuk përdorin kohën e tyre të pushimeve. Punëtori tipik përdor vetëm një mesatare prej 17.4 ditësh pushime të paguara.
Të marrësh disa ditë pushim nga puna do t’ju ndihmojë të ripërtëriheni mendërisht dhe fizikisht. Do t’i riktheheni punës të rifreskuar dhe plot energji për të marrë përsipër çfarëdo projekti. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur një ekulibër pozitiv jetë-punë.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓