Shtatë këshilla për të reduktuar stresin në jetën tuaj

nga Flogerta Driza

Të reduktosh stresin është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Çfarë është stresi në të vërtetë? Stresi është reagimi i trupit tuaj ndaj një sfide ose rrezikut.

Nëse nuk zgjat shumë, stresi mund të jetë pozitiv, sepse ju ndihmon të shmangni rrezikun ose të përmbushni një afat kohor. Por, nëse e lejoni stresin të zgjasë për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë rëndë shëndetin tuaj. Ja disa këshilla se si ta reduktoni atë:

1. Shmangni kafeinën, alkoolin dhe nikotinën

reduktoni stresin

Foto: @gigibunny via Twenty20

Shmangni, ose të paktën zvogëloni, konsumin e nikotinës dhe çdo pije që përmban kafeinë apo alkol. Kafeina dhe nikotina janë stimulues, kështu që automatikisht ju ngrejnë nivelet e stresit.

Alkoli, nëse pihet me sasi të mëdha, është katalizator i stresit dhe depresionit. Gjithashtu, mundohuni të shmangni konsumin e sheqernave të rafinuara, sepse ju mbingarkojnë me energji të cilën trupi nuk arrin ta djegë. Si rezultat, bëheni të irrituar ose ngarkoheni me stres. 

2. Shtoni aktivitetin fizik

Situatat stresuese rrisin nivelin e hormoneve të stresit në trupin tuaj si adrenalina dhe kortizoli. Stresi në epokën moderne mund të reduktohet nëpërmjet ushtrimeve fizike.

Stervituni ne palester

Foto: @criene via Twenty20

Kur ushtroheni reduktoni hormonet e stresit dhe i riktheni qetësinë trupit dhe mendjes tuaj. Kur jeni të stresuar dhe të tensionuar, bëni një shëtitje të shpejtë në ajër të pastër. Përpiquni të përfshini disa aktivitete fizike në rutinën tuaj të përditshme.

3. Flini mjaftueshëm

Mungesa e gjumit është një shkaktarët kryesorë të stresit. Fatkeqësisht, stresi ndërpret gjumin, sepse mendimet vazhdojnë të zhurmojnë nëpër kokë. Përdorimi i ilaçeve për të fjetur gjumë nuk do t’ju ndihmojë. Ndaj, para se të flini fikni pajisjet elektronike dhe eliminoni konsumin e kafeinës apo alkolit. Relaksoni trurin para se të flini, duke lexuar një libër qetësues ose bëni një banjë të ngrohtë. Krijoni një rutinë duke fjetur në të njëjtin orar çdo ditë. Kjo e fundit do t’ju ndihmojë më tepër nga sa mendoni.

4. Provoni teknika meditimi

meditoni dhe largoni stresin

Foto: @el_savva via Twenty20

Çdo ditë, përpiquni të relaksoheni me një teknikë meditimi për të reduktuar stresin. Ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë me këtë gjë. Një teknikë shumë e thjeshtë është të përqendroheni tek një fjalë ose frazë që ka kuptim pozitiv.

Fjalë të tilla si “qetësi”, “dashuri” dhe “paqe” funksionojnë shumë mirë.
Përqendrohuni tek fjalë ose fraza të zgjedhura që ju ngrejnë humorin. Mos humbni përqëndrimin edhe atëhere kur mendja juaj endet pa drejtim.
Mos u shqetësoni nëse e keni të vështirë të relaksoheni që në fillim. Meditimi është një aftësi që mësohet dhe përvetësohet vetëm me praktikë.

5. Flisni me dikë

Kur flisni me dikë, qetësoheni dhe ndiheni më të dobishëm. Kjo sepse kur bisedoni shprehni atë që ju shqetëson dhe largoni mendimet që ju shkaktojnë stres. Stresi ndikon në gjykimin tuaj dhe ju pengon t’i shikoni gjërat qartë. Bisedoni me një koleg, me një mik ose me partnerin tuaj për tëndarë mendimet që po ju turbullojnë emocionalisht.

bisedoni me miqte tuaj

Foto: @vegasworld via Twenty20

6. Menaxhoni kohën tuaj

Ndodh shpesh të mbingarkoheni nga puna dhe angazhimet e shumta. Kjo lloj mbingarkese është një nga shkaktarët kryesorë të stresit. Pranoni se nuk mund të bëni gjithçka dhe filloni të menaxhoni kohën tuaj.
Listoni të gjitha gjërat që duhet të mbaroni dhe renditini ato sipas përparësisë. Në këtë mënyrë mund të organizoni ditën tuaj.Nëse keni detyra të vështira, ndajini ato në pjesë më të vogla dhe plotësojini gjatë ditës.
Gjithmonë punoni në mënyrë të atillë që të lehtësoni veten dhe menaxhoni objektivat tuaja. Rrjedhimisht reduktoni stresin dhe do filloni të ndiheni më mirë.

7. Mësoni si të thoni ‘Jo’

Një tjetër shkaktar i stresit është kur nuk dini të thoni jo edhe pse jeni shumë të ngarkuar. Kur merrni përgjegjësi shtesë, ezauroni veten dhe kjo ju shton stresin.

Mesoni Jo=ne

Foto: @shanti via Twenty20

Mësoni të thoni “Jo” për kërkesa shtesë ose të parëndësishme. Kjo është një aftësi që fitohet me kalimin e kohës. Shumica e njerëzve nuk thonë dot “Jo” sepse duan të ndihmojnë të tjerët edhe përtej aftësive të tyre.

Gjithsesi nëse e keni të zorshme të thoni “Jo”, mund ta bëni këtë gjë duke zgjedhur shprehje më me pak peshë, por që japin të njëjtën kuptim. Për shembull: “ Do të të ndihmoja me gjithë qef, por…”
Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, do ndiheni gradualisht më të qetë. Mos harroni, stresi është një nga shkaktarët kryesorë të atakeve kardiake dhe ka ndikime negative në cilësinë e jetës tuaj.