7 shenja që tregojnë se do të jesh një partner i shkëlqyer

nga Flogerta Driza

Cilat tipare e bëjnë dikë të jetë një partner i shkëlqyer? Kjo është një pyetje e vështirë për ti dhënë një përgjigje të prerë. Megjithatë, nuk do të thotë se nuk ekzistojnë tipare të karakterit që tregojnë se ti je në të vërtetë një partner i shkëlqyer.

Çdokush ia vlen të takohet të paktën një herë – derisa të provohet e kundërta, dmth.

Mirëpo, kur zemra juaj është thyer, ose keni qenë të pafat në dashuri, mund të jetë shumë e vështirë të kesh sërish besim tek të tjerët. Marrëdhëniet njerëzore mund të jenë gjëja më e ndërlikuar në botë për t’u kuptuar. Kur humbisni besimin jo vetëm tek të tjerët por edhe tek vetja ndoshta do mendoni se nuk ia vleni si person. Apo se ndoshta nuk jeni dini si të jeni një partner i mirë.

Kështu që këtu do t’ju sjellim dia mënyrat për të rritur besimin tuaj. Ja 7 shenja që tregojnë se do të jeni një partner i shkëlqyer:

1. Je i matur 

një partner i shkëlqyerJe një djalë i matur: Mbani mend gjëra të mëdha, datat e rëndësishme, rastet e veçanta. Por, gjithashtu bën “gjëra të vogla”, aktet të përditshme që sjellin të gjithë ndryshimin. Nuk mund të jesh gjithmonë i përkryer në shprehjen e ndjenjave të tua mirëpo kjo nuk të do të thotë se nuk interesohesh. Thjesht tregon se je i matur dhe kujdesesh që të shprehesh me takt apo në momentin e duhur për ato qëmendon apo ndjen.

2. Njeh vetveten

Nuk je perfekt – dhe ndonjëherë e kupton gabimin: Reagon ose flet në mënyra që edhe ty të befasojnë. Por, në përgjithësi, e di se çfarë i shkakton ato reagime. Ke kaluar mjaft kohë me veten për të kuptuar karakterin tënd. Di pikat e tua të forta, dobësitë dhe mbi të gjitha njeh veten. Njohja e këtyre gjërave do të thotë se do mund të komunikoni me partneren dhe t’i shpjegoni çfarë ju shqetëson apo jo.

3. Je emocionalisht i qëndrueshëm

Të gjithë kanë ditë të këqija, uljet dhe ngritjet e tyre. Mirëpo, ti nga ana tjetër je më i qëndrueshëm nga ana emociona dhe me gjendjen tuaj shpirtërore. Njerëzit e dinë (përafërsisht) se çfarë mund të presin nga ti. Dini si të shpreheni dhe i bëni të tjerët për të qeshur. Menaxhon mirë stresin dhe zgjidh problemet e tua në mënyrë racionale.

4. Je besnik dhe i besueshëm

cift i dashuruarNjerëzit mund të mbështeten tek ti. Je aty ku thua se do të jesh dhe mban fjalën që jep. Je i hapur dhe nuk ke asgjë për të fshehur. Je besnik në shoqëri, në punë dhe mbi të gjitha në një marrëdhënie.

5. Nuk e ke problem të kontriubosh në një lidhje

Ti nuk je nga ata që ndërton folenë e vet në divan dhe nuk luan vendit. Përkundrazi, nëse jeton me dikë, miq apo partnere kontriubon në mirëmbajtjen e ambientit ku jeton. Bën pjesën që të të takon dhe nuk ke turp të merresh me pazarin apo edhe punët e shtëpisë. Fundja pastërtia nuk është tipar gjinor, por është kulturë.

6. Ke miqtë dhe interesat e tua

Këto ndonjëherë bien kur je në një marrëdhënie të re – ose për shkak të kërkesave të përgjithshme të punës dhe jetës. Por, ti je i përkushtuar t’i mbash shoqëritë që ke. Marrëdhëniet shoqërore kërkojnë përkushtim ashtu si cdo marrëdhënie tjetër, dhe ti je gati të përkushtohesh. Kjo është shenjë e mirë sepse tregon se do shfaqësh të njëjtin përkushtim edhe në një marrëdhënie në cift.

7. Dini të ofroni mbështetje dhe siguri

Ti e di mirë se një marrëdhënie e shëndetshme duhet të japë siguri dhe qetësi për të dyja palët. është e domosdoshme që të dy njerëzit në një marrëdhënie të ndihen të sigurt, fizikisht, seksualisht dhe emocionalisht. Duke qënë se ke natyrë mbështetëse, ti e jep vetvetiu këtë siguri. E pranon dhe e mbron partneren tënde e mbi të gjitha e mbështet që ajo të ndihet sa më e sigurtë me ty.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓