7 tipet e miqve që duhet të keni në jetën tuaj

nga Flogerta Driza

A e dini se njerëzit pa miq kanë më shumë të ngjarë të vdesin më herët? Eshtë e vërtetë. Nëse nuk besoni, atëhere pyesni shkencën.
Mirëpo, për të jetuar një jetë të lumtur dhe të shëndetshme, nuk ju duhen pranë miq dosido. Ajo që ju duhet është një rreth i larmishëm karakteresh për të gjallëruar jetën tuaj. Ne po ju rendisim shkurtimisht 7 tipet e miqve që duhet të keni me patjetër në rrethin tuaj. 

  1. Miku i ngushtë dhe besnik

Miqëtë e ngushtë, ndonjëherë, janë e vetmja gjë që ju duhen në një moment të vështirë të jetës tuaj. Miku i ngushtë është i vetmi që të mbështet pa asnjë paragjykim. Quheni veten me fat nëse keni një, me të cilin mund të jeni vetvetja. Ama, dijeni se ky person do t’ju thojë gjithashtu të vërtetën, edhe kur nuk do doni ta dëgjoni.

  1. Një aventurier i patrembur

Rutina na mbërthen dhe ndodh që të harrojmë të jetojmë. Këtu vjen miku aventurier, i cili është i gatshëm të niset me ty në cilindo udhëtim të çmendur që të rrok mendja. Nuk duhet shumë filozofi me të, vetëm bëj gati pasaportën dhe nisu!
dua.com

  1. Një mik i mençur

Mençuria është e lindur, ndaj nëse nuk e ke do të të duhet pranë një mik i tillë. Këta persona do dinë t’ju udhëzojnë e t’ju japin këshillat e duhura. Plus, të qenit rreth një personi të tillë do të dëshironi të përmirësoheni çdo ditë. Idhulli yt mund të jetë edhe një mik, nuk ka përse të jetë vetëm një këngëtar apo aktor. 

  1. Miku nga një kulturë tjetër

Kjo mund të jetë një nga gjërat më të bukura që mund t’ju ndodhin. Kur njhni një kulturë tjetër nëpërmjet syve të dikujt, bota juaj do të zgjerohet. Të qenit në një miqësi ndër-kulturore ju lejon të eksploroni zakonet, vlerat dhe traditat jashtë kulturës suaj. Ndonjëherë, madje, mund të përshtatni mënyrat e tyre në jetën tuaj. 

  1. Kundërshtari juaj një mik i besuar.

Në vend që ta rrethoni veten vazhdimisht me njerëz të ngjashëm me ju, përpiquni të dilni nga zona juaj e rehatisë. Nëse miqësoheni me njerëz që kanë pikëpamje të kundërta me ju, aq më mirë. Pse? Sepse në këtë mënyrë nuk do jeni të shkëputur nga bota. Ata do t’ju hapin sytë drejt pikëpamjeve të tjera të botës dhe do të mësoni se jo të gjithë njerëzit e shohin botën si ju.

  1. Fqinji miqësor

Në ditët e sotme, shumë njerëz nuk i njohin fqinjët e tyre. Kjo është për të ardhur keq, sepse fqinjët janë të afërmit tuaj në rast nevoje. Nëse jeni me pushime dhe papritmas kujtoheni se keni harruar të mbyllni derën e përparme, mund të telefononi fqinjin tuaj të besueshëm dhe t’i kërkoni ta mbyllin ata për ju. Me pak fjalë, fqinji mund t’ju ndihmojë atëhere kur askush tjetër nuk mundet.

  1. Kolegu i punës miku i domosdoshëm.

A e dini se në një punë me kohë të plotë, kaloni të paktën 50% të ditës tuaj aty? Jo vetëm kaq, por një pjesë e mirë e rrugës për në punë e kaloni vetëm, edhe ajo është gjithashtu kohë e humbur.
Statistikat tregojnë se sa më i izoluar të jeni në punë, aq më të stresuar ndiheni. Kjo është arsyeja pse ka rëndësi që të krijoni një marëdhënie të mirë me kolegët tuaj të punës. Nuk ka pse të bëhet miku yt i ngushtë, mjafton që të dy të keni mundësi të kaloni pak kohë me njeri-tjetrin e pse jo edhe të ankoheni për punën. 
Këto ishin 7 tipet e miqve që duhet t’i keni me patjetër në jetën tuaj. Por, pse të ndaleni me kaq, mund të keni edhe më shumë, kjo është në dorën tuaj.