74% e shqiptarëve kanë dëshirë të investojnë në kripto valuta

nga Argjenda Selmani
Së shpejti do të lançojmë kripto valutën tonë të quajtur DUA – Bashkohu në Telegram për më shumë informacion.

Abonohu për të qënë i pari dhe për të rejat më fundit

Sipas rezultateve nga sondazhi kryer midis shqiptarëve që jetojnë në vendet e tyre të origjinës (Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në rajon) dhe në diasporë (kryesisht në Evropë), 74% e të anketuarve kanë shprehur dëshirë për të investuar në kripto valuta, nëse do të kishin mjaftueshëm informacion se si funksionojnë. Ndërkohë që vetëm 24% e njerzve të pyetur nuk kanë dëgjuar ndonjëherë mbi kripto valutat.

Në sondazhin e kryer nga dua.com përmes kanaleve digjitale, njerzve iu drejtuan 10 pyetje. Ky sondazh përmbledh të dhënat e mbledhura nga 1 055 shqiptarë të cilët jetojnë në vende të ndryshme dhe synon të kuptojë qasjen e komunitetit në kripto valuta dhe shërbimet e remitancave. Të dhënat e grumbulluara nga sondazhi mbeten totalisht anonim.

Nga të dhënat e mbledhura nga 1 055 persona, 83% janë meshkuj dhe 17% femra. Grupmosha më e përfaqësuar është nga 18 deri në 34 vjeç, me 69% të përgjigjeve. Sa i përket të dhënave të tjera demografike, 68% e të pyeturve zgjodhën Kosovën si vendin e tyre të origjinës. 57% e njerëzve janë pjesë e diasporës (kryesisht në Evropë), ndërsa pjesa tjetër jeton në vendet e tyre përkatëse të origjinës.

Ne u befasuam pozitivisht me përqindjen e lartë të njerzve të cilët kanë njohuri të përgjithshme ose kanë dëgjuar mbi kripto valutat. 29% e njerëzve ndjekin rregullisht tregun dhe kanë investuar ndërsa 47% e tyre kanë dëgjuar ose kanë një formë njohurie sipërfqasore mbi këto asete. Ndaj pyetjes – Ku keni dëgjuar mbi kripto valutat? – 71% janë përgjigjur me “Në Internet”.

Sa i përket pjesës së remitancave, ndaj pyetjes – A dërgoni para jashtë vendit dhe nëse po, cilën metodë përdorni? – 39% e njerzve zgjedhin të përdorin shërbimet tradicionale të transferimit të parave, 13% shërbimet bankare dhe 5% përdorin para fizike. 43% e të pyeturve nuk dërgojnë para. Kjo shpjegohet me shkallën e lartë të njerzve të cilët nuk janë pjesë e diasporës. Remitancat personale të dërguara nga diaspora janë shumë më të mëdha se paratë që dërgohen nga vendet e origjinës. Në lidhje me problematikat e dërgimit të parave, 41% e njerëzve nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale të industrisë së remitancave, duke deklaruar arsye si tarifa të larta dhe të fshehura – 22%; Radhë të gjata dhe vonesa – 8%; mungesa e alternativave të lira – 11%. Ndërsa 59% e të anketuarve nuk kanë hasur probleme gjatë dërgimit të parave. Kjo shpjegohet sërish me shkallën e lartë të njerzve që jetojnë jashtë vendit të tyre të origjinës.

Në përgjigje të problemeve me të cilat përballen këta njerëz kur dërgojnë para, ne vëzhguam disa rezultate vërtet interesante dhe befasuese. Kur pyetëm – A do të përdornit remitancat në formën e kripto valutave nëse ato do të ishin 90% më lira se shërbimet tradicionale? – pothuajse 50% u përgjigjën me “Po” dhe 37% me “Nuk jam i sigurt”. Vetëm 13% e tyre nuk do ta përdornin këtë formë remitancash.

Ekziston një nevojë e qartë për ndryshim në lidhje me mënyrën se si dërgohen remitancat tek familjet dhe miqtë tanë dhe me çfarë kostoje ndodh kjo gjë. Ne e kuptojmë këtë problem dhe për të ndërmarrë një ndryshim. Së shpejti do të lançojmë dua pay – një platformë remitancash dhe pagesash në formë kripto valutash e cila do t’i shërbejë nevojave të komunitetit.