8 rregullat moderne të takimeve për beqarët e sotëm

nga Flogerta Driza

Match.com publikoj rezultatet e një ankete që tregon që rregullat dhe shprehitë kanë ndryshuar. Edhe pse fusha e lojës në takimet mes çifteve është bërë një territor i paeksploruar, disa nga rregullat tradicionale janë ende të vlefshme.

“Ka shumë rëndësi që beqarët t’i dinë se rregullat e takimeve kanë ndryshuar,” ka thënë Whitney Casey, eksperte e mardhënieve për Match.com. Ky studim ka gjetur se sjelljet gjatë lidhjeve ndryshojnë drastikisht ndërmjet moshave të ndryshme.

Beqarët më të rinj në moshë janë të prirur të shtojnë shoqëri në Facebook. Të komunikojnë me mesazhe pas takimit të parë. Apo edhe të jenë evaziv rreth gadishmërisë nëse janë të interesuar për një takim të dytë. Ndërsa, beqarët më në moshë janë më të kujdesshëm kur vjen puna për daljet në kohën dixhitale.
Pas kësaj që u tha, më poshtë gjeni tetë rregullat e reja të takimeve që çdo beqar duhet të dijë për to.

1. Ai fton, ajo paguan

biseda

Foto: @TonyTheTigersSon via Twenty20

Një gjë “duhet bërë” tradicionalisht me vite që ende qëndron është se meshkujt supozohet të bëjnë hapin e parë. Sidoqoftë, Match.com gjeti se 41% e grave ofrohen të marrin çekun për të paguar në takimin e parë. A dëgjuat djema? Nëse na ftoni për darkë, ndoshta do ta paguajmë ne faturën. Tingëllon si situatë fito-fito për të dyja palët apo jo?

2. Krejt çfarë kërkohet janë 15 minuta

Për të vendosur nëse ju dhe partneri juaj keni kimi me njëri-tjetrin, ju duhen vetëm 15 minuta. 31% e burrave dhe grave pajtohen që 15 minuta nga takimi i parë është koha që u duhet për ta kuptuar nëse pëlqeheni. Brengoseni nëse partneri juaj i ardhshëm do t’ju pëlqejë? Mos e vrisni mendjen, sepse Match.com gjeti se vetëm 12% e beqarëve do të largohen para se nata të përfundojë.

3. Sinqeriteti është (ende) politika më e mirë

Nuk po kënaqeni gjatë kohës që jeni me të? Tregojiani. Anketa gjeti se 52% e beqarëve mendojnë se është më mirë që me edukatë t’i tregoni partnerit tuaj nëse nuk jeni të interesuar, dhe jemi mëse dakort me këtë. Kur nuk jeni i sinqertë as lidhja nuk ecën mirë. Mbani mend: sjellja ka shumë rëndësi.

4. Jo gjithçka që në takimin e parë

takim

Foto: @verakharlamovaphotography via Twenty20

Mos u dorëzoni, të paktën jo menjëherë pas takimit tuaj të parë. 80% e beqarëve pajtohen se nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale në takimin e parë. Të përmbaheni në takimin e parë shton misterin, dhe nëse partneri juaj mund t’i marrë të gjitha për një natë, atëherë motivohet më pak për t’ju telefonuar përsëri.

5. Është mëse normale që t’a ndiqni

Çështja e vetme është se “Kur”. 48% e grave u pëlqen të ndjekin partnerët pas takimit të parë brenda 24 orëve, ku gjithashtu edhe 68% e burrave u pëlqejnë të “luajnë mirë” dhe të zgjerojnë ndjekjen në pothuajse tre ditë pas takimit të parë.

6. Komunikimi klasik është më i miri

Në këtë kohë dixhitale, ekzistojnë me qindra mënyra si të nxisni një takim: mesazhet, e-mail, mesazhet e menjëhershme, etj. Por, anketa gjeti se 80% e beqarëve preferojnë të flasin në telefon, më tepër sesa të flasin me mesazhe.

7. Po, mund ta shtoni partnerin tuaj si mik/mike në Facebook

friends

Foto:@simonamartin via Twenty20

Ah, dilema e rrjeteve sociale që i mundon të gjithë beqarët. 21% e beqarëve të rinjë thanë se është normale t’ua dërgojnë ftesën partnerëve të tyre pas 2-3 takimesh. Përderisa 11% e beqarëve më në moshë presin derisa mardhënia të jetë eksklusive që ta ndërmarrin atë hap. Këto përqindje të ulëta nënkuptojnë se nuk duhet ta mbani gishtin tuaj tregues tek butoni “shtoje në miqësi” nëse jeni në fazën e hershme të dashurisë.

8. Kaloni kohë me shoqërinë tuaj

Nganjëherë shoqëria juaj përjeton një ndjenjë të keqe kur vjen fjala tek dashuria, por 50% e meshkujve dhe 35% e femrave do t’i njohin partnerët e tyre me shoqërinë brenda muajit të parë të lidhjes, pavarësisht se cilës moshë i takojnë ata.