8 Tradita Romantike të Vitit të Ri për Çiftet e Dashuruara

nga Flogerta Driza

Sot sjellim 8 tradita romantike të Vitit të Ri! Për disa, Nata e Vitit të Ri është klasikisht e mbushur me veshje shkëlqyese, shampanjë dhe konfeti. Por për të tjerët, kalohet një mbrëmje e qetë në familje. Sido që të jetë, është një festë që mund të jetë plot traditë dhe një mundësi e shkëlqyer për të krijuar romancë si çift.

Nëse jeni duke kërkuar për tradita tipike të Vitit të Ri për ju dhe partnerin tuaj, atëhere lexoni këtë artikull. Ju kemi sjellë 8 tradita romantike të Vitit të Ri për çiftet që me siguri duan dicka ndryshe.

1. Puthje në mesnatë

tradita romantike

Po, kjo është një klishe e vjetër, por habietmi vazhdimisht me numrin e çifteve që nuk puthen në goditjen e mesnatës. Ne themi, lër gjithçka dhe puthu. Më supersticiozët mes nesh betohen se bashkimi i buzëve ndërsa vjen viti i ri do të thotë më shumë dashuri në 12 muajt e ardhshëm. Në fund të fundit, doni të filloni vitin duke qenë pranë personit më të afërt me ju apo jo? Kjo është tradita romantike më e bukur sipas nesh.

2. Vallëzoni me njëri-tjetrin

Edhe kjo është një klishe e modës së vjetër, por është tradicionale që gjatë mesnatës të vendosni një muzikë romantike e të kërceni.  Pse të mos vallëzosh me dashurinë e jetës tënde (natyrisht pas puthjes). Pavarësisht nëse jeni në një parti apo në shtëpi me pizhamet tuaja, vendosni këtë këngë tradicionale dhe thjesht shijoni momentin duke kërcyer në krahët e njëri-tjetrit.

3. Bëni një kapsulë kohe

tradita romantike

Keni dëgjuar për kapsulat e kohës: Koleksione sendesh kuptimplota nga një periudhë e jetës suaj të paketuara në një kallaj ose kuti dhe të varrosura në tokë për tu zbuluar në një datë të mëvonshme. Në prag të Vitit të Ri, bëni një kapsulë kohe me partnerin tuaj që përkujton të gjitha rastet e veçanta që keni ndarë gjatë gjithë vitit. Ky është një aktivitet i shkëlqyer sepse me të vërtetë stimulon kujtesën dhe mendimet tuaja në lidhje me marrëdhënien tuaj gjatë vitit të kaluar. Pse të mos e filloni traditën këtë vit?

4. Planifikoni një arratisje jashtë qytetit tuaj

Jeta shpesh bëhet e vrullshme, dhe ndonjëherë gjëja që dëshironi më shumë se gjithçka është të kaloni kohë cilësore me partnerin tuaj. Planifikimi i një largimi, edhe nëse është vetëm për një natë, është një nga ato traditat e Vitit të Ri për çiftet që ia vlen të bëhet. Nuk duhet të jetë ndonjë largim kushedi i madh. Mjafton marrja me qira e një vend në Airbnb në një qytet afër dhe kaloni atje një natë. Çështja është vetëm të largoheni dhe të shijoni njëri-tjetrin ndërsa mbyllni vitin dhe mirëpresni vitin e ri.

tradita romantike

5. Hani rrush për fat të mirë

Në Spanjë, është traditë të hani 12 kokrra rrushi sapo mbërrin mesnata për t’i sjellë prosperitet vitit të ri. Ndizni një zjarr, mbushni gota me pak verë dhe bëni një pjatë të shijshme djathi për ta gllabëruar sapo të vijë mesnata. Kush e di, ndoshta do t’ju sjellë fat shtesë në vitin e ri.

6. Rikrijoni takimin tuaj të parë

Takimi i parë duhet të ketë qenë magjike për një arsye, apo jo? Mbi të gjitha, kjo ju solli të dyve aty ku jeni tani. Pse të mos e rijetoni magjinë dhe fluturat në stomak që nisi gjithcka mes jush? Shkoni në të njëjtin restorant ose teatër, madje përfshinini elementë të tillë si një vakt ose një shishe verë që keni ndarë së bashku për të rikrijuar diçka të ngjashme në shtëpi.

7. Shikoni një film romantik

Ky është një tjetër nga traditat romantike më të preferuara të Vitit të Ri për çiftet. Merrni pizhamet tuaja më komode dhe përqafohuni për të parë një film romantik për Vitin e Ri. Ka pafund filma që janë me temën e Krishtlindjeve apo Vitit të Ri dhe do ta shijoni pafund. Mos harroni kokoshkat!

8. Merni një kafshë shtëpiake

Nëse keni dashur një kafshë shtëpiake, filloni vitin e ri me një përkushtim ndaj një qeni ose një mace në nevojë. Vizitoni strehën tuaj lokale, një program kujdestar ose një objekt shpëtimi dhe filloni të kërkoni. Filloni vitin me një pjestar të ri të mrekullueshëm në familjen tuaj. Sigurisht, sigurohuni që të mendoni gjerë e gjatë se si do të jetë jeta me një kafshë të re. Ky nuk është një vendim për t’u marrë në mënyrë impulsive, por duhet të jeni gati të përkujdeseni për mikun tuaj prej pellushi.