9 këshilla për të filluar një lidhje të shëndoshë online

nga Flogerta Driza

Kur flasim për njohjet online shumë pak mund të përfundojnë në një lidhje të shëndoshë. Megjithatë, ashtu si njohjet përball me të tjerët, edhe njohjet online mund të rezultojnë të suksesshme.

Për këtë arsye, në këtë artikull do t’ju sjellim 9 këshilla të vlefshme. Sigurisht, këto janë thjesht sugjerime, ndaj ngelet në dorën tuaj për t’i vlerësuar si këshillat e duhura ose jo.

Ne ju kemi sjellë disa këshilla se si të keni një lidhje të shëndoshë online.

lidhje online

  1. Shkruani në mënyrë të qartë duke u siguruar që mesazhi juaj të mos keqinterpretohet.
  2. Përdorini si duhet emojit, por mos e teproni ato. Nëse filloni duke përdorur tre zemrat partneri juaj menjëherë mund të keqinterpretojë.
  3. Mos u zemëroni kur partneri juaj nuk ju kthen menjëheret mesazhet. Të dy “keni një jetë” personale jashtë lidhjes suaj! Mësoni të prisni.
  4. Mos e merrni personalisht nëse përgjigjja e tyre ju lëndon. Në fillim gjithmonë kontrolloni se a e keni kuptuar se çfarë ka menduar personi tjetër, sepse mund ta keni keqkuptuar tërësisht.
  5. Jini pozitiv në bisedë– nëse keni ndonjë problem, në vend që të ankoheni duhet të flisni për një zgjidhje të mundshme.
  6. Shpenzoni kohë duke “dëgjuar” e duke bërë pyetje, dhe duke treguar interest në personin tjetër. Kjo gjë është shumë më mirë sesa të “flisni” gjithë kohën për veten.
  7. Shmangni thashethëmet në çdo mënyrë. Partneri juaj online do përfundoj tç mendoj se noshta ju bisedoni me shumë të tjerë në të njejtën kohë.
  8. Mos u bëni “mbretëresha e dramës” duke u munduar të tërhiqni vëmendjen vetëm e vetëm për të marrë simpati.
  9. Mos u mbështetni tek lidhjet online vetem sa për të plotësuar nevojat tuaja emocionale. Mos harroni që nga ana tjetër po flisni me një njeri me emocione e ndjenja po ashtu si ju.
dua Marketplace banner