9 tiparet e tipave ‘cool’ ose interesantë

nga Flogerta Driza

“Ji vetvetja, gjithë të tjerët janë të zënë. ” – Oscar Wilde

Njerëzit duan të jenë sa më ‘cool’ dhe interesantë. Psikologët shprehen shpesh se shpesh pacientët e tyre dëshirojnë të jenë më ‘’cool’’. Por, ka të bëjë më pak me atë që veshin ose bëjnë – dhe më shumë me atë që ndiejnë. 

Pra, cilat janë tipare e njerëzve që i bën ata të jenë apo duken ‘cool’?

1. Përshtaten lehtë

coolJanë tipa të adaptueshëm. Nuk ngecin edhe kur rrethanat ndryshojnë por përhstaten lehtë. Nuk kanë nevojë ta dinë saktësisht se çfarë po ndodh që të ndihen mirë. Janë në gjendje ta kthejnë pasigurinë në mundësi – madje edhe argëtim.

2. I pëlqejnë njerëzit por nuk kanë nevojë për ta

Tipat ‘cool’ i pëlqejnë njerëzit – shumë dhe janë vërtet të interesuar për ta. Bëjnë pyetje të mira dhe përcjellin interesin e tyre tek të tjerët. Dinë tu thonë po ftesave shoqërore – por dinë gjithashtu kur të thonë jo. Me pak fjalë, janë njerëz që e shijojnë shoqërinë e njerëzve, por dinë të shijojnë edhe vetminë e tyre.

3. Veshja e tyre përputhet me personalitetin e tyre

Duket sikur ata nuk mundohen kurrë të vishen për të rënë në sy, e megjithatë veshja u pasqyron karakterin. Cilido qoftë rasti, rrobat dhe pamja e tyre e përgjithshme përcjellin diçka për personalitetin e tyre dhe duket se janë rehat nën lëkurën e tyre.

4. Nuk i marrin kritikat personalisht

femratNuk i marrin gjërat personalisht, sepse e kuptojnë që mendimet e njerëzve të tjerë nuk kanë të bëjnë me ta. E dinë se këto mendime janë një reflektim i historisë, përvojave dhe besimeve të këtij personi. Që do të thotë se ata nuk qeverisen nga kritikat dhe opinionet e të tjerëve.

5. Jetojnë në të tashmen pa u stresuar shumë për të ardhmen

Personat ‘cool’ e dinë se e kaluara ka formësuar jetën e tyre dhe ata marrin njohuri prej saj. Megjithatë, nuk pranojnë të kapen pas saj. Nuk lejojnë që e kaluara e tyre të të diktojë të ardhmen e tyre.

Kanë plane, shpresa dhe ëndrra, por nuk janë aq të ngulitur në to sa që të mos shijojnë të tashmen dhe momentin.

6. Vetë-rregullojnë – gjithçka

Ushqimi, alkooli, ushtrimet, puna, emocionet – çfarëdo që të jetë, ata dinë të kënaqen ose të shprehen. Kur është mjaftueshëm, dinë të ndalin e të drejtohen për në shtëpi.

7. Janë kureshtarë

kureshtareNjerëzit ‘cool’ janë kureshtarë për gjithçka. Duan të mësojnë. Prandaj do t’i gjeni shpesh duke gjurmuar mundësi të reja për ta bërë këtë.

8. Nuk do t’ju gjykojnë.

Përkundrazi do t’ju ndihmojnë nëse keni nevojë për ta dhe do t’ju këshillojnë nëse e kërkoni. Ama, nuk do të imponojnë asnjëherë mendimet e tyre tek ju. Nuk do t’ju gjykojnë dhe do të pranojnë se keni vet përgjegjësi për jetën tuaj. Ashtu siç kanë ata për të tyret.

9. Gjejnë kënaqësi në gjëra të vogla

Qeshin lehtë dhe shpesh, por dinë të jenë seriozë kur është e nevojshme. Shpesh, kanë një lehtësi shpirtërore që i karakterizon dhe influencon të tjerët.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓