A do ta sjellë kjo verë Diasporën në Kosovë?

nga Argjenda Selmani

Gjatë tre muajve të verës çdo qytet kosovar mirëpret bashkëatdhetarë nga Diaspora. Familje shqiptare nga shtete të ndryshme nga Europa, ShBA-ja e kudo tjetër, kthehen për pushime në atdhe. Mirëpo a do të jetë kështu edhe sivjet?

Si po ndihen mërgimtarët këto ditë kur shkaku i koronavirusit të gjithë kujfitë ajror dhe tokësor po mbyllen? Çfarë po sillet në mendjen e tyre tani kur vizita tek familarët në Kosovë po vihet në pikëpyetje?

Këto pyetje ja u kemi shtruar miqve tanë nga Diaspora që na ndjekin në rrjetin social Twitter. Ja se çfarë thonë disa prej tyre!

‘Nëse të gjitha rrugët mbyllen atëherë do të jem i detyruar të mos vijë’

AirplaneAgimi ka miguar në Suedi në vitin 1992 dhe jeton në Karlshamn. Ky është një qytet  bregdetar në jug të Suedisë. Prejardhjen e ka nga Drenica kurse ka lindur në Fushë Kosovë në vitin 1964. Për dua.com Agimi ka thënë se ka plan të vijë në Kosovë gjatë verës. Si zakonisht, planifikon të qëndrojë në banesën e tij në Prishtinë.
Agimi thotë se nuk do të vinte vetëm në rast se infektohet me koronavirus.
“Gjendja aktuale fare nuk më bën të mendoj se a do të vijë apo jo. Nëse të gjitha rrugët mbyllen atëherë do të jem i detyruar të mos vijë”, thotë Agimi.  Tutje ai shton se jeton me shpresën se një ditë do kthehet në Kosovë. “Nëse rrethanat aktuale ma bëjnë të pamundur të vizitoj atdheun këtë vit unë nuk do të ndikohem për vizita në të ardhmen”, përfundon kështu ai.

Mosardhja do t’i dëmtojë mërgimtarët emocionalisht e Kosovën ekonomikisht 

waiting in airportSulejman Çelaj nga Gjakova jeton në New York të SHBA-ve. Për dua.com thotë se e ka plan të vijë në Kosovë.  “Kam menduar të vijë por shpresoj se deri në verë do të normalizohet jeta”, thotë Sulejmani. Tutje ai shton se nëse Diaspora nuk vije në Kosovë këtë verë tek mërgimtarët kjo do të ndikojë shumë  keq emocionalisht.  Për aryse se janë mësuar të vijnë shpesh.
Kurse ai thekson se Kosovës kjo do t’i ndikonte shumë financiarisht. 
Njësoj mendon për çështjen ekonomike edhe emocionale sa i përket vizitave nga Diaspora edhe dikush tjetër.

Zeliha Prekadini-Haxhifazliu nga Prizreni, e cila jeton në Liverpool të Mbretërisë së Bashkuar nga viti 1996 thotë të njëjtën gjë.  Megjithatë ajo planfikon të vijë këtë vit. “Biletat për të ardhur këtë verë i kemi rezervuar. Shpresojmë që deri në fund të korrikut të qetësohet gjendja”, thotë ajo. Tutje Zelihaja thekson se në rrethana normale preferojnë të vijnë një ose dy herë në vit në Kosovë.

Në këtë blog u fokusuam tek pikëpamjet e disa prej mërgimtarëve që kanë lënë Kosovën rreth 30 vite më parë. Në blogun e rradhës do të ju sjellim pikpamjet e një gjenerate më të re të mërgimtarëve.