A duhet të jemi të sinqertë në dashuri

nga Flogerta Driza

A duhet të jemi të sinqertë në dashuri? “Për sa kohë nuk dini asgjë, nuk keni për të vuajtur.”

Sinqeriteti

Fjala vjen nga latinishtja, sincèrus, e përbërë nga sin (pa) dhe cèra (dyll). Rrjedh nga një praktikë e skulptorëve antikë, të cilët kur gabuan skalitjen e një statuje, e rregulluan me dyll për të mbuluar gabimet … një statujë e vërtetë, e përsosur quhej e sinqertë nëse ishte pa dyll. 

Sa dyll vendosim ne sot në marrëdhëniet tona të dashurisë?

Sa mundohemi të mbulojmë defekte e probleme që nuk ka dyll që i mban sëbashku? A duhet të jemi të sinqertë në dashuri? Sinqeriteti është padyshim një vlerë në shoqërinë e sotme. Por, si mund të përdoret sinqeriteti si vlerë në jetën e përditshme pa u kthyer në idealin pas të cilit fshihen dobësitë tona?

sinqertë në dashuri

Një marrëdhënie dashurie mes dy personave është e sinqertë, por jo gjithmonë ndodh kështu. Marrëdhënia e bazuar në respekt dhe besim duhet të jetë e sinqertë.

Sinqeriteti duhet të jetë i ndërsjellë. Një marrëdhënie e bazuar në këto supozime është pa diskutim një marrëdhënie vlerash që pasuron të dy partnerët.

Por, jo gjithmonë dim si ta themi të vërtetën. Shpesh e përziejmë atë me gjysmë të vërteta për ta bërë gënjeshtrën më të besueshme ose sepse ndihemi në faj dhe besojmë se bëjmë më pak dëme po eliminuan disa hollësira. Një parametër i dobishëm për të kuptuar se si, kur dhe pse duhet të jemi të sinqertë? A do të na pëlqente nëse partnerja apo partneri ynë do të na i thoshnin gjërat siç i themi ne?

A do të dëshironim të trajtoheshim në të njëjtën mënyrë siç po sillemi me personin tjetër?

Kur vendosni veten në vëndin e tjetrit mund t’ju ndihmoj të kuptoni nëse jeni duke bërë mirë apo jo. Edhe pse jemi të ndryshëm, kjo praktikë mund t’na ndihmoj të kuptojmë se si ndihet tjetri nëse e gënjejmë.

Për të qenë i sinqertë duhet shumë guxim. Shumë herë, të thuash të vërtetën është zgjidhja më e vështirë, por edhe më e drejta. Madje, kërkon shumë guxim për të qenë i tillë. Në të njëjtën kohë, megjithatë, sinqeriteti rrezikon të bëhet një pretekst për të hequr peshën e gabimeve tona.

Pra, jo gjithmonë sinqeriteti përmirëson një lidhje, madje mund të sjell konflikt pas konflikti e ndonjëherë kthehet në egoizëm. Në atë moment, sinqeriteti u shërben më shumë atyre që përpiqen të tregojnë të vërtetën e të lehtësojnë ndërgjegjien e tyre, duke dëmtuar kështu partnerin.

E vërteta ka kosto po aq sa gënjeshtra

Duhet theksuar se, referuar edhe kuptimit që rrjedh nga latinishtja: Një skulpturë antike pa dyll dhe perfekte do të ketë qenë shumë e rrallë. Ndoshta, e njëjta gjë vlen edhe për marrëdhëniet midis qenieve njerëzore…