A e dëmton teknologjia dashurinë – gjuhët themelore të dashurisë!

nga Flogerta Driza

A e dëmton teknologjia dashurinë apo e ka ndryshuar mënyrën se si përjetojmë atë, intimitetin dhe lidhjen? Sot më shpesh shkruajmë mesazhe sesa flasim. Flasim në kamër në vend që të takohemi ballë për ballë, apo përdorim emoji në vend që të artikulojmë ndjenjat tona. Çfarë ndikimi ka kjo gjë në marrëdhëniet tona?

Sipas këshilltarit për marrëdhëniet njerëzore, Gary Chapman, ekzistojnë 5 gjuhë themelore të dashurisë – fjalë pohimi, aktet e shërbimit, dhuratat, përkushtimi në kohë dhe prekja fizike. Individët japin dhe shprehin dashurinë në të njëjtën mënyrë se si do të donin ta merrnin. Komunikimi është thelbësor, e megjithatë është bërë edhe më i komplikuar tani në epokën moderne.

Le të shpjegojmë më pak fjalë 5 gjuhët themelore të dashurisë:

Fjalë pohimi

bisedoniNëse gjuha kryesore e dashurisë së partnerit tuaj janë fjalë pohimi, atëhere fjalët e dashurisë, lavdërimi ose vlerësimi janë ato që lën gjurmë tek ai. Kur i dërgoni një mesazh partnerit tënd gjatë ditës, pyete dhe poho ndjenjat që ke për të. Ndoshta ke kohë, megjithatë ai mesazh do t’ju marrë maksimumi 30 sekonda për t’u shkruar. Po aq kohë do t’ju marrë edhe një telefonatë.

Sido që të jetë, gjithkush duhet ta gjejë kohën për dashurinë. Për ata që e kanë të vështirë shprehjen e emocioneve me mesazhe, atëhere prisni momentin kur ndodheni ballë për ballë. Bëni shkëmbim verbal dhe fizik, me prekje e stimulues të ngjashëm. Ndjenja të tilla as një telefonatë apo mesazh nuk jua përcjell dot.

Aktet dhe veprimet

Nëse gjuha kryesore e dashurisë së partnerit tuaj ka të bëjë me veprime dhe akte si shenja dashurie, atëhere ato janë simbol i marëdhënies tuaj. Nëse kjo është gjuha kryesore e dashurisë e partnerit tuaj, veprimet flasin më shumë se fjalët. Kur i gatuani darkën partnerit tuaj, i pastroni rrobat, i bëni një masazh, palosni rrobat, dhe kujdeseni për të kur është sëmurë – këto lloj shërbimesh rrezatojnë dashuri.

gjuhet e dashuriseKëto veprime janë lehtësuar me teknologjinë. Sa më shpejtë të kryhen këto veprime aq më shumë kohë do të keni për partnerin. Do t’i shërbeni kështu edhe anës së tij emocionale. Në këtë rast mund të themi se teknologjia ka ndihmuar.

Marrja dhe dhënia e dhuratave

Nëse gjuha primare e dashurisë për partnerin tënd është dhenia apo marrja e dhuratave, atëhere këto elemente mund të shërbejnë si shprehi afeksioni. Dhënia e dhuratave është universale. Që partneri juaj të ndjehet i dashuruar mund t’i jepni ose t’i kërkoni dhuratë.

Përkujtimi i ditëlindjeve, festave dhe përvjetorëve me një dhuratë do ta bëjë partnerin tuaj të ndjehet i veçantë. A e ka ndihmuar këtu teknologjia dashurinë? Mund të themi se po, pasi e ka bërë më të lehtë gjetjen e kësaj gjuhe të përbashkët.
Blerjet në internet ju lejojnë qasje në dyqane nëtë gjithë botës. Gjigandët e internetit si Amazon dhe Etsy mund t’ju ndihmojnë të gjeni dhuratën e përsosur për t’iu përshtatur shijes unike të partnerit tuaj.

Kohë cilësore

Nëse gjuha e dashurisë së partnerit tuaj është koha dhe përkushtimi, atëherë vëmendja më e madhe ka të bëjë me përkushtimin që tregoni ndaj tij. Duhet të mësoni se si t’i ​​jepni partnerit vëmendjen tuaj të pandërprerë dhe si të lidheni ngushtë me të. Kjo është ajo që do ta bëjë të ndihet i dashur. Sa shpesh shkruani në tryezën e darkës? A keni tendencë ta përdorni laptopin tuaj edhe në shtrat? Sa herë kontrolloni Twitter, Facebook, Instagram kur mund të kaloni kohë me partnerin.

Është e vështirë të qëndrosh prezent dhe të lidhesh me partnerin tënd kur je i mërzitur me çfarëdolloj gjëje që të del në ekranin tënd. A mund te themi se e dëmton teknologjia dashurinë në këtë rast? Po, këtu teknologjia nuk ka ndikim pozitiv, sepse merr kohë të çmuar nga ju dhe partneri juaj. Pra, shkëputuni prej saj të paktën një orë para se të flini, ose largoheni telefonin nga dhoma e gjumit. Gjeni një kohë për të gjitha, por koha e partnerit i përket atij.

Prekja fizike

Në rast se prekja fizike është gjuha e dashurisë së partnerit tuaj, atëhere kjo prekje komunikon dashurinë e thellë. Përfitimet e prekjes njerëzore janë të dokumentuara mirë. Është treguar se prekja zvogëlon dhimbjen, ul presionin e gjakut, forcon funksionin pulmonar dhe madje përmirëson funksionin imunitar. Por për një individ, gjuha e tij e dashurisë është prekja fizike, pra është shprehja përfundimtare e dashurisë.

Pavarësisht nëse është një shtrëngim i dorës, një përqafim i ngushtë apo edhe një përvojë intime në dhomë gjumi, akti i prekjes së partnerit tuaj është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Këtu teknologjia dështon plotësisht, sepse nuk mund ta zvendësoj kurrë këtë ndjesi. Por në të njëjtën kohë ka ulur përqëndrimin tonë për t’u fokusuar më tepër në momentin e prekjes.