A ekziston marrëdhënia e përsosur sipas shkencës?

nga Flogerta Driza

Shumë njerëz pyesin veten a ekziston marrëdhënia e përsosur? Kjo sepse vuajnë për shkak të marëdhënieve të dobëta, irritohen dhe ndihen vetëm. Disa çifte duket se kanë gjetur sekretin e lumturisë në marrëdhënien e tyre.

Mbi të gjitha e bëjnë njëri-tjetrin të ndihen mirë. Por si? Dashuria është një nevojë themelore për njeriun. Ajo që ne kërkojmë është lidhja autentike. Cilësia e marrëdhënieve tona përcakton cilësinë e jetës sonë.

Raporti magjik

couple

Sipas Dr.John Gottman marrëdhënia e përsosur ekziston dhe ka një formulë të vërtetuar shkencore.
Ai na tregon se ç’të përbashkët kanë çiftet e suksesshme!
Për ta vërtetuar u krye një studim i thjeshtë.
Ekipi i hulumtimit i kërkoi çdo çifti të zgjidhte një nga problemet e marrëdhënieve të tyre brenda 15 minuta. Pastaj, vëzhguan se çfarë ndodhi.
Përgjigjja për suksesin në një marrëdhënie ishte shumë thjeshtë. Ekipi numëroi ndërveprimet pozitive dhe negative gjatë bisedës. 

Tek çiftet e lumtura për një ndërveprim negativ gjatë një konflikti kishte të paktën 5 ndërveprime pozitive. 

Gottman shkruan: “Kur partnerët flasin për diçka të rëndësishme, ata diskutojnë, por gjithashtu qeshin dhe ngacmojnë njëri-tjetrin dhe ka shenja dashurie sepse ata kanë bërë një lidhje emocionale.” Çiftet e pakënaqur nuk mund të zgjidhnin konfliktet e tyre pa u ndier të zhgënjyer nga njëri-tjetri, madje negativiteti i tyre përshkallëzohej. Ndaj, në vënd që ta zgjidhnin problemin e lan fare. 

Përkufizoni Negativitetin

marrëdhënia e përsosur

“Shkëmbimet negative përbëjnë një tjetër problem që shtyn çiftet drejt divorcit”, shprehet Gottman. Më interesante ishte fakti se zemërimi nuk ishte faktor përcaktues i dështimit të marrëdhënieve. Është normale të zemërohesh gjatë një grindjeje.  Por, kur çifti përmbush katër përbërësit e zemërimit, fillon të shohi probleme serioze në marrëdhënie. 

Çiftet e suksesshme luftojnë për ta rregulluar mrëdhënien e tyre. Ata që ishin të suksesshëm shfaqën raportin 5:1 të ndërveprimeve pozitive dhe negative gjatë një mosmarrëveshjeje. Shfaqin ndjeshmëri dhe mirësi ndaj njëri-tjetrit.
Çiftet që janë të lumtur me njëri-tjetrin kalojnë këto faza gjatë një zënke:

Dashuria 

marrëveshje

Mund të jetë verbale ose fizike por është 100% e domosdoshëm. Një përqafim, një prekje në krah, mbajtje duarsh etj. Ndjenja e romancës në një lidhje të afron.

Falja 

Një çift i lumtur mund të mos jetë gjithmonë dakord, por përpiqen të kuptojnë njëri-tjetrin. Empatia për tjetrin ju mban të lidhur. Aftësia për të kërkuar falje shpejt dhe lehtësisht bën që të  lulëzojë një ndjenjë e qetë e lumturisë.

Kurioziteti 

bisedimet

Sidomos gjatë një zënke, çiftet e suksesshme janë kuriozë për perspektivën e partnerit të tyre. Pse ndihesh kështu? Kontakti i angazhuar është thelbësor. Duke treguar kujdes dhe duke dëgjuar vërtetë këndvështrimin e partnerit krijon një moment lidhjeje, madje edhe gjatë një konflikti.

Lidhja 

Një çift që zihet përqendrohet në negativitet. Mirëpo, tek çiftet e suksesshme, konflikti kthehet në burim marrëveshjeje.  Çiftet e marrin me sportivitet situatën duke krijuar madje shaka me njëri-tjetrin. Këto shaka private pastaj kthehen në një kod sekret, i cili i shtensionon shumë situata. Një ndjenjë e përbashkët argëtimi forcon lidhjen e tyre.

Pra, mesa duket shkenca dakordohet se marrëdhëniet e përsosura ekzistojnë.  Kjo shpresë pozitive duhet t’ju shtyj të investoni në lidhjet që krijoni me të tjerët!

dua Marketplace banner