A është e vërtetë dashuria online – ja ç’thotë shkenca!

nga Flogerta Driza

Nëse nuk keni provuar kurrë të kërkoni një partner në internet, nëse mendoni se dashuria online është thjesht një gënjeshtër, mendohuni edhe njëherë. Ata që kërkojnë dashuri në internet, shpesh druhen dhe kanë turp të jenë të drejtpërdrejtë. Megjithatë, një studim tregon se gjetja e shpirtit binjak online është mëse e mundur.

Një studim i kërkuar nga faqja për Zemrat e Vetmuara dhe Harmony dhe botuar në revistën shkencore Proceedings of the National Academy Sciences zbuloi se 35% e të anketuarve kishin takuar partnerin e tyre në internet dhe se vetëm 6% e çifteve të lindura në internet ishin ndarë.

Pra, dashuria që gjendet online qënka e vërtetë?!

date

Foto: @vesnoi_ via Twenty20

Shkenca thotë se po! Hulumtimi nënvizon gjithashtu se dashuria online është edhe më e lumtur se ato dashuri që kanë në jetën reale. Sipas profesorit John Cacioppo, studiues në Universitetin e Chikagos, shpjegohet shumë lehtë arsyeja e suksesit të çifteve të lindur nga aplikacionet e takimeve online.

Beqarët që regjistrohen në website si Meetic janë më të vendosur për të investuar në një lidhje. Për më tepër, gjetja e një partneri midis profileve të shumta ju lejon të jeni më selektiv. Ndërkohë, tani ekzistojnë dhjetëra miliona përdorues të aplikacioneve për takime në internet, të cilat gjenerojnë një qarkullim prej dy miliardë dollarësh në vit. Në vitin 2007 arriti shumën e 900 milion dollarëve.

Aplikacionet e suksesshme të takimeve online nëpër botë

Sipas një studimi të OkCupid, një tjetër aplikacion për të kërkuar dashurinë online, tregon se edhe në botën virtuale ekzistojnë disa rregulla të rëndësishme të mirësjelljes. Për shembull, nuk i takon gjithmonë mashkullit të marrë hapin e parë dixhital. Mesazhi i dërguar nga një femër e shtyn mashkullin të përgjigjet më pozitivisht.

Prandaj, ekziston një aplikacion i bërë qëllimisht për këtë arsye: Bumble. 7 milion përdorues të regjistruar mund t’i shkruajnë njëri-tjetrit nëse kanë shprehur një preferencë të ndërsjelltë, por vetëm ajo mund ta bëj hapin e parë.

Aplikacioni dedikuar shqiptarëve për takime online dua.com 

dashuria onlineNdërsa, në aplikacionin e dua.com, që tashmë ështëbërë pjesë e përditshmërisë suaj, qëkurse u lansua në versionin e vet Beta. Madje shumë shpejt, në fillim të qershorit më saktësisht, do hidhet në treg versioni zyrtar i këtij aplikacioni të shumëpritur.

Shqiptarët janë persona të cilët parapëlqejnë partnerë të kombësisë së tyre më tepër se ata të kombësive tëtjera. Për këtë gjë dua.com ka menduar më me kujdes për rregullat dhe filtrat specifikë që do të aplikohen në takimet online. Jemi të bindur se kanë për të lindur shumë lidhje të suskesshme dhe dashuri të vërteta në aplikacionin e dua.com

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓