A është më e rëndësishme lumturia juaj apo e partnerit?

nga Argjenda Selmani

Pyetja se lumturia e kujt është më e rëndësishme mund të tingëllojë e vështirë. Kur është hera e fundit që keni menduar se si mund ta bëni partnerin tuaj edhe më të lumtur? Mirëpo krahas kësaj, mendoni se kur ka qenë hera e fundit që ju keni ndierë lumturi.
Në rrethana normale ndoshta shumica e të dashuruarve do të deklarojnë se lumturia e partnerit të tyre është më e rëndësishme. Mirëpo kjo
çështje nuk është kaq bardh e zi! Ne kemi një mendim pak më ndryshe..

Rëndësi ka lumturia e përbashkët

Happy couple

Foto: Halayalex

Në parim kjo është një gjë e thjeshtë.
E rëndësishme ështe që lumturia në
çift të jetë e dy anshme.  Pra, nëse ndonjë sakrificë brenda çiftit i shkakton lumturi njërit por krejtësisht të kundëtën tjetrit, kjo nuk është në rregull. Në këto raste ju duhet të reflektoni. Duhet t’i caktoni një kufi vetës se deri ku sakrifikoni.  Lumturia juaj nuk duhet të sakrifikohet në asnjë rast. Pra, kur jeni në një lidhje dashurie apo martesore, lumturia duhet të shihet si gjë e përbashkët. Për arsyen e thjeshtë sepse kur e ndani jetën bashkë duhet të bëni edhe shumë kompromise bashkë.
Të dy duhet të punoni baras për të ndërtuar një lumturi të përbashkët. Si një kështjellë prej rëre, me të cilën duhet të jeni shumë delikatë.

Lumturia personale është përgjegjësi personale

Rëndësi ka lumturia e përbashkëtDuhet të bëhemi të sinqertë me vetën. Duhet ra kuptojmë se askush më mirë se ne vet nuk e di se cfarë na bën të lumtur. Për këtë arsye askush më mirë se ne nuk mund ta dijë se si lumturohemi. Padyshim se është e rëndësishme të të kemi dikë qe na përkushton.
Dikë që më dashurinë dhe kujdesin e tij ndaj nesh na lumturon. Të gjithë e vlerësojmë këtë gjë. Mirëpo lumturia dhe mirëqenia jonë është totalisht në dorën tonë. Ne duhet të punojmë të bëhemi versioni më i mirë i vetës. Ne vet duhet të përkushtohemi e ta lumturojmë vetën.

Të jemi në atë piedestal ku jemi të kënaqur me vetën. Vetëm kur kemi arritur ta vlerësojmë dhe ta lumturojmë vetën jemi gati të pranojmë 100% lumturinë dhe kujdesin që na e fal tjetri. Prandaj, para se të prisnv që dikush ta ndërtojë dhe ta vlerësojë lumturinë tuaj, bëjeni ju së pari!

dua Marketplace banner