A gabojnë femrat kur ndahen nga meshkujt e mirë?

nga Flogerta Driza

Pse ndahen femrat nga meshkujt e mirë? Është shumë e lehtë të kuptosh se po del në takim me një djalë përsëmbari. Megjithatë ju nuk jeni e sigurt nëse ai është mashkulli i duhur për ju. Madje mundet që edhe t’ju irritojë disi entuziasmi që ai shfaq ndaj jush.

Pikërisht këtu fillon edhe problemi i parë, sepse as ju e as shoqëria juaj nuk di si të reagojë kur përballeni me një mashkull të tillë. Mirëpo, pse ndahen femrat nga meshkujt e mirë dhe a bëjnë gabim? Cilat janë arsyjet që i shtyejnë ato të marrin një vendim të tillë?

A mjaftojnë lulet dhe gjestet e mira?

meshkujt e mirëMashkulli i cili mendon se ju jeni femra më e mrekullueshme në botë do të ndihet sikur ka fituar llotarinë. Ai do të bëjë gjithçka që ka mundësi që t’ju bëj juve të lumtur. Duke ju trajtuar me kaq pçrkujdesje ka shumë pak gjasa që ta humbisni atë si partner.

Kjo nuk do të thotë se ai do te jetë aty gjithmonë me lule e çokollata. Kjo do të thotë që ai do t’ju qëndrojë pranë, kur ju të keni nevojë për suportin e tij emocional.

Një lidhje në të cilën një mashkull fillon me më shumë zell sesa femra mund të jetë një lidhje e suksesshme dhe afatgjatë.  Mirëpo nëse kimia dhe përkushtimi nuk është i dyanshëm atëherë fatkeqësisht lidhja nuk mund të eci për shumë gjatë. Pra lulet që merrni dhe gjestet e mira nuk mjaftojnë. Nëse nuk arrini t’i falni dashurinë dhe respektin që ai ju tregon atëherë më mirë ta ndërprisni atë lidhje.

A gabojmë kur i themi dikujt se problemi është tek ne e jo tek ata?
meshkujt e mirë

Përgjigja në këtë pyetje është shkurt dhe thjesht ‘JO’. Nuk gabojmë sidomos nëse jemi të sinqerta në përgjigjen tonë.

Gjthmonë është më mirë të jemi të drejtpërdrejt me personin që po shfaq inters ndaj nesh sesa të japim siniale të gabuara. Nëse nuk ndiejmë pëlqim apo dashuri për personin me të cilin jemi në lidhje apo jemi thjesht në fazën e parë të saj, nuk ia vlen të përpiqemi.

Për arsyen e thjeshtë se nuk mjafton që dikush të na trajtojë mirë që ne të jemi  të lumtur me të. Nuk duhet të heqim dorë prej zjarrit të dashurisë, të cilin me siguri do ta gjejmë të gjithë dikur në jetë. Ai mund të jetë mashkulli perfekt, por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta bëni veten me zor të ndieni për atë.

Prandaj mos rrini me dikë nëse e ndieni se nuk e doni me zemër.  Mos e bëni këtë vetëm pse ai duket person i mirë. Këtë nuk e meritoni as ju, e as personi që keni afër vetës. Prandaj përpiquni të jeni të sinqert që në fillim.

dua Marketplace banner