A jeni gati per lidhje martesore?

nga Argjenda Selmani

Nëse je në një marrëdhënie dashurie dhe ke filluar të mendosh për lidhje martesore, atëherë ky blog është për ty! Të qenit gati, të papriturat e martesës dhe pritshmërit që tashmë keni në kokën tuaj. Të gjitha këto do t’i shtjellojmë së bashku. Gjithmonë duke u munduar të të ndihmojmë të gjesh përgjigjet.

Ky diskutim as nuk duhet nisur, pa e përmendur dashurinë. Dashurinë e pafundme dhe dëshirën për ta kaluar jetën pranë njëri- tjetrit. Përpos kësaj, pyetja kryesore është a jeni gati për martesë?  Nëse keni ende dilema, janë disa shenja që ju tregojnë a jeni gati për një lidhje martesore. Këto që po përmendim më poshtë, janë disa prej tyre!

Ju ndani të njëjtat vlera

lidhje martesore

Përderisa të dy jeni mbi moshën madhore mund të themi se çdo gjë është në rregull. Ka shumë dilema se kur është mosha ideale. E kjo varion në kultura e nacionalitete të ndryshme. Mirëpo përpos kësaj, ka shumë rëndësi që me partnerin të ndani të njëjtat vlera njerëzore. Kjo është një gjë që padyshim se e keni kuptuar deri tash, në rrugëtimin tuaj të përbashkët romantik.

Nëse keni gjetur dikë me edukatë, kulturë e vlera njerëzore të ngjashme si tuajat, atëhëre jeni në drejtimin e duhur. Kjo gjë ka shumë rëndësi për të ardhmen e largtë. Vetëm kur të ndiheni rehat dhe krenar me partnerin që keni në krah, do të keni një të ardhme të lumtur! Prandaj mendo, a e ke ti? Nëse po, atëhere je person me shumë fat!

Jeni të pjekur mjaftueshem dhe keni stabil financiarisht për lidhje martesore

lidhje martesore

Kur kalon faza e muajit të mjaltit, këto janë dy nga shume elemente të rëndësishme. Janë faktor që e mbajnë në këmbë një martesë. Prandaj në mënyrë që ajo të mos dështoi shpejt është e rëndësishme që të dy të jeni mjaftueshëm të pjekur. Si dhe të jeni të gatshëm t’i përkushtoheni asaj martese në të cilën jeni lidhur. Në anën tjetër, stabiliteti financiar është një nga shtyllat kryesore. Si një çift i ri, që planifikoni të shndërroni në familje te re, ju duhet stabilitet financiar. Uluni e mendoni, a keni të dy punë stabile, ose të paktën njëri prej jush? A keni një vendbanim të sigurt? A keni kursime, ose borgje? 

Ka shumë rëndësi të jeni të hapur me gruan ose burrin tuaj të ardhshëm. T’i bëni këto biseda sinqerisht dhe pa komplekse. Kur të arrini t’i shtjelloni të gjitha këto biseda si dhe të mirreni vesh, atëhëre besoj se jeni gati!

Keni plane dhe ëndrra të përbashkëta

lidhje martesore

Një martesë e lumtur ndërtohet mbi ëndrra të përbashkëta! Nëse në këtë rrugëtim tuaj romantik, keni ndarë pasione, ëndrra dhe dëshira të përbashkëta, atëherë një gjë e bukur po ju pret! Mendoni për jetën tuaj pas 10, 20, apo 30 vitesh.

A e shihni vetën me të njëjtin partner/e në krah? A jeni gati ta përkrahni në ëndrrat e tij/saj jetësore? Në rrugëtimin tuaj profesional? Në të mirë e në të keq dhe në pasuri e në varfëri?

A mendoni se krahas dashurisë së tij/saj e gëzoni edhe ju të njëjtën përkrahje? Nëse përgjigja ne keto pyetje është PO, atëherë mendojmë se jeni të gatshëmm për martesë! Padyshim se dilemat, mëdyshjet e pikëpyetjet mund të jeni të shumta. Edhe nëse dashuroheni pafund me njëri-tjetrin.

Mirëpo ne jemi të bindur se çdo pikëpyetje mund t’i gjeni përgjigje duke komunikuar dhe biseduar me partnerin/en tuaj.