A ka ndonjë shpikës shqiptar dhe cilët janë ata?

nga Flogerta Driza

A ka ndonjë shpikës shqiptar? Nëse na drejtohet një pyetje e tillë, shumë prej nesh do qeshi dhe do tallemi se ne shqiptarët s’jemi shpikës për asgjë. Mirëpo, ndryshe nga ç’jemi mësuar të mendojmë, nga shqiptarët kanë dalë plot mendje të ndritura. Vazhdojnë të ketë të tillë edhe sot e kësaj dite edhe pse flitet pak ose aspak për ta.

Kjo pyetje zakonisht bëhet në mënyrë të pasinqertë nga njerëzit që tallen me shqiptarët dhe zakonisht e injoroj këtë tallje. Megjithatë, jam e bindur se ka njerëz që janë vërtet të interesuar për të mësuar rreth kesaj teme. Nisur nga kjo do listoj disa prej shpikësve më të mëdhenj shqiptarë.

Ferid Muradi

shpikës shqiptar

Ndoshta shkencëtari më i famshëm amerikano – shqiptar i cili ende jeton.  Atij i njihet merita për zbulimin e mekanizmit pas barnave farmaceutike ku këtu përfshihet edhe Viagra. Megjithëse interesi i tij ka të bëjë më shumë në zbulimin e trajtimeve për çrregullimet kardiovaskulare.

Kontributet e tij në fushën e mjekësisë i dhanë atij Çmimin Nobel në Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1998. Mund të flasim shumë për Ferid Muratin, megjithatë, me një klikim mund të mësoni shumë për këtë shpikës farmaceutik shqiptar. Ai ende tani që është në moshën 85 vjecare mbahet e vlerësohet për arritjet e tij shkencore.

Hasan Masurica

shpikës shqiptar

Hasan Masurica ishte një shpikës shqiptar që jetonte në Maqedoninë e Veriut të sotëm. Ai krijoi një nga aeroplanët e parë fluturues bazuar në modelet e vizatuara nga Leonardo Da Vinci. Fatkeqsisht shpikja e tij nuk u përdor nga të tjerët dhe merita iu dha Vëllezërve Wright. 

Ai shpiku gjithashtu një mitraloz të cilin Sulltani Osman i asaj kohe planifikoi ta prodhonte në masë. Hasani, nga frika se shpikja e tij do përdorej për keq kundër bashkatdhetarëve të tij shqiptarë, ndërpreu planet dhe studimet e tij duke i vazhduar ato në fshehtësi

Ekzistojnë disa spekulime se skemat për këtë dizajn të armës iu vodhën nga forcat ballkanike që kishin mundur Perandorinë Osmane në vitin 1912 dhe më vonë u përdorën për dizajne te armëve ruse që çuan në ndërtimin e asaj që sot njihet si AK-47. 

Rifat Gjota

shpikës shqiptar

Ai është një elektroinxhinier shqiptar nga Kosova, i cili shpiku me emër Generators and Electromotors Gjota, për të cilat ka një patentë në SHBA. Shpikja e tij përdoret edhe sot, veçanërisht në fabrikat në Kosovë. Mësoni më tepër për të duke kërkuar onilne për jetën dhe veprimtarinë e tij.

Gjon Mili

I njohur më së miri për fotografinë e tij të Pablo Picasso-s. Ai ishte gjithashtu një inxhinier i trajnuar me një diplomë nga Instituti i Teknologjisë në Massachusetts dhe një pionier në teknologjitë fotografike. Nëpërmjet eksperimenteve me Harold Edgerton në MIT ai zhvilloi dritat me fije tungsten për fotografinë me ngjyra. Risitë e mëtejshme në imazhet stroboskopike dhe të ndaluara e sollën veprën e tij në vëmendjen e Life.

Jan Kukuzeli

shpikës shqiptar

Kompozitor bizantin me origjinë shqiptaro-bullgare nga Durrësi. Ai ishte një muzikant tepër i favorizuar dhe i preferuar i Perandorit Bizantin të asaj kohe. Shquhej për zërin e tij të talentuar, “engjëllor”.

Kontributi i tij më i famshëm është shpikja e “sistemit të rrathëve muzikorë” ose pentagramit muzikor që ndikoi në zhvillimin e sistemit perëndimor të notave muzikore. Ai konsiderohet si një shenjt nga Kisha Ortodokse Shqiptare, Bullgare dhe Greke.

Referenca: Artikulli është përkthyer dhe risjell nga postimi i Endrit Mazrekut, një entuziast dhe studiues i historisë, në Quora.