Adelina & Edi – Dashuri në ‘match’ dhe shikim të parë!

nga Argjenda Selmani

Adelina & Edi po jetojnë një dashuri të rrallë. E veçanta e historisë së tyre është se nisi nga një match’ në dua.com! Shpërngulja, rritja në vend të huaj, e shkollimi. Janë vetëm disa nga elementet tipike të  jetës së të gjithë njerëzve e komuniteteve që i përcjell fati i migrimit.  Histori pak a shumë të ngjashme me njëri-tjetrin kanë edhe Edi e Adelina.

Dy të rinjë shqiptarë që kanë ndërtuar jetën larg vendit të tyre te origjinës. Dy persona që kanë gjetur dashurinë dhe njëri-tjetrin në dua.com. Adelina dhe Edi kanë vendosur të hapin zemrën dhe të ndajnë më ju detaje nga njohja e tyre, që u kurorëzua tash e disa muaj edhe me martesë! Ata arritën të gjejnë atë që po kërkonin te njëri-tjetri. Siç shprehen, aty ku ju flen zemra. “Askund s’mund të gjesh rahatinë, mirëkuptimin, e dashurinë si te i yti”, thonë ata, duke ju referuar nacionalitetit. 

adelina edi

Edi (29) ka lindur në Prizren, kurse Adelina (27) në Pejë. Rrugët e jetës i kishin të ndara, sepse familja e Adelinës migroi në Slloveni kur ajo ishte 3 vjeçare. Përderisa Adelina kaloi pjesën më të madhe të jetës në shtetin slloven, Edi u rritë në Kosovë.  Të dy ndërruan vendbanim më vonë. Ajo si 17 vjeçare shkoi për shkollim dhe punësim në Zvicër, kurse Edi që nga mosha 20 vjeçare jeton dhe punon në Gjermani. Bashkë  i bëri një ‘match’ më dua.com. Dashuria e tyre ‘e shkriu’ edhe atë distancë përafërsisht 7 orëshe. Ata tashmë jetojnë bashkë në Zvicër.

Adelina dhe Edi tek njëri-tjetri gjetën çfarë kërkuan

Edi tregon se ai kishte hapur një account pasi kishte dëgjuar për dua.com dhe qëllimin e platformës, që i pëlqeu shumë.  “Arsyeja kryesore ishte që doja dikë në jetën time me rrenjë nga vija une. Pra shqiptare.  Pa marrë parasysh shoqëritë dhe kontaktet me nacionalitete tjera këtu ku jetojmë, doja që gjithsesi partneren e jetes time ta kisha nga Kosova”, tregon ai.

Në anën tjetër, për Adelinën ishte pak më ndryshe. Ajo u nxit nga nëna e saj që ta shkarkonte aplikacionin dhe të gjente personin e zemrës. “Nëna ime e kishte parë një reklamë të duas në TV. Ajo me tregoi për dua dhe me shtyri ta hap edhe unë një profil”, tregon Adelina  duke qeshor.  Si përfundim, në fund të shtatorit 2020, të dy kishin profile në dua dhe u bën match!

Nga takimi i parë deri te propozimi për martesë

Të dy i kanë te freskëta kujtimet e datës 14 tetor 2020, kur u takuan për herë të parë. Edi udhëtoi 7 orë që ta takoi Adelinën. “Takimi ynë i parë ndodhi pak ditë pas ditelindjës së Adelinës. Natyrisht dhuratat nuk munguan. Por që për mua ishte ajo, Adelina, dhurata më e bukur e jetës time”, thotë Edi, duke e përshkruar dashurinë e tyre si dashuri në shikim të parë.

adelina edi

“Takimin e parë nuk e harroj kurrë. Ato sytë që bënin xixa edhe buzeqeshja e saj ma morën mendjen dhe zemrën. Ishte dashuri në shikim të parë. E kujtoj që thashë me vete ne gjuhën gjerman ‘Das ist Sie’, kjo është ajo që po kërkoj”, tregon Edi. Për një kohë lidhja e tyre u zhvillua në distancë. Kryesisht Edi udhëtonte çdo të dytën fundjavë në Zvicër.  “Edhe pse rrugëtime të gjata e të lodhshme, me shumë gjoba nga policia për tejkalim shpejtsisë, prap se prap ja vlejti! Sot gëzojmë një jetë të lumtur së bashku”, thekson ai.

Një propozim unik me donuts

Siç tregojnë Edi dhe Adelina, disa muaj pas lidhjes së tyre erdhi edhe propozimi i befasishëm për martesë. Edi ishte treguar kreativ. “Ishim në një qender tregtare së bashku me vëllezërit e saj. Njeri donte të blinte unazë për fejesë për të dashurën e tij po që nuk vendoste dot. Aty e bleva unë unazën për Adelinën duke mos e dite ajo, dhe e surprizova!”. Befasia u bë edhe më e lezetshme kur Edi vendosi ta bënte propozimin me ëmbëlsirën më të preferuar të Adelinës.

“Adelina i ka shumë dëshirë donuts edhe aty ishte një dyqan që Adelina e pelqente shumë. Unë paraprakisht bleva donuts dhe e futa unazën në donuts brenda. Gjatë ngrënjes e kuptoj që kishte diçka brenda. Aty i bëra propozimin për martesë gjë qe e pranoj. Pastaj në 14.12.2021 ishte edhe data ku ne kurorëzuam dashurinë tonë me martesë”, tregon Edi.

“Ju që doni të gjeni partnerin e jetës, përdoreni dua.com”

Duke qenë se në atë kohë nuk lejohej kremtimi dhe grumbullimi i njerëzve, për shkak të pandemisë, ata nuk organizuan festë. Të dy jetojnë së bashku nga dhjetori i vitit 2022 në Zvicër dhe planifikojmë të organizojnë një festë për dasmën e tyre së shpejti. “Dashuria jonë sa vjen dhe shtohet më shumë. Çdo ditë që kalon e kuptojmë se sa me rëndësi janë njërzit që duam, e në veçanti bashkudhëtari i jetës tënde”, thotë Adelina.Të dy ata, urojnë që të rinjtë shqiptarë dhe të rinjtë e gjithe botës ta jetojnë jetën me qëllime dhe ambicie pozitive. Për të gjithë ata që duan të gjejnjë partnerin e jetës së tyre i inkurajojnë që sa më parë të fillojnë ta përdorin dua.com!

 

KLIKO KËTU PËR TË LEXUAR DY HISTORI TË TJERA DASHURIE NISUR NË DUA.COM

ENDE NUK E KE SHKARKUAR DUA.COM NË TELEFONIN TËND, ÇKA PO PRET? SHKARKO TANI