Ai erdhi nga Zvicra për ta takuar pas një Match-i

nga Flogerta Driza

”Erdhi nga Zvicera me veturë për ta takuar,” – Ky ishte mesazhi që më mbërriti në inbox. Nuk është se në inbox-in e emailit tim kanë vërshuar histori të shumta mbi takimet e atyre që kanë shkarkuar aplikacionin. Megjithatë, ato pak që më kanë mbërritur, më kanë emocionuar pa masë.

Ftoj përdoruesit e duas të ndajnë me ne sa më shumë histori, privatësia juaj do ruhet vetëm nëse do jeni ju ata që do të kërkoni të kundërtën.

Nisur nga kjo, po ju tregoj më poshtë intervistën me një vajzë tepër simpatike, e cila donte të ndante me ne eksperiencën e saj në blog. 

Hej, faleminderit që më shkruajte ne email K.A. Me the se pasi kishe lexuar historine e atij djalit doje te rrëfeje edhe ti tënden apo jo?

duke pritur për ta takuar

Foto: @9_fingers_ via Twenty20

Po, historia e pare ishte shumë interesante, prandaj doja të ndaja edhe unë me ju edhe eksperiencën time për takimin e parë pasi kam përdorur aplikacionin. Më erdhi pak keq për atë djalin që nuk i kishte ecur, ndërsa mua më ndodhi e kundërta.

Në fakt ne jemi të lumtur që ke zgjedhur ta ndash me ne edhe pse je vajzë. Zakonisht vajzat janë më të ndrojtura. Megjithatë, më trego pak si nisi gjithçka?

Më ka tërhequr vëmendjen qysh prej herës së parë kur e pashë tek personat që më kishin bërë Like. Vendosa ta pëlqej edhe unë dhe u bëmë menjëherë Match.

Po bisedën kush e nisi i pari?

Të them të drejtën une prita që ai të më shkruante i pari. Kjo gjë ka ndodhur shumë shpejt, kështu që nuk më është dashur të pres më shumë se një orë haha.

Ahhahaha sa fantastike. Besoj se sapo ka parë që i ke kthyer pëlqimin do të ketë shkruar me një frymë. Si e nisi bisedën djali?

“Përshendetje nga Geneva” më tha. Mu duk pak përshëndetje e çuditshme, ndoshta kjo më tërhoqi, ndaj vazhdova bisedën me të.

Ah, me sa duket nuk rri në Shqipëri. Ka përdorur me patjetër Change Location. A e vure re këtë filtër tek profili i tij? Zakonisht del ikona e një avioni pranë emrit të atyre që e përdorin këtë filtër.

takim

Foto: Freepik

Në fakt kam qenë unë ajo që e kam ndryshuar lokacionin duke shkuar në Zvicër. Besoj ai do me ketë parë tek Përshtypjet e tij të para, se di, por më erdhi Like prej tij.

E kuptoj. Po atëhere, si rodhi biseda?

Ishte gjithçka shumë e natyrshme. Ai ishte shume komunikues dhe bënte shumë pyetje, nuk e linte biseden të bëhej monotone. Kishte një energji pozitive në bisedën tonë. Më bënte për të qeshur shumë.

Çfarë të pëlqeu tek ai?

Ishte shumë i kulturuar në mënyrën si shprehej. Kjo ishte një prej gjërave që më la më së shumti përshtypje gjatë bisedës. Pastaj ishte edhe shumë simpatik.

Po si u takuat, më the që ai udhëtoi me veturë? Kjo çështja e pandemisë na ka çoroditur të gjithëve.

Vetëm një e gjysëm javë pasi kishim biseduar për herë të parë, ai u nis për Kosovë. Meqë ai kishte plan të udhëtonte me veture në Kosovë për ta takuar familjen e tij, për shkak të situatës së krijuar prej pandemisë. Qe pak e vështirë, megjithatë ia doli të vinte. 

takim romatik

Foto: Freepik

Sa emocionuese! Besoj të ftoi ai për një takim apo jo? 

Po.

Ku ishte takimi i parë?

Takimi i parë ishte në një bar-restaurant një ditë pasi kishte mbërritur në Kosovë. U njeva shumë e turpshme nuk e di pse. Ai e dalloi këtë gjë dhe tërë kohën bisedonte me mua për të mos më lënë kohë të ndihem në siklet.
Në fund të takimit, më kërkoi të takoheshim përdëri gjatë javës. Kjo ishte definitivisht pjesa më e bukur sepse unë shpresoja që ai të më kërkonte për ta takuar sërish. 

Pra, takimi i parë rezultoi i suksesshëm dhe të kërkoi edhe për një të dytë. A keni bërë takime të tjera?

Deri tani kemi dalë në tri takime dhe ai është kthyer përsëri në Zvicër.

Nuk po të pyes më tepër sepse nuk dua të të vë në siklet. Pasi u kthye në Zvicër, a vazhduat të ruani kontaktet?

Po, po, vazhdojmë të jemi në kontakt. Nuk mund të them asgjë për të ardhmen, mirëpo deri më tani duket sikur ka kimi në mes nesh. Shpresoj të mos jem gabim. 

Dhe ne shpresojmë që gjërat të ecin sa më mirë mes jush. A mendon se fakti që jeni në distancë do ndikojë tek ajo që ka lindur mes jush?

takim i dyte

Foto: Freepik

Nuk kam qenë fanse e gjetjes së dashurisë jashtë vendit ndonjëherë sepse kam një punë të mirë, familje dhe shoqëri këtu. Mirëpo, besoj që çdo gjë ka një zgjidhje dhe ne vetëm duhet të presim që çdo gjë të ndodhë në kohë të vet.

Do doja të të pyesja më tepër, por mendoj se kaq mjafton. Mendon se do dëshirosh të ndash më tepër me ne në të ardhmen, kuptohet nëse marëdhënia juaj evolon në diçka më konkrete?

Në fakt, deri në këtë pikë do doja të vazhdoja në privatësi totale, thjesht doja ta ndaja historinë time. Kjo sepse historia e atij djalit nga Tirana më shtyu të tregoja se në fakt paska më të vërtet sukses kur takohesh online.

E çfarë të pëlqeu më tepër tek aplikacioni?

Fakti që është pikërisht për të bashkuar shqiptarët me njëri-tjetrin, të jep ndjenjë patriotike. Ne e kemi pak problem të bëhemi bashkë, plus që mu duk aplikacion shumë i thejshtë për t’u përdorur. Mw pëlqeu që unë për shëmbull nuk ngacmohem kot me mesazhe nga të panjohur siç ndodh me aplikacionet e tjera. Vetëm nëse e kam pëlqyer unë mbrapsht. Kjo më dha një ndjesi pozitive dhe tregon se me sa seriozitet është trajtuar kjo çështje.

Ne të falenderojmë shumë edhe për kaq sa ndave me ne. Ftoj edhe mikeshat e tua ta përdorin aplikacionin, ndoshta edhe atyre do tu ecë sikur ty, ku i dihet. Të urojmë shumë fat në vazhdimësi!

Shënim: Fotot janë vetëm ilustruese.