App për njoftime dashurie

nga Argjenda Selmani

Nëse po kërkoni një app për njoftime dashurie, atëherë jeni në adresën e duhur! Aplikacioni dua.com është krijuar pikërisht për këtë gjë! Mjafton ta shkarkoni atë në telefonin tuaj dhe të filloni të njoftoheni me njerëz.
Për ta shkarkuar menjëherë klikoni këtu!

Si aplikacion dua.com patjetër se është i çasshëm edhe në App Store edhe në Play Store. Pra, pa marrë parasysh çfarë paisje keni, mund ta përdorni pa hezitim!

Si përdoret dua.com – App për njoftime?

njohje serioze online

Hapat për të krijuar një profil në dua.com janë të thjeshtë. Plotësoni të dhënat që ju kërkohen. Gjithsesi, emrin, moshën dhe të paktën një fotografi. Tek pjesa e biografisë dhe të dhënave të tjera, përshkruajeni vetën. Tregoni karakteristikat tuaja si dhe preferencat. Në këtë mënyrë njohja juaj me dikë bëhet edhe më e lehtë! Ka rëndësi ta dini që dua.com funksionon në bazë të përputhjes. Për tu përputhur dy persona duhet që të dy t’i bëjnë like njëri-tjetrit. Kështu arrihet perputhja dhe hapet biseda mes dy personave. Nëse vetëm njëri person bën like, atëherë përputhja dhe komunikimi nuk mund të realizohet.

Dike kilikuar këtu ju mund të lexoni një histori suksesi dashurie të nisur në në dua.com!

Mirëpo si funksionon dua.com?

Për të përdorur dua.com, së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin në telefon dhe të krijoni një llogari. Ju mund të zgjedhni deri në tri fotografi dhe të shkruani një biografi interesante për veten. Krijimi i një profili atraktiv është një prej hapave kryesor kur krijohet llogaria në dua.com, sepse pikërisht profili do të jetë përshtypja e parë që do të jepni për veten te përdoruesit e tjerë.

dua.com...

Shpesh kemi ndëgjuar të thonë që dashuria nuk njeh kufi, e njejta vlen edhe për dua.com. Në këtë aplikacion mund të udhëtoni virtualisht përreth botës dhe të gjeni atë që ju pëlqen. Mjafton të shtypni lokacionin që dëshironi, dhe për një sekond nga Tirana do të fluturoni virtualisht në Neë York, nga Berlini në Prishtinë apo nga Shkupi në Itali.

Aplikacion serioz për njoftime të dashurisë dhe miqësisë

Nëse e keni pyetur veten se a është ky app për njoftime i  besueshëm dhe i sigurtë, përgjigja është po. Të dhënat e përdoruesve të dua.com janë të sigurta dhe të gjithë përdoruesit kanë të mundësi të: Zgjedhin lokacionin e tyre. Zgjedhin moshën për personat që janë të interesuar. Ata mund të shkruajnë vetëm me persona që përputhen. Të raportojnë apo bllokojnë llogaritë e të tjerëve. Mund ta ndërprejnë bisedën me dikë duke e fshirë apo duke e bërë “unmatch”. Të mos e bëjnë publike llogarinë e tyre. Të fshijnë llogarinë kurdo që dëshirojnë.

Çka po pret? Shkarko dua.com tani!