Arti i Humorit – Çelësi i flirtimit online për çiftet

nga Flogerta Driza

Cili është çelësi i flirtimit online? Lexoni më poshtë gabimin kryesor që shumica e njerëzve bëjnë kur janë duke flirtuar me dikë si online ashtu edhe në përditshmëri.

Shumica e bisedave rrjedhin naturshëm ndërmjet teje dhe partnerit me të cilin je lidhur online. Të dy emocionoheni dhe merrni kohë të flisni me radhë. Cilësia e bisedës duhet gjithmonë të rrjedhi nga të dyja anët.

Kur je duke takuar dikë si online apo offline, je pak nervoz dhe ke dyshime se çfarë duhet të thuash. Ky është momenti kur bëni gabimin më të madh gjatë flirtimit.

Biseda duket si intervistë

Online

Foto: @TatianaMara via Twenty20

Çelësi i flirtimit online nuk është “Të intervistohesh” nga dikush. Nuk është një përvojë e mirë, sidomos kur ka të bëjë me lidhjen. Kjo nuk e bën më argëtuese dhe nuk sjell buzëqeshje në bisedat tuaja. Duke bërë non-stop pyetje, nuk kuptoni asgjë interesante. Në vend të kësaj, biseda do të duket jo-natyrale – më shumë si një intervistë pune. Ja një shembull:

Mashkulli: A të pëlqen të jetosh në Prishtinë?
Femra: Po, më pëlqen. Kam jetuar këtu gjithë jetën time.
Mashkulli: A ke familjarë këtu?
Gruaja: Kam prindërit dhe kushërinjë që jetojnë në Prishtinë
Mashkulli: E si është jeta atje?
Gruaja: Mirë është në përgjithësi.  Shkoj në shkollë dhe punoj.
Mashkulli: Bukur. Çfarë studion në shkollë?
Gruaja: Studioj psikologji.
Mashkulli: A punon?

Biseda e mërzitshme

Kjo bisedë është e rëndë për tu lexuar. Mashkulli nuk po i jep asnjë vlerë në këtë bisedë apo t’a bëjë më argëtuese duke i folur. Ai ështe shumë i tërhequr ndaj ajo dhe po provon ta mbajë bisedën gjallë. Por, mund t’a ndjeni se si ajo po fillon të mërzitet.
Femrat duan një mashkull që i bën të ndihen rehat kur flasin me të – dikush që ka përvoja për të ndarë me të dhe dikush që e bën atë të qeshë.

Këshillë: Thyeni akullin

bisede

Foto: @Ruupic via Twenty20

Këshilla për sot është kjo: Nëse mund ta anashkaloni, kurrë, mos bëni dy pyetje radhazi. Gjithmonë përgjigjuni me një qëndrim apo histori të shkurtër. Tregoni diçka që vlen para se ta bëni pyetjen tjetër. Mund të jetë një mënyrë shpërblimi për të flirtuar me partneren tuaj online.

Mashkulli: A të pëlqen të jetosh në Prishtinë?
Femra: Po, më pëlqen. Kam jetuar këtu gjithë jetën time.
Mashkulli: Sa mirë. Me siguri e njeh qytetin shumë mirë. Kam jetuar në Tiranë për disa vite, por gjithmonë e shtyj veten për të gjetur gjëra të reja. Javën e kaluar miqtë e mi dhe unë gjetëm një lokal të ri që mban whiski të vjetër.
Femra: Vërtetë? Sa interesante.
Mashkulli: Po. Çfarë gjërash të reja ke bërë në qytet kohëve të fundit?
Femra: Ishim në një testim vere me shoqërinë time. Kemi pirë shumë.
Mashkulli: Vërtetë? Ma mer mendja se je e kualifikuar për të qenë ekspertja ime personale i verës. Do të punësoj tek kantina ime dhe do të më sugjerosh nga një verë të re çdo ditë për ta shijuar. Fillojmë që nga nesër po deshe. Shpresoj të jesh çlodhur mjaftueshëm.
Femra: LOL. Nuk jam eksperte. Mbase nuk do t’i doje rekomandimet e mia.
Mashkulli: Jam një punëdhënës strikt. Do të pushohesh nga puna për çfarëdo gabimi që do bësh. Nuk do tëmbaj me hatër. ahahaha. Ç’lloj vere preferon, të kuqe apo të bardhë?

Argëtohu në bisedë po aq sa ajo

Kjo bisedë është shumë më e rrjedhshme dhe argëtuese se sa e para. Pjesërisht sepse mashkulli po kontribuon në bisedë, gjë që e vendos vajzën në një pozitë të rehatshme. Ajo mëson disa gjëra për të shumë shpejtë: Ai është social, i pëlqen të eksplorojë atraksione të reja në qytet, i pëlqen vera dhe nuk është nervoz apo i mërzitshëm kur bën shaka. Kjo kërkon pak praktikë, veçanarisht kur jeni nervoz sepse po bisedoni me dikë që sapo e keni takuar! Por, me pak mund, do t’ia dilni.