Artisti që i dha ngjyra një ashensori në Prishtinë

nga Argjenda Selmani

Ashensori i hyrjes 5 në lagjen Lakrishte të Prishtinës është më i bukur se çdo ashensor tjetër në qytet. Kjo falë punës së mrekullueshme të piktorit Leonid Palushaj.

Për blogun tonë piktori tregon se si këto ditë vetizolimi vendosi të realizojë planin e tij të kahomotshëm. T’i jap ngjyra ashesorit të hyrjes në të cilën banon!

Gjithçka u realizua brenda katër ditësh

Leonidi gjate punimit te ashencorit

Leonid Palushaj gjatë punimit të muralit në ashencor

“Punë efektive kam bërë katër ditë. Muralin në ashensor e kam pikturat vet. Idenë e kam pasur kaherë por për shkak të kohës nuk kam mund ta realizojë”, kështu e nis rrëfimin e tij për dua piktori Leonid Palushaj. Tutje artisti që mirret me pikturë tash e 25 vite thotë se zgjodhi të pikturojë një peisazh natyre në mënyrë që t’i përshtatet shijes së të gjithëve. 

Ai shpreson që ky peisazh brenda liftit të ju jap banorëve dhe përdoruesve të këtij ashensori një ndiesi të mirë. Sidomos gjatë këtyre ditëve që po i kalojmë në karatinë.

Tutje Leonidi thotë se ka marrë shumë komente pozitive nga njerëzit për realizimin e këtij murali në hyrjen e tij.

Ai thotë se bashkëbanuesit e kësaj ndërtese janë shumë të lumtur me punën e tij. Proekupimi i tyre i vetëm është si ta ruajnë të mos dëmtohet punimi dhe ashensori nga dikush.

Artistët janë gjithmonë të gatshëm për të dhënë kontibut

Duke folur për veprën e tij, Leonidi thotë se artistët janë gjithmonë të gatshëm për të dhënë kontribut me veprat e tyre.

“Me mbështetjen e institucioneve dhe banorëve artistët mund të japin kontribut të madh për ambinetin duke shprehur kreativitetin e tyre”, thotë ai.   Njësoi si Leonidi, edhe gruaja e tij, Mina Krasniqi, është piktore.

Ajo për momentin ka mbetur në itali dhe njësoi si ai, po realizon një mural atje. Tutje artisti thotë se ky kompleks i lagjës Lakrishte të Prishtinës është ndërtuar para 45 vitesh dhe ka nevojë për sanime. Banorët shpresojnë që Komuna e Prishtinës do t’i ndihmojë në këtë aspekt.


Mesazhi i tij për fund është që të kemi kujdes gjatë kësaj kohe dhe të rrimë  në shtëpi. “Për fund, ju them rrini në shtëpi. Shfrytëozni kohën për rregullimin e ambientit që ju rrethon. Nuk e kemi shpesh këtë kohë të lirë për të dhënë kontribut”, përfundon kështu ai.