Autor shqiptar të zhanrit Romancë që duhen lexuar patjetër

nga Flogerta Driza

Zhanri Romancë nuk është një zhaner letrat tepër i zhvilluar në Shqipëri apo Kosovë. Megjithatë, kemi shkrimtarë që kanë shkruar vërtet libra të bukur e mbresëlënës.

Ndoshta ky zhaner nuk është për këdo (për ju e kam fjalën djema), megjithatë kjo s’do të thotë që nuk duhet t’i japim një mundësi. Në këtë artikull do t’ju përmendim disa autorë që vlejnë të lexohen e ndoshta t’ju sugjerojmë një titull nga botimet e tyre.

Brunilda Zllami – Zhanri Romancë

shkrimtare

Foto: Brunilda Zllami

Brunilda Zllami shkrimtare shqiptare. Ka lindur në qytetin e Bajram Curri (Tropojë) dhe është diplomuar për mjekësi. Romanet e saj, që në fillimet e botimit të parë të saj të vitit 1996, kanë mbërtheyr lexuesin shqiptar.

Fabula, tematika, stili i veçantë, mënyra e trajtimit të problematikes, intriga, sinqeriteti dhe origjinaliteti i zgjidhjes së konflikteve në romanet e veta e vecojnë atë nga shkrimtarët e tjerë.

Një nga librat e saj që do t’ju sugjeroja të lexonit është “Dua” – botuar në vitin 2002 nga Botimet Toena. Jo, nuk zgjodha këtë libër pikërisht sepse ka titullin “Dua.” Ok, e zgjodha edhe pak me qëllim, megjithatë ia vlen ta lexoni. 

Albatros Rexhaj

zhanri Romancë

Foto: Albatros Rexhaj

Albatros Rexhaj është autor shqiptar, i lindur në Prizren që aktualisht pothuajse njëkohshëm jeton dhe vepron në dy qytete, në Tiranë dhe në Prishtinë. Është shkolluar për shkrimtar të dramës teatrore dhe skenarit të filmit, ndërkaq suksesin dhe famën i ka arritur në zhanrin e prozës letrare por edhe në romancë.

Libri që do t’ju sugjeroja është “Zonja Z” – botuar nga shtëpia botuese “Pegi”, në vitin 2015. Dy heronjtë e librit flasin edhe për lodhjen që ndiejnë kur luftojnë për ta ndryshuar botën e tyre. Hasen me heshtjen gjykuese dhe moralizuese, që i përjashton dhe i bën të ndihen të vetmuar.


Flutura Açka

zhanri Romance

Foto: Flutura Açka

Flutura Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit.

Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Megjithatë, edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj “Vetmi gruaje” jo vetëm që është një romancë e goditur, por edhe është përkthyer në gjuhë të huaja.

Gjergji Mihallari

Ka lindur në qytetin e Korçës. Pas mbarimit të studimeve në Fakultetin Ekonomik te UT në vitin 1987, rikthehet me punë në qytetin e Korcës, ku vazhdon edhe sot të jetojë. Libri që do t’ju sugjeroja të lexonit shkruar nga Gjergji është “Djaloshi që vinte nga përtej detit” –  Botuar nga Ombra GVG në vitin 2019.
Libri bën fjalë për Andrean. Andreas i ishte komunikuar për të përgatitur dhe derdhur në bronz një nga veprat e tij, fituese e konkursit kombëtar. Kjo ishte hera e dytë kur do të udhëtonte përsëri për në vendin fqinj, përtej detit. Në këtë udhëtim do ta shoqëronte edhe Elena. Këtu nis rrëfimi i ngjarjes midis tyre dhe ndjenjave të përzjera midis detyrës dhe personales.

dua Marketplace banner