Balanci mes dashurisë dhe punës – Si arrihet?

nga Argjenda Selmani

Nëse jeni një person ambicioz në karrierë, ndoshta keni vështirësi kur vjen puna e gjetjes së një balanci mes dashurisë dhe punës! Të gjithë i kemi parë ato filma ku vajza humbet djalin (ose anasjelltas) sepse  është  e përqendruar në karrierën e saj sa nuk mund t’i japë marrëdhënies vëmendjen e duhur. 

Si person ambicioz ju nuk doni të hiqni dorë nga karriera juaj, por gjithashtu nuk dëshironi të jeni të vetmuar. Ose mbase jeni gati të fejoheni, por nuk jeni i sigurt se si do ta vendosni një martesë në listën tuaj të detyrave. Si ta gjeni një ekuilibër efektiv të jetës? Lexoni këtë artikull deri në fund dhe mësoni!

Sigurohuni se të dy doni të njëjtën gjë

Komunikimi midis dy personave është një hap themelor në një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme. Kur jeni super i përfshirë në karrierë, komunikimi shpesh ngec. Por nëse doni që marrëdhënia juaj të funksionojë, duhet të flisni me njëri-tjetrin!

balanci mes punes dhe dashurise

Ndani shqetësimet tuaja në lidhje me balancimin e kohës tuaj me personin e zemrës. Diskutoni për t’i bërë gjërat të funksionojnë si çift, dhe jini të vetëdijshëm për qëllimin tuaj përfundimtar. Nëse marrëdhënia juaj nuk po shkon askund, mbase nuk ia vlen të stresoheni aq shumë mbi ekuilibrin!

Gjeni kohë për njëri-tjetrin dhe përkushtohuni 100%

Pavarësisht se sa i zënë jeni në punë, gjithmonë do të keni pak kohë personale për ta ndarë me ata që doni. Kërkoni mundësi për të kaluar kohën së bashku. Ju mund të mos jeni në gjendje të ndaloni orët e gjata në punë, por përsëri mund të bëni një takim natën vonë, qoftë edhe vetëm për të ngrënë pica me të dashurin/ën tuaj. Edhe nëse duhet të merrni një ditë pushimi për të pasur ca kohë cilësore me partnerin tuaj, padyshim që ia vlen për një kohë të gjatë!

Tregoni mbështetje të pakushtëzuar

Mos harroni se partner/ja juaj ndoshta po punon shumë edhe në karrierën e tij/saj. Ai apo ajo do të ketë gjithashtu gjëra që janë personalisht të rëndësishme dhe ka nevojë për mbështetjen tuaj.

Tregoni mbështetje të pakushtëzuar

Ndërsa jeni të përqendruar në balancimin e karrierës dhe jetës suaj personale, kushtoni vëmendje të duhur përparësive të partnerit tuaj. Nëse shfaqni mbështetje të pakushtëzuar, ka më shumë të ngjarë ta merrni atë në këmbim.

Qëndroni të lidhur gjatë gjithë ditës

Një marrëdhënie e fortë duhet të fshihet në pjesën e pasme të mendjes tuaj gjatë gjithë ditës! Nuk duhet të kufizohet vetëm në pije ose darkë pas punës. Gjeni mundësi për tu lidhur ndërsa jeni larg. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa një mesazh i shpejtë gjatë kafes në mëngjes, një thirrje telefonike të ëmbël në një pasdite të ngadaltë ose një dreke e përbashkët gjatë javës. Këto momente të vogla të lidhjes do të thellojnë marrëdhënien tuaj dhe do t’ju ndihmojnë të vendosni më shumë ekuilibër!

dua Marketplace banner