Besa Kokëdhima dhe këngët romantike të saj më të bukura

nga Flogerta Driza

Besa Kokëdhima është një këngëtare shumë e njohur shqiptare. Që në vogëli ajo u përfshi vazhdimisht në aktivitetet muzikore shkollore si këngëtare solo, ku u shqua për talentin e saj në të kënduar. U vlerësua për ngjyrën dhe tonin e veçantë të zërit të saj.

Pak nga fëmijëria

Ajo ka lindur më 29 maj 1986 në qytetin e Fierit. Ajo jetoi atje për disa vite, më pas familja e saj u shpërngul në Tiranë ku me vonë Besa ndoqi tetëvjeçaren.

Në moshën 15 vjeçare ajo u zhvendos në Angli për studimet e saj të shkollës së mesme dhe të lartë. Njëkohësisht ajo mori mësime për piano.
Kur ishte 17-vjeç Besa Kokëdhima u bë fituese e “Konkursit Ndërkombëtar të Studentëve të Talentit në Mbretërinë e Bashkuar” në të cilin supozohej të konkurronte si pianiste. Mirëpo mësuesja e saj e pianos e cila rastësisht e dëgjoi të këndonte pak orë para shfaqjes, e shtyu Besën të konkuronte për këngë.
19-vjeç ajo u rikthye në Shqipëri dhe filloi të punonte për albumin e saj të parë i cili u publikua më 29 korrik 2006. 

Pas këtij albumi rrugëtimi i Besës në botën e muzikës është tashmë i mirënjohur dhe ajo ka shumw këngë shumë të suksesshme. Më poshtë po ju listojmë disa prej tyre.

Më Beso

Kalorësi i Natës 

Ëngjëjt vrasin njësoj 

Zemrën dot nuk ta lexoj

Sukseset muzikore

Besa ka marrë pjesë në një sërë konkursesh muzikore duke përfshirë “Nota Fest” ku u vlerësua me çmimin e parë për këngën R&B “Lëshoje Hapin”. Në vitin 2006, Besa u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në koncertin e MTV Exit. 

Në vitin 2009, ajo mori pjesë në Përzgjedhjen kombëtare rumune në Eurovizion, dhe arriti në gjysmëfinale të përzgjedhjes kombëtare. Besa konkurroi në Ohër Fest, ku fitoi performancën më të mirë. Në po këtë vit, Besa mori pjesë në Selecţia Naţională në Rumani për Eurovizion, me Kënga në gjuhën angleze “Nothin’ Gonna Change”, dhe arriti në gjysmëfinale. Në 2010, Besa konkurroi në Top Fest, dhe fitoi këngëtaren më të mirë femër me këngën e saj “Kalorësi i Natës”.

Besa Kokëdhima dhe këngët e saj konsekutive

Që nga viti 2010, Besa ka publikuar një sërë këngësh. Duke përfshirë këngën “Fishekzjarre” në 2012, këngën “Burning” dnë 2013, dhe ” Zemrën Dot Nuk ta Lexoj” në vitin 2014. Këto këngë ishin të komercialisht të suksesshme dhe të mirëpritura.

Besa Kokëdhima ka publikuar edhe dy albume festash me titull “Besa për Festat” dhe “Ti Je Festa Ime”.Albumi “Besa për Festat” përbëhet nga 8 këngë tradicionale angleze të përshtatura në gjuhën shqipe. Këngët u shoqëruan me videoklipe. Albumi përmbant gjithashtu një version tw këngës “Tatuazh ne Zemer”. 

Albumi “Ti Je Festa Ime” mori vlerësime pozitive dhe një artikull e quajti albumin “një nga projektet më të mira të vitit”. Ajo fitoi edhe Këngwn Magjike në vitin 2013. Në dhjetor 2016, Besa njoftoi se do t’i bashkohej panelit të The Voice of Albania si gjyqtare dhe trajnere për sezonin e ri. Më vone Besa u votua si gjyqtarja e preferuar e Shqipërisë nga sondazhet e Top Channel.