“Boost” në dua.com! – Bjer në sy, fluturo dhe shijo aplikacionin!

nga Argjenda Selmani

“Boost” në dua.com është tashmë në dispozicion të të gjithë përdoruesve të aplikacionit, që duan të gjejnë dashurinë e jetës. Nëse ti je një nga ata që po kërkon njeriun tënd të zemrës, atëherë duhet patjetër ta provosh opsionin “Boost”!

Cfarë përfitoni nga “Boost” në dua.com?

boost

Me “Boost” ti merr superfuqi! Kur aktivizon “Boost” në profilin tënd në dua.com i jep profilit tënd vëmendje. Profili yt bie në sy para të tjerëve. Ai do të shfaqet mbi profilet e tjera për 30 minuta. Kjo të jep mundësi të sigurosh më shumë pëlqime dhe përputhje se sa herave të tjera. Duke qenë në qendër të vëmendjes për disa minuta, suksesi në dua nuk do të mungojë!

Për ta aktivizuar, mjafton të futesh në profilin tënd në dua, të klikosh tek “Boost” dhe të ndjekësh hapat në vijimë. Një lajm i mirë për të gjithë përdoruesit e dua Premium është se si premium user ju keni një “Boost” në muaj falas! Prandaj, nëse je një nga përdoruesit tanë premimum, shijoje këtë mundësi. Kurse nëse ende nuk je përdorues premium i dua.com, provo “Boost” në profilin tënd dhe shiko se si suksesi nuk do të mungojë!

Shfrytëzo mundësinë e “Fluturimit” në dua.com!

Në përditësimin e fundit të aplikacionit dua.com, ekipi ynë është koncentruar në rifreskimin dhe avancimin e veçorisë së aplikacionit që ju jep mundësinë të ndërroni lokacionin. Tashmë, me pamje të re e funksionalitet të lartë, ky opsion ju jep mundësinë të kërkoni dashurinë kudo në botë, me lehtësi.

boost ne dua.comGjithçka që duhet të bëni është të klikoni tek filtri, pastak te ndërrimi i lokacionit, si dhe të zgjidhni vendin ku doni të udhëtoni. Lidhuni me përdoruesit e dua.com kudo në botë! Ky përditësim gjithashtu përfshinë përmirësime të ndryshme, që ju mundësojnë ta përdorni aplikacionin dua.com me lehtësi.

Para pak kohësh dua.com ka bërë ribrendimin e platformës, duke sjellë një logo e ngjyra të reja. Gjithashtu tashmë aplikacioni ka edhe modulet e ‘light mode’ dhe ‘dark mode’, pra me pamje ekrani të ndriçuar dhe të errësuar!

Si funksionon dua.com?

  • Shkarko aplikacionin në iOS ose Android dhe krijo një profil me të dhënat tua si: Emri, mosha e fotografitë. 
  • Pasi të kesh konfiguruar llogarinë tënde, algoritmi  i dua.com përdor vendndodhjen tënde për të gjetur njerëz beqarë rreth teje. E tëra çfarë duhet të bësh është të rrëshqasësh majtas ose djathtas.
  • Një rrëshqitje djathtas do të thotë se je i interesuar për personin, dhe një rrëshqitje majtas do të thotë që nuk je i interesuar.
  • Kur rrëshqet djathtas mbi një profil, ai do të marrë një njoftim se ka marrë një pëlqim nga dikush.
  • Nëse ai/ajo rrëshqet gjithashtu djathtas mbi ty, do të kesh një match/përputhje. Kur të ndodh përputhja hapet mundësia për bisedë/chat.

 Rreth 400.000 njerëz po e kërkojnë aktualisht dashurinë e jetës në dua.com!
Eja edhe ti, mos prit më tepër! Shkarko aplikacionin tani, duke klikuar këtu!