Çarshia e Madhe e Gjakovës, vlerë dhe krenari 

nga Argjenda Selmani

Çarshia e Madhe ishte zemra e ekonomisë në Gjakovë. Në këtë qytet të tregtisë, ku shiteshin mallrave për banorët e qytetit dhe fshatrave përreth komunës së Gjakovës.

Sot ajo është krenari e trashëgimisë kulturore të kësaj komune. Aq sa ka mbetur prej saj, ruhet mirë nga banorët e vlerësohet nga vizitorët.

Çarshia që dikur kishte dyqane sot ka kafene

CarshiaRrugët e përdredhura të Çarshisë së Madhe në Gjakovë numërojnë rreth 500 dyqane të vogla prej druri. Këto dyqane që prej shekullit XVI kanë qenë qendra të zejtarëve të ndryshëm. Gjeneratat e vjetra sigurisht e kanë ende në kujtesë gjallërinë e Çarshisë. Kohën kur në të punonin qindra zejtarë dhe ku shiteshin e bliheshin shumë produkte prodhim dore.
Çarshia e Madhe, që ishte zemra e funksionimit ekonomik për qytetin perëndimor të Kosovës, e tillë sot ka mbetur vetëm në kujtesë e në fotografi.

Gjatë kohës së luftës në vitin 1999 pazari dhe Çarshia e Vjetër ishin shkatërruar. Mirëpo dyqanet u rindërtuan me të njëjtin stil. Shumë prej tyre sot shërbejnë si kafene. Prej gjithë atyre zejtarëve që kanë punuar aty tani kanë mbetur vetëm katër, të cilët kanë trashëguar zanatin nga të parët e tyre. Në qytet funksionojnë vetëm dy saraçë, që punojnë elemente të kuajve, një orëndreqës dhe një djeppunues.

Guri e druri ishin kryefjala e kësaj Çarshie

E ndërtuar me stil tradiconal, gurë, dru qerpiçë, qeramidhe e vjetër, e plumb, Çarshia e Madhe i mbijetoi kohës. Tërësia urbanistike e Çarshisë së Madhe përmban 525 objekte të rëndësishme. Njihet si çarshia më e madhe në Evropën Juglindore.
Ajo k
a kryer funksionin e zejtarisë, tregtisë dhe administratës qendrore të asaj kohe.  Sot është kompleks kulturo-historik, turistik, zejtar dhe tregtar. Të gjitha ngjarjet që lidhen me qytetin e Gjakovës lidhjen e kanë me zhvillimin e Çarshisë së Madhe.

E rrethuar me objekte fetare e pastaj me dyqane e kafene, Çarshia e Madhe ishte qendra rreth të cilës zhvillohej jeta. Prodhoheshin, bliheshin e shiteshin mallrat. Ishte hapësirë socializimi. Në kujtesen e gjakovarëve ajo ka vend shumë të rëndësishëm.