Çfarë dëshirojnë meshkujt në një lidhje?

nga Flogerta Driza

Çfarë dëshirojnë meshkujt në një lidhje? A e keni pyetur veten ndonjëherë për këtë gjë? Pyeteni një femër se çfarë mendon ajo se do një mashkull më shumë se çdo gjë tjetër në një lidhje dhe ajo do të përgjigjjet seksi. Megjithatë, nuk është gjithmonë kështu.

Besojeni ose jo, meshkujt kanë me shumë dëshira sesa vetëm marëdhëniet sekskuale. Do të çuditeni kur të zbuloni se çfarë  dëshirojnë meshkujt që të të dashurat e tyre të bëjnë më shumë. Ju ftojmë të lexoni artikullin dhe ju sigurojmë se ai do të jetë jashtëzakonisht i befasuar që i kuptoni nevojat e tij.

Mos lëndoni egon e tij

Partneri juaj mund të duket i fortë dhe i paprekur ndaj çdo komenti negativ, por egoja e tij është jashtëzakonisht e brishtë. Nuk e keni idenë se sa e vështirë është për të kur nuk arrini ta kuptoni emocionalisht. Diçka tjetër që e lëndon është kur nuk e komplimentoni më shpesh. Edhe ai ka nevojë të dëgjojë fjalë si: sa i bukur që je, sa mashkullor etj.

Mos prisni që ta bëjë gjithmonë ai lëvizjen e parë

Meshkujt e urrejnë faktin që duhet të jenë gjithmonë ata që duhet të bëjnë lëvizjen e parë. Do t’u pëlqente shumë nëse një femër do të vinte dhe do t’u blente atyre një pije ose t’i puthë e para në takimin e tyre.

Largojini stresin 

Çfarë dëshirojnë meshkujtPartneri juaj dëshiron duart tuaja në të gjithë trupin e tij, por jo në një kontekst seksual. Ok ndoshta e dëshiron edhe këtë, por ajo që po flasim ka të bëjë me një përkëdhelje në kokë ose fërkimi i shpinës. Mos harroni që edhe ai tensionohet herë pas here. Përkëdheleni për t’ia lehtësuar lodhjen dhe stresin.

Bëhuni njëherë ju Don Zhuan-i

Ai nuk do t’ju pranojë kurrë, megjithatë meshkujt e duan romancën. Gatuajini atij një darkë romantike ose përkushtojini të gjithë fundjavën. Nlijini një dhuratë të vogël dhe dërgojani në punë. Ai do ta adhuroj faktin se keni menduar për të.

Merrni kontroll gjatë seksit

Tradicionalisht, femrat ndjekin udhëheqjen e burrit gjatë marëdhënies. Meshkujt pëlqejnë që edhe ju të merrni përgjegjësi ndonjëherë. Josheni dhe tregojini sa shumë e dëshironi. Kjo do ta shndërrojë marëdhënien tuaj, jua sigurojmë.

Pyeteni për ditën e tij dhe dëgjojeni me vëmendje

Çfarë dëshirojnë meshkujt

Shpesh i akuzojmë meshkujt se nuk na dëgjojnë, por edhe ne jemi fajtorë për këtë. Sinqerisht, a ju kujtohet kur ju ka folur për bashkëpunëtorët e tij? Ndërkohë që jeni duke darkuar pyeteni për ditën e tij. Dëgjoni dhe bëjini pyetje. Inkurajoheni që të hapet. Ai do ndihet më i qetë se ka kujt t’i hapet.

Shikoni diçka që i pëlqen atij pa u ankuar

Le ta pranojmë – meshkujt dhe femrat nuk dashurojnë kurrë të njëjtat seriale ose filma. Jini të gatshme për kompromis. Nëse ai dëshiron të shikojë një film, shikojeni me të dhe mos u ankoni. Gjeni diçka për të shijuar së bashku. Kjo  do e bëj të ndjehet sikur po ndan një pjesë të vetes me ju.

Ftojeni në një takim

Meshkujt nuk janë të vetmit që duhet të paguajnë darkëm ose të planifikojnë një natë jashtë. Nëse ka patur një javë të gjatë në punë atëhere dhurojini një fundjavë magjike. Çojeni në restorantin e tij të preferuar dhe paguani gjithcka.

Nëse ju pëlqen një dhuratë, mjafton t’ia thoni

Asnjë mashkull nuk pëlqen të luajë lojën bingo kur bëhet fjalë për dhuratën e duhur për ditëlindje apo përvjetor. Mos i bini anësh por tregojini se çfarë ju pëlqen. Do t’i kurseni mundimin dhe ju do merrni atë që dëshironi.