Çfarë duhet të bëni me patjetër sa jeni ende beqare?

nga Flogerta Driza

Besojmë se të gjithë e dini dhe e pranoni se të qenit beqare është diçka që të lodh pas njëfarë kohe. I kushtoni kohë vetes, ndërsa e dini se shumë njerëz janë në një marrëdhënie të lumtur.

Mirëpo, dëshirojmë t’ju themi gjithashtu se ka edhe shumë çifte që fantazojnë të jenë beqarë. Nisur nga kjo, do t’ju tregojmë çfarë të bëni për aq kohë sa jeni ende beqare. Si të argëtoheni apo të mbushni kohën tuaj të lirë?

Të Udhëtoni

udhetoni

Foto: @worldphoto via Twenty20

Edhe nëse nuk keni mundësi të udhëtoni në shtete të tjera ose në vende të shtrenjta, të paktën shkoni për kamping ose shëtitje. Planifikoni të merrni pjesë në konkurse ose bashkohuni me një grup çiklistësh. Bëni plane për gjëra që nuk do t’i bënit zakonisht edhe pse beqare. Dilni nga zona e rehatisë. Kjo do t’ju bëj kurioze, krijuese madje edhe intuitive e tolerante.

Gjeni vendin tuaj të preferuar

Nëse ju pëlqejnë koktejlet ose birrat artizanale, gjeni një bar dhe bëjeni tuajin. Merni këshilla të vlefshme dhe eksperimentoni me pijet e ndryshme. Tregohuni i sjellshëm me banakierin tuaj, pyeteni se si bëhen gjërat. Bëjeni si rregull një vend të posatshëm vetëm për ju, qoftë një bibliotekë, një bar, birrari etj.

Zhvilloni interesat tuaja

zbuloni interesat

Foto: @leggybird via Twenty20

Përqendrohuni në ndërtimin e një komuniteti, bazuar vetëm në interesat tuaja dhe mos kini frikë të provoni gjëra të reja!
Rregjistrohuni në një kurs si gatimi, qëndisja apo gjërat magjike dhe interesante që do t’ju zhvillojnë horizontin. Do të argëtoheni pa fund!
Galeritë e artit dhe teatri live nuk janë kurrë të mërzitshme edhe nëse nuk përfshihen në shijen tuaj.

Ndjehuni mirë nën lëkurën tuaj

Kultivoni rutinat që ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Shkoni për joga, palestër ose krijoni një rutinë tuajën si beqare. Mbani një ditar, birësoni një kafshë shtëpiake, mësoni si të përgatisni ushqimin dhe buxhetin tuaj etj. Ide e mirë apo jo?

Investoni në miqësi domethënëse

Ftoni miqt tuaj të flenë një natë nga shtëpia juaj dhe e anasjellta. Hani ushqime të ndryshme, lyeni thonjtë e njëra-tjetrës, bëni thashetheme ose qani për filmin tuaj të preferuar. Mbi të gjitha mos flisni për dashurinë apo takimet. Dedikojini kohë cilësore jetës dhe shoqërisë suaj.

beqare me shoqe

Foto:@criene via Twenty20

Provoni gjithçka

Kjo është koha e duhur për ju. Kur jeni në të njëzetat tuaja, përpiquni të krijoni sa më shumë përvoja dhe kujtime. Kur të jeni në të tridhjetat tuaja, ato përvoja do të jenë kujtimet tuaja më të shtrenjta. Provoni gjithçka!

Zgjeroni rrethin tuaj

Takoni njerëz të rinj. Bëni sa më shumë miq dhe përfshihuni në grupe interesante. Si për shembull grupe lexuesish, artistësh, muzikantësh etj. Dedikojuni ndonjë pasdite dhe do të kënaqeni pa fund. Do të gjeni veten duke përjetuar momente të mahnitshme me njerëz fantastikë.