Ja se çfarë duhet të bëni për të patur një lidhje serioze?

nga Flogerta Driza

Jeni mërzitur nga fakti që flirtimet e zakonshme zhduken brenda disa javësh dhe nuk kthehen në një lidhje serioze? Nëse mendoni se problemi vjen nga jashtë dhe thjesht jeni i pafat, atëhere ndryshoni perspektivën.

Është kthyer në diçka normale tashmë të lidhesh me dikë pa i bërë të qarta synimet që në fillim. Pse? Sepse në shumicën e rasteve, nga frika e refuzimit, shumë meshkuj apo edhe femra nuk guxojnë ta çojnë një marrëdhënie drejt hapit më të rëndësishëm.
Keni nevojë për një guidë se si t’i kaloni këto pengesa? Ne do t’ju tregojmë 7 gjëra që duhet të bëni për të patur një lidhje serioze. 

1. Bini në dashuri me veten tuaj

duani veten tuajTë dashuroni veten tuaj është elementi thelbësor që duhet të keni përpara se të kërkoni një lidhje serioze. Nëse filloni të vlerësoni dhe respektoni veten si dhe mësoni si të zgjidhni partnerin me kujdes, nuk do keni nevojë të kaloni nga një lidhje në tjetrën. Vetësiguria do t’ju japë më shumë bukuri dhe do t’ju bëj më tërheqës. Një mashull i sigurt në vetvete mund të tërheqë cilën vajzë të dojë. 

2. Mos u iluziononi

“Dita e mirë duket që në mëngjes”, thotë një proverbë, ndaj është e rëndësishme që ta kuptoni menjëherë me kë po përballeni. Pavarësisht pamjes së dikujt, apo shpresave që krijoni kur takoni dikë, jini më symprehtë. Mos ëndërroni kot, por vëzhgoni me kujdes çdo sinjal apo sjellje të partneres suaj. Mos lejo që iluzonet të të errësojnë gjykimin tënd, duke pranuar që dikush të dalë me ju vetëm kur t’i teket. Vendosni kufijtë e duhur që sapo zbardh dielli, dhe natyrisht marëdhënia do nisë me një themel më të fortë

3. Sigurohuni mirë para se të veproni në lidhje serioze

lidhje seriozeTë krijosh një lidhje serioze që zgjat kërkon angazhim, kujdes dhe përkushtim. Para se t’i kërkoni asaj që të bëhet serioze, pyesni veten nëse jeni vërtet gati. Si ta kuptoni nëse jeni gati apo jo? Zakonisht ndodh natyrshëm, pa rezistencë. Emocionet do të rrjedhin vet dhe nëse jeni i vëmendshëm sa duhet do e kuptoni së jeni gati. Gjithçka duhet të vij nga dëshira që keni për të qënë sëbashku dhe vetëm kështu do mund të përmirësoni njëri-tjetrin.

4. Ndani gjërat me njëri-tjetrin

Rrjetet sociale nuk kanë fare të bëjnë me marëdhënien tuaj. Për të krijuar një lidhje serioze, të fortë dhe të bukur, duhet të kaloni kohë së bashku. Jo vetëm që të njiheni më mirë me njëri-tjetrin, por mbi të gjitha për t’i treguar partneres se doni ta bëni atë të lumtur. Mund të jeni të lumtur vetëm nëse kaloni kohë me njëri-tjetrin. Ky është çelësi i suksesit në një lidhje, përkushtimi mbi të gjitha. 

5. Bëni plane afatgjata për lidhje serioze

beni planeNëse filloni të bëni plane afatgjata, nënkupton se të qenit bashkë si çift nuk vihet më në dyshim. Kur filloni të mendoni se ka ardhur koha të ndërtoni dicka së bashku atëhere padyshim që lidhja juaj po konsolidohet. Nuk keni pse të kërkoni më lidhje serioze, tashmë jeni në hap më përpara.

6. Kini besim tek vetja juaj dhe tek ai/ajo

Besimi ndaj të tjerëve është një gjest dashurie, sepse kështu tejkaloni frikën dhe xhelozinë e dikujt. Besimi tek njëri-tjetri është përbërësi thelbësor për një marrëdhënie të vërtetë dhe të qëndrueshme. Është e vërtetë që ekspozon vetveten, por është një rrezik që ia vlen të merret nëse është dashuri e vërtetë. Duhet të jetë një shkëmbim reciprok për të dy, i bërë nga gjeste të vogla. Mirëpo para kësaj, mos harroni të keni besim te vetja e juaj.

7. Durim dhe vetëm durim për lidhje serioze

Edhe zoti nuk e ndërtoi botën brenda një dite, ndaj edhe ju mirëkuptoni njëri-tjetrin dhe merrni kohën që ju duhet. Mund të ndodh që pasi të bini në dashuri, të filloni të përplaseni me nevojat e partnerit/es, gabimet dhe keqkuptimet e tij/saj. Nëse prireni të ecni hap pas hapi drej një lidhjeje serioze dhe të bisedoni me njëri-tjetrin për t’u kuptuar, do arrini ta forconi marëdhënien që keni. Dashuria si çdo gjë tjetër kërkon kohën dhe përkushtim e vet. Jini më i durureshëm kundrejt nevojave të partneres, por edhe kundrejt tuajave. Mos prisni të keni stabilitetin e një lidhjeje disa vjeçare qysh në fillim. Gjithçka do kohën e vetë.