Cilësitë që tregojnë se një marrëdhënie është e shëndetshme

nga Flogerta Driza

Shumë njerëz e jetojnë jetën e tyre të rrethuar nga marrëdhënie jo të mira. Duke mësuar nga shembujt, ju asnjëherë nuk do të keni mundësinë për të kuptuar se çfarë e bën një marrëdhënie jo të shëndetshme.

Rritja në marrëdhënie jo të shëndetshme i bën njerëzit të besojnë se është diçka e zakonshme. Nëse nuk keni pasur asnjëherë marrëdhënie apo lidhje e cila ka qenë shumë pozitive. Apo nëse nuk jeni të sigurt se çfarë e bën një marrëdhënie të shëndetshme, në këtë artikull ju kemi përmbledhur disa karakteristika:

1. Respekti

marrëdhënie

Foto: @Elisall via Twenty20

Respekti është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Kjo është e vërtet në të gjitha llojet e marrëdhënieve qofshin këto shoqërore, takime apo martesë.

Marrëdhëniet e shëndosha janë të përbëra nga njerëz të cilët e dëgjojnë dhe respektojnë njëri – tjetrin. Ata mund të punojnë së bashku për të zgjedhur problemet e jetës. Gjëja e fundit që një person ka nevojë është një partner i pa-sjellshëm që i nënvlerëson dhe nuk i konsideron ndjenjat e tyre.

2. Mbështetja

Të keni një marrëdhënie të shëndetshme, secili partner duhet të mbështes njëri – tjetrin. Jeta nuk është gjithmonë e lehtë dhe të gjithë ne kemi nevojë një mbështetje pozitive nga koha në kohë. Marrëdhënia është një partneritet.
Mbështetuni tek njëri – tjetrin dhe ndihmoni njëri – tjetrit për problemet të cilat i keni. Kjo do të thotë t’i ofroni mbështetjen e duhur partnerit në mënyrë që të ndalin shprehit e tyre të dëmshëm. Mos i mbështetuni shprehit e këqija të partnerit tuaj. Por ofroni  mbështetje për t’i ndërprerë këto shprehi.

3. Besimi

cift i dashuruar

Foto: @musiena via Twenty20

Mungesa e besimit në marrëdhënien tuaj është sigurisht një mënyrë e cila do të shkatërroj atë. Kjo lidhet me mbështetjen edhe me respektin. Në mënyrë që të respektoni dhe të mbështetni dikë, duhet të keni një bazë besimi. Besimi fitohet me kalimin e kohës. Ji i drejtë.

Respektoni pritshmëritë e marrëdhënies (p.sh. mos gënjeni, mos mashtroni, etj). Në qoftë se ju tregoni me kalimin e kohës që meritoni besimint e partnerit tuaj atëherë besimi do t’ju ndjekë.

4. Mos u bëni manipulues

Mos përdorni kërcënime apo fajin për t’i bërë gjërat sipas mënyrës suaj. Ky nuk është një gjest mbështetës dhe as nuk tregon respekt. Manipulimi mund t’ju ndihmoj të merrni atë që kërkoni në një kohë të shkurtër, por në skemën e madhe të gjërave jeni duke krijuar pakënaqësi, mosbesim dhe mos respekt.

Të dy partnerët duhet t’i ushtrojnë këto cilësi. Nuk do të keni një marrëdhënie të shëndoshë nëse vetëm njëra palë është duke ndjekur këto rregulla. Nëse jeni me të vërtet i respektueshëm dhe i besueshëm po ashtu do të jeni edhe besnik. Shikoni gjestet në marrëdhënien tuaj dhe pyesni vetën nëse këto tipare përcaktohen si cilësi. Çfarë mund të bëni për të përmirësuar ato dhe për të ndërtuar një bazë më të fortë?

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓