Çfarë është dashuria e vërtetë?

nga Flogerta Driza

Dashuria nuk është komplekse, njerëzit janë kompleks. Njerëzit dinë t`i komplikojnë edhe gjërat më të thjeshta. Dashuria nuk është koncept i rëndë për tu kuptuar – të paktën jo në teori!

Të dashurosh nënkupton të ndjehesh e lidhur, të kujdesesh, të kesh nevojë dhe të obsesionohesh pas dikujt. Përderisa ndjenjat që dashuria zgjon janë univerzale, arsyeja pse dashurojmë ndryshon nga personi në person. Kur është fjala për dashuri romantike, reagimi obsesiv dhe psikologjik është shumë i rëndësishëm. Mirëpo ajo që e aktivizon atë është individuale dhe e ndryshme tek çdo njeri.

Kur dashuria bëhet reciproke, atëherë mund të quhet e vërtetë

kissTë biesh në dashuri me dikë dhe mos të të kthehet dashuria, është e dhimbshme. Mirëpo është edhe e bukur përderisa zgjatë ai interesim apo simpati. Kur dashuria bëhet reciproke, atëherë mund të quhet dashuri e vërtetë. Imazhi i personit ndryshon dhe përshtatet me realitetin.
Varësisht sa jemi të pjekur në dashuri ajo ose do të rritet në një ritëm të shëndetshëm ose do të zbehet dhe do të shkatërrohet.
Gadishmëria e një personi për lidhje dashurie varet nga koha, duhet të dimë kur dikush është i gatshëm për dashuri. Njerëzit përmbajnë sistem të mendimit, besimit dhe përvojës. Këto gjëra parashikojnë mënyrën se si procesohen mendimet, besimet dhe përvojat e reja. Si e shohim partnerin, çfarë ndjejmë për të, ardhmërinë që planifikojmë me të. Të gjitha këto varen jo vetëm nga përvoja jonë në lidhje, por nga e kaluara jonë e përgjithshme.

Mirëpo pse ndodh kështu?

Që një lidhje të funskionojë, të dy partnerët duhet të jenë mentalisht të përgatitur për rrugën që do marrin para.
Nëse takojmë personin e duhur në momentin e gabuar të jetës, lidhja do të fundoset, përveç nëse arrijmë të menaxhojmë vetën brenda lidhjes. Por asgjë nuk është e rëndësishme nëse partneri juaj nuk ju eksiton. Gjërat që ju ndezin janë unike për ju mirëpo është e rëndësishme që edhe partneri t’i kuptojë ato.  Arritje është nëse gjeni personin e duhur që di t’ju ndezë në mënyrën e duhur dhe në kohën që ju dëshironi.

Të dashurosh përgjithmonë nënkupton të gjeni kombinimin ideal të kimisë dhe kohës

Kimia në lidhje zbehet me kohë dhe kjo ndodh pasiqë nuk e mbajmë gjallë. Shumica prej nesh mendojnë se dashuria është një garë me një vijë finishi dhe nuk e kuptojnë se në dashuri nuk ka finish. Çdo ditë është sfidë e re dhe mundim për t`mbajtur lidhjen gjallë. Duhet të jeni vigjilentë mentalisht dhe fizikisht, duhet të mbani kiminë gjallë, kushdo që thotë se dashuria është e lehtë – gënjen. Lidhjet nuk janë perfekte sepse njerëzit nuk janë perfektë, megjithatë mund të gjeni, krijoni dhe kultivoni dashurinë e tillë që e sfidon kohën.

dua Marketplace banner