Cila është gjuha e dashurisë për miqtë, familjen dhe kolegët tuaj?

nga Flogerta Driza

Gjuha e dashurisë është sekreti i një marëdhënieje. Gjuhët e dashurisë janë një koncept që po popullarizohet gjithnjë e më shumë. Preferoni komplimente apo dhurata? Të përqafosh apo të ndihmosh?

Ekzistojnë pesë gjuhë të ndryshme dashurie, dhe pasi ta dini se cila është e juaja, mund ta përdorni për t’ju ndihmuar. Na lejoni t’jua shpjegojmë:

Çfarë është gjuha dashurisë?

kolege dhe familjeIdeja e “gjuhës së dashuriës” vlen për miqtë, kolegët, për njerëzit e rëndësishëm dhe familjen. Premisa është e thjeshtë:

“Secili person jep dhe merr dashuri në një gjuhë të caktuar.”

Në këtë mënrë kuptoni më mirë veten dhe të tjerët. Të gjithë kemi atë gjuhë dashurie në të cilën flasim rrjedhshëm dhe kur ajo gjuhë na është folur, kemi patur një marrëdhënie më të lumtur, më të shëndetshme me atë person.

Dashuria si pjesë e rritjes personale dhe profesionale

Me kalimin e kohës, do të mësoni se ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve është një pjesë thelbësore e rritjes personale dhe profesionale.

Mos harroni, nëse doni të ecni shpejt, ecni vetëm. Nëse doni të shkoni larg, ecni së bashku.

femraCila është mënyrë më e mirë për të ndërtuar dhe për të ushqyer marrëdhënie sesa të flasim gjuhën e dashurisë së personit tjetër? Për të kuptuar më mirë gjuhën e dashurisë ju ftojmë të lexoni librin “5 gjuhët e dashurisë” nga Gary Chapman. Nëse nuk doni ta lexoni po ju japim një përmbledhje të shpejtë të 5 gjuhëve të dashurisë:

  1. Fjalë pohimi: Komplimentet e papritura janë e gjithë bota për ju.
  2. Koha Cilësore: Shprehni dashuri me vëmendje të plote dhe të pashqetësuar.
  3. Marrja e Dhuratave: Lulëzoni dashurinë, mendimin dhe përpjekjen pas një dhurate (Nuk ka të bëjë me materializmin!)
  4. Aktet e dashurisë përmes veprave: Për ju, veprimet flasin më shumë se fjalët. Dëshironi që dikush të lehtësojë barrën e përgjegjësive tuaja.
  5. Prekja fizike: Asgjë nuk do të thotë më shumë për ju sesa një prekje e thjeshtë njerëzore. Përqafimet, përkëdheljet dhe prekje të plotkuptimta – të gjitha këto  janë mënyra më e mirë për të treguar ekzaltim, shqetësim, kujdes dhe dashuri.

Përdorni gjuhën tuaj të dashurisë

familjaPërkundër asaj që besohet, gjuha juaj e dashurisë nuk shërben vetëm për njeriun tuaj të shtrenjtë. Mund të aplikohet edhe në punë! Këtu po ju japim disa ide se çfarë mund të bëni ose thoni pasi të njihni gjuhën e dashurisë së një personi tjetër.

  1. Fjalët e Pohimit: Thjesht kushtojuni vëmendje njerëzve, thuajuni se kanë bërë një punë të shkëlqyer. 
  2. Kohë cilësore: Vendosni një orar në kalendar në mënyrë që të rilidheni me njerëzit tuaj të dashur pa shpërqëndrime.
  3. Marrja e Dhuratave: Silluni të dashurve tuaj mëngjesin, kafen; ose mbani mend ditëlindjen e tyre ose përvjetorin e punës.
  4. Aktet e dashurisë përmes veprave: Kur shihni se personi tjetër është i stresuar ose ka nevojë për ndihmë, ofroni ndihmën tuaj ose bëni diçka pa e pyetur.
  5. Prekja fizike: Një prekje e lehtë në shpatull ose përqafim i lehtë mund të rregullojë ditën e gjithkujt.

Këshillat praktike të librit mund t’ju ndryshojnë jetën. Duke ju ndihmuar të rriteni më afër familjes, miqve dhe të tjerëve për të cilët kujdeseni, dhe t’ju japë mundësinë të shprehni më mirë emocionet dhe dashurinë tuaj.

Kliko këtu për ta shkarkuar aplikacionin tani ↓