Çfarë janë filtrat Futuristikë të Gjeneratës Z?

nga Flogerta Driza

Përshpejtimi i teknologjisë dixhitale, me filtrat futuristikë, dalëngadalë po zëvendëson photoshop-in. Edhe pse të nënvlerësuar, filtrat e fytyrës na kanë mësuar mënyra më pak të dëmshmee për të eksperimentuar me bukurinë.
Qëkurse Narcissus u dashurua me reflektimin e tij në mitin klasik Ovidian, obsesioni për të kapur imazhin tonë vazhdon të rritet përherë e më shumë. Sidomos në kohën tonë kur aparatet celularë i kemi ngjitur me fytyrën gjatë gjithë kohës.
Selfit nuk janë më një mani e re. Autoportreti ka mbizotëruar në kulturën tonë për dekada të tëra. Duke filluar nga axhenda politike e reformatorit shoqëror amerikan Frederick Douglass e deri te sipërmarrjet artistike të Frida Kahlos.
dua.com

Selfie është kthyer në një dokumentim social i fotove.

Instagram @kimkardashian


Ky dokumentim social mishërohet më së miri me perandorinë e Instagramit të Kim Kardashian. Përshpejtimi i teknologjisë dixhitale, me filtrat futuristikë, dalëngadalë po zëvendëson photoshop-in. Edhe pse të nënvlerësuar, filtrat e fytyrës na kanë mësuar mënyra më pak të dëmshmee për të eksperimentuar me bukurinë. Për ju e kemi fjalën operacione plastike! 🤨
Ndëkohë që trendi i filtrave është emërtimi i Epokës Dixhitale (përdoruesit e Instagramit të Gjeneratës Z dhe Millennials), shtrohet pyetja: “Cilët janë përgjegjësit për shtimin e këtij realiteti virtual?”

Gjenërata Gen Z.

Një pjesë e madhe e maskave dhe filtrave futuristike janë krijuar nga 17-18 vjeçarët e sotshëm. Këta të rinj provojnë dorën me sistemet e reja të programimit dhe meqë kanë kohë të lirë, bëhen edhe pak kreativë. Pak si shumë do të shtoja unë!
Një dhuratë për Gjeneratën Z nga vet ata. Suksesi i këtyre filtrave vjen kryesisht për shkak të tendencave dhe përhapjet e trendeve të shumta.

 

Jeni i frymëzuar që të krijoni edhe ju filtra të tillë fantastiko-shkencorë? Për fatin tuaj të mirë, është falas.

Instagram @fvckrender @madamlenna @cleitonkasar


Softueri i krijimit (në pronësi të Facebook), që krijon të gjitha këto filtra është Spark AR Studio. Këshillat e fillestarëve përfshijnë: mos i shpërfytyroni njerëzit, përdorini fytyrat si telajot tuaja dhe sfondi i fotos të jetë i pranishëm brenda kornizës.
Mirëpo, trendi, si çdo gjë tjetër që del nga kontrolli, ose siç më pëlqen të them “Ka dal nga shinat.”
Këta krijues të filtrave kanë arritur statusin e kultit dhe influencuesit, pasi veprat e tyre të artit janë përdorur nga Teddy Quinlivan, Kim Kardashian, Dua Lipa apo edhe shumë të famshëm të tjerë.
Kjo tregon se sa shumë kanë evoluar filtrat që nga dita kur përdoreshin maskat e qenve të mërzitur të Snapchat-it. 

Janë tepër të thjeshtë për t’u përdorur. Ndiqni në rrjetet sociale llogaritë e këtyre artistëve, bëni gati kamerën, shkoni në Insta story për të bërë një selfie dhe zgjidhni një nga efektet tuaja të preferuara. Ne ju këshillojmë të ndiqni këto talente @johwska, @ramenpolanski, @ines.alpha dhe @rifkes.
Befshit qef dhe eksperimentoni!