Çfarë thonë çiftet e moshuara për martesat e lumtura

nga Flogerta Driza

Të gjejmë dashurinë e jetës dhe partnerin ideal për të kaluar tërë jetën, është diçka që të gjithë dëshirojmë.
Personat që e arrijnë këtë konsiderohen me fat. Ata jetojnë një jetë të lumtur. Të tilla janë edhe martesat e tyre.
Të gjithë kanë dëshirë të marrin këshilla nga ta.

Këtu ju sjellim disa deklaratë të disa çifteve të cilët kanë qenë të martuar afër 30 vite. Ata ndajë eksperiencën e tyre për lidhjet e veta.  Lexoni  rrëfimet e tyre më poshtë dhe përpiquni të merrni disa këshilla nga ta.

Katerina, 35 vite martesë

“Unë nuk mund ta imagjinoj jetën pa të. Kjo nuk do të thotë që ne bëjmë gjithçka bashkë….Unë mund ta çmend atë dhe ai mund t’më çmend mua. Por, ne gjithmonë e dimë se njëri është aty pranë kur kemi nevoj dhe kjo lidhje të cilën e kemi na bën shumë të kënaqur…jemi shumë të ndryshëm. Ama nuk jemi të ndryshëm pikërisht me gjërat që na pëlqejnë në jetë. Jemi shumë, shumë afër me atë se çfarë na pëlqen në jetë”.

Mateo, 27 vite martesë

“Unë dua të jetë kështu. Periodikisht. Nuk mund të bëhet edhe më mirë. Vetëm të jemi bashkë. Të ndajmë jetën e njëri – tjetrit dhe jetën e fëmijëve tanë. Të përqafohemi në netët e ftohta. Është një lidhje psiqike, jo ashtu siç ka qenë kur kemi qenë të rinjë. Por gjëja kryesore është: E adhuroj atë. Çdo herë e më shumë. Ne qeshim shumë. Në qeshim për vetëvetën. Nuk e di se si kemi ardhur deri këtu, por është e mrekullueshme. Ne e mbajmë njëri – tjetrin lirshëm”.

Ana, 30 vite matesë

“Gjëja që më pëlqen më së shumti është se para se të jemi burrë e grua jemi miq. Ne ishim miq edhe para se të fillonim lidhjen. Disi kemi arritur ta ruajmë këtë miqësi edhe pas lidhjes së dashurisë, edhe pas fejesës  e martesës. Të tillë jemi edhe sot. Miq të mirë. Miq që kemi shaka të përbashkëta. Shaka të përbashkëta.  Kujdesin për njëri-tjetrin e kemi të natyrshëm. Nuk dua as të mendojë cili prej nesh do të mbetet vetëm i pari. Shpresojmë që ajo kohë të jetë e largët”.