Çfarë roli luan muzika në jetën tonë?

nga Flogerta Driza

Çfarë roli luan muzika në jetën tonë? Kërkimet e neuroshkencës analizojnë efektet e tingujve muzikorë në trurin tonë. Dëgjimi i tingujve të caktuar ngjall emocione të ndryshme tek secili prej nesh.

Muzika e epokës dixhitale të shekullit XXI është gjithnjë e më e aksesueshme. Ne mund të dëgjojmë muzikë kudo dhe në çdo kohë. Por, çfarëdo teknologjie të përdorim për të luajtur muzikë, arsyet pse dëgjojmë muzikë janë universale. Të gjithë e duam muzikën. Ajo kap emocionet tona menjëherë, në mënyra që shumë pak forma të tjera të artit arrijnë ta bëjnë. Cilat janë funksionet psikologjike universale që aktivizohen kur dëgjojmë muzikë?

Lonsdale & North (2010) pyeti 300 të rinj mbi arsyet kryesore pse pëlqejnë të dëgjojnë muzikë. Ja cilat janë përgjigjet e klasifikuara sipas rendësisë:

Kur dëgjon muzikë njihesh me të tjerët dhe botën rreth jush

muzika në jetën tonë

Foto: Genessa Panainte

Nëpërmjet muzikës takoni pjesën tjetër të botës. Muzika tregon për historitë e njerëzve në vende të tjera dhe na jep mundësinë t’i krahasojmë ato me përvojat tona.

Kërkimet psikologjike kanë arritur të përcaktojnë metodën e vlerësimit të personalitetit tonë nga muzika që dëgjojmë. Në një studim u testua se pjesëmarrësit mund të përcaktonin kryesisht personalitetin e të tjerëve bazuar në 10 këngët e playlistës së tyre.  Muzika është në gjendje t’na tregojë gjendjen emocionale të botës midis kohërave.

Dodds dhe Danforth (2009) shkarkuan tekstet e pothuajse 250,000 këngëve të kompozuara midis viteve 1960 dhe 2007. Tekstet që u kontrollan, treguan gjëndje depresionuese deri në vitin 1985. Më pas kjo gjëndje u stabilizua rreth vitit 1990.

Përcakton identitetin personal

muzika në jetën tonë

Foto: Elice Moore

Në vendin e 5-të vendoset identiteti personal. Lloji i muzikës që na pëlqen shpreh diçka nga vetja. Edhe zhanre shumë të mëdha si rock, muzika klasike dhe bluzz skicojnë imazhin e një personi.
Ne zbulojmë veten përmes muzikës. 
Përmes muzikës ndërtojmë dhe projektojmë një imazh të vetvetes edhe tek të tjerët. Prirja e përgjithshme e muzikës pop është narcizizmi.
Një studim ka ekzaminuar tekstet e 10 këngëve më të mira në Shtetet e Bashkuara midis viteve 1980 dhe 2007 (DeWall et al., 2011).
Aty u
 vërejt se tekstet që lidheshin me sjelljet antisociale janë rritur gjatë kësaj periudhë.

Muzika forcon marrëdhëniet ndërnjerëzore

muzika

Foto: Toa Heftiba

Funksioni i katërt më i rëndësishëm i muzikës është dimensioni i tij social. Ne dëgjojmë muzikë ndërsa jemi me njerëz të tjerë dhe flasim për atë që dëgjojmë me ta.
Nuk ka dyshim se muzika dhe dashuria janë të lidhura në mënyrë të pandashme, madje ne përdorim njërën për të marrë tjetrën.
Mirëpo, a e shtyn ekspozimi ndaj muzikës romantike një femër të pranojë një takim me dikë?
Në këtë drejtim, psikologët studiuan numrat real në Gueguen et al(2010).Përgjigja është: Padyshim që PO.
Përqindja e grave që pranojnë një takim pothuajse dyfishohet, nga 28% në 52% pasi të kenë dëgjuar muzikë romantike. Kënga që u përdor për eksperimentin ishte “Je l’aime à mourir” (Të dua për vdekje) nga Francis Cabrel.

Redukton humorin e keq

Në vendin e tretë, gati e barabartë me të dytin, është reduktimi i humorit të keq. Kur jemi në humor jo të mirë, muzika na jep një dorë për të përballuar këtë moment. Kur jemi në një gjëndje shpirtërore të ulët, jemi të predispozuar të dëgjojmë muzikë të trishtruar, si një moment kathartik. Shpesh muzika në jetën tonë lehtëson dhimbjen, shpreh ndjenjat tona dhe na ndihmon t’i shpëtojmë realitetit të jetës së përditshme.

muzika ne jeten tuaj

Foto: Matheus Ferrero

Diversiteti

Duke dëgjuar muzikë lehtësoni mërzitjen gjatë një udhëtimi. Në një të dielë me shi e kalojmë më lehtshëm me muzikën në sfond.  Me pak fjalë, është diçka që bëjmë kur nuk kemi se me çfarë të merremi. Gjithashtu është vënë re se nëse përdoret muzikë në sfond gjatë tësteve të ndryshme, hulumtimet tregojnë se performanca në testet standarde është ulur (Cassidy & MacDonald, 2007).  Muzika është një shpërqendrim dhe ky hulumtim tregon se muzika që të shpërqendron më shumë është muzika depresionuese. 

Rrit humorin e mirë

Në krye të listës kemi menaxhimin e humorit të mirë. Kjo është arsyeja më e rëndësishme pse njerëzit dëgjojnë muzikë: kjo e fundit e bën një ditë të bukur edhe më të bukur. Dëgjimi i muzikës na argëton, na qetëson dhe u jep emocioneve tonin e duhur.

Në një studim të kryer nga Ziv et al.(2011), pjesëmarrësit ishin të bindur se kishin kryer një punë të dobët atë ditë. Pasi dëgjuan një këngë të gëzuar dhe pozitive ndjeheshin më shpresëdhënës për të ardhmen sesa ata që nuk kishin dëgjuar muzikë.