Çfarë të flasim në takimin e parë?

by Argjenda Selmani

Pa marrë parasysh sa herë keni dalë në takime të para, ato janë zakonisht të sikletshme. Kur jemi duke u njohur me dikë të gjithëve na mundon pyetja ‘Çfarë të flasim në takimin e parë?’.  Sidomos kur paraprakisht nga rrjetet sociale apo nga fjalët e miqve kemi përshtypje të mira për atë person dhe duam të dukemi mirë para tij.

Ekspertët sygjerojnë që në mënyrë që të ulet ankthi i takimit të parë ne duhet te kemi një plan. Të mendojmë për disa tema diskutimi që mund ta rrisin kiminë mes nesh dhe personit tjetër.  Prandaj ndiqni këto sygjerime të thjeshta dhe besojmë që muhabeti në takimin tuaj të parë do të rrjedhë shumë mirë.

Kapuni në gjërat që tashmë i dini

Filloni në një terren të sigurtë. Nëse e dini se çfarë punon apo studion personi me të cilin jeni takuar filloni nga aty. Flsni për profesionin apo pasionin e tij. Nëse keni dal në këtë takim nga një ‘match‘ online atëherë flisni për gjërat speficike që ai ose ajo ka shkruar në bio-n e vet. Zgjeroni me të një bisedë që tashmë e keni pasur online. Kështu jeni në një terren të Çfarë të flasim në takimin e parë?sigurtë. Në anën tjetër nëse keni dalë në këtë takim me ndërmjetësimin e dikujt, mos e kaloni kohën e takimit tuaj duke biseduar për atë person. Normalisht që në fillim mund të filsni për mikun apo mikeshën tuaj të përbashkët por tejkalojeni dhe fokusohuni tek ju të dy.

Mësoni më tepër për familjen dhe shoqërinë e personit tjetër

Në takimin e parë kurseni pyetjet tepër personale por megjithatë flisni për familjen dhe shoqërinë e afërtë. Mësoni se cilët janë personat më të rëndësishëm në jetën e tyre. Natyrisht flisni edhe ju për familjen dhe për shoqërinë tuaj. Tregoni ndonjë histori interesante që lidhet me të. Gjithmonë jo tejet personale por aq sa të jetë mjaftueshëm për ta mbajtur bisedën gjallë. Duke folur për marrëdhëniet e tilla shoqërore dhe familjare, ju do ta njihni më mirë personin tjetër. Gjithashtu do të keni mundësi edhe të tregoni për vetën tuaj dhe për njerëzit që kanë ndikuar të bëheni ky person që jeni sot.

Provoni një pyetje filozofike

Filozofia jonë e jetës drejton vlerat tona dhe shpesh është rrënja e shumë zgjedhjeve që një person bën.  Megjithatë kujdes, mos e trembni partnerin tuaj të mundshëm me shumë filozofi. Gjeni një mes të artë.  Bëni një pyetje më intesante ose më të Çfarë të flasim në takimin e parë?rrallë. Pyesni p.sh cili është për të definicioni i ‘jetës së mirë’. Gjithmonë mund të përdorni edhe pyetjen klasike: “Gota gjysmë e mbushur apo gjysmë e zbrazët?” dhe dëgjoni shpjegimin e tyre për të.

Përgatituni edhe të dëgjoni

Përpos që duhet të proekupoheni se ‘Çfarë të flasim në takimin e parë?’ duhet të bëheni gati edhe të dëgjoni. Tregoni respekt për personin me të cilin keni dalë në takim duke e dëgjuar me kujdes dhe duke u përgjigjur qartë dhe drejtpërdrejt në të gjitha pyetjet e tij apo saj. Përpiquni të ‘lexoni mendimet’ e tij apo saj duke dëgjuar me kujdes se në cilat tema po shfaq më shumë interes. Edhe nëse jeni tip që flsni shumë, kursehuni në takimin e parë. Jepni edhe tjetrit hapësirën që meriton. Vetëm kështu ju do të arrini të realizoni një bashkëbisedim të rrjedhshëm edhe me dikë që po e takoni për së pari herë.