Çfarë tipi është i dashuri juaj?

nga Argjenda Selmani

Ju mund të mendoni se i dashuri juaj është personi më i mahnitshëm në botë. Mirëpo realisht, çfarë tipi është i dashuri juaj? Përderisa e keni zgjedhur jemi të sigurt se ka diçka të veçantë.

Ka disa tipe të dashurve dhe mënyra se si ata sillen rreth të dashurave të tyre. Këto gjeste, sjellje e karakteristika i bëjnë ata të jenë të unik dhe ndryshe nga njëri-tjetri. Ashtu si edhe jemi në fakt secili prej nesh. Megjithatë prej disa vetive të dalluara saktësohen edhe tipet.

Ideali

Nëse kur ju pyesin ‘Çfarë tipi është i dashuri juaj?’ përgjigjeni se ai është ‘i dashuri ideal’, atëherë jeni me fat. Një i dashur Çfarë-tipi-është-i-dashuri-juaj-3ideal zakonisht është ai djalë që nga të gjithë cilësohet si djalë i mirë. Këta janë kryesisht tipa të qetë. Ndonjëherë edhe romanik. Të dashurit e tillë ju japin hapësirë të jeni vetvetja dhe të keni kohën tuaj. Megjithatë e ndini se janë gjithmonë është aty për ju dhe e gëzoni përkrahjen e tij të plotë.

Xhelozi

Padyshim se është e natyrshme që ndonjëherë secili prej nesh të ndihemi xheloz nganjëherë. Mirëpo janë disa tipe të të dashurve që shfaqin vazhdiimsht shenja të xhelozisë. Duan të dinë çdo gjë dhe të kenë njëfarë kontrolli mbi jetën tuaj. Nëse i dashuri juaj do të dijë gjithmonë ku jeni, kontrollon telefonin tuaj dhe nervozohet me ju kur nuk e lajmëroni, atëherë ai është tip xheloz.

Qesharaku

Janë disa tipa njerëzish që janë shumë qesharak. Duket sikur misioni i tyre në jetë është t’i bënjë të tjerët të qeshin. Ndoshta i dashuri i juaj është një tip i tillë? Një person që ju bën gjithmonë të qeshni! Një tip që edhe situata me serioze i tejkalon me shaka. Një gjë është e sigurt, me tipa të tillë jeta është gjithmonë gazmore!

Flirtuesi

Çfarë tipi është i dashuri juaj (3)Në fillim kjo gjë ju duket dhe është krejt normale. Tek e fundit pothuajse gjithmonë është flirtimi ai që na dërgon drejt një lidhjeje. Mirëpo janë disa tipe njerëzish që flirtimin e kanë pjësë të natyrës e të personalitetit të vet, në raport me të gjithë. Njerëzit e tillë janë të prirur të bëjnë lajka por edhe kanë njëfarë aftësie t’i bëjnë bisht situatave të ndryshme kur nuk ju konvenojnë.

I ftohëti

Askush nuk dëshiron të përgjigjet ‘I ftohët’ kur pyetet se ‘Çfarë tipi është i dashuri juaj?’, mirëpo janë disa tipa edhe të tillë. Këta janë njërëzit që zakonisht nuk i shfaqin emocionet e tyre. Që reagojnë më sportivitet dhe që nuk janë shumë emocional. E mira është që zakonisht janë të drejtpërdrejt por edhe të matur në veprimet e tyre. Gjakftohtësia e tyre i ndihmon të mos bëjnë reagime të pa menduara.

dua Marketplace banner