Çift i pushtetshëm! Kur dashuria dhe biznesi kombinojnë

nga Flogerta Driza

Çfarë duhet për të vendosur theksin tek termi ‘çift i pushtetshëm’? Si e ndërtoni një perandori me atë që dashuroni? Nuk ndodh shpesh që dashuria dhe biznesi të përzihen së bashku. Madje, në Shqipëri jepet gjithmonë një këshillë: “Mos përfshini kurrë familjen tuaj në biznes.”
Kjo ndodh kryesisht për një arsye të thjeshtë, ndërkohë që me kolegët e tu të punës të nesërmen mund edhe të mos flasësh, me të afërmit e tu gjaku nuk bëhët ujë. Mirëpo, ka raste kur lidhja dashuri-biznes ka rezultuar e suksesshme. Jo vetëm kaq, por çiftet që ecin krah për krah me njëri-tjetrin shndërrohen në një ‘çift i pushtetshëm’.
Më poshtë do t’ju sjellim përkatësisht disa nga çiftet më të mirënjohur në diasporë, që kanë gjetur një balancë të shkëlqyer mes famës, biznesit dhe dashurisë për njëri-tjetrin. 

dua.com

Amarda Toska & Ermal Mamaqi


Çifti më i njohur në Shqipëri dhe jo vetëm. Fillimet e tyre kanë qënë modeste derisa kanë ngjitur shkallët e suksesit një e nga një.
Amarda Toska ka qënë balerinë mjaft e spikatur në rininë e saj, më pas ajo u kthye në prezantuese në emisionin e dashur për Shqiptarët ”Portokalli”. Thuhet se lidhja e saj me Ermalin filloi aty.

Ermal Mamaqi ishte aktor humori por njihej edhe për këngët e tij. Çifti i mirënjohur shqiptar më vonë hapi biznesin e tyre të parë së bashku të quajtur ”Ami Event”.
Ky biznes bëri bujë të madhe në Tiranë dhe çifti iu përkushtua plotësisht duke u shkëputur për një kohë të shkurtër nga showbizi. Megjithatë, shumë iu rikthyen televizionit. Biznesi i tyre sivjet shënon gati 13 vjet sukses, më shumë se një dëkadë.
Ermal Mamaqi, siç mund ta dini tashmë drejton emisionin e vet ”Xing me Ermalin”, ndërsa Amarda pas disa sezoneve si moderatore e ”Dancing with the Stars” ka marrë sërisht pushim pas lindjes së vajzës së saj.

Të pyetur se si ia kanë dalë së bashku Ermali është përgjigjur: “Një burrë me ëndrra ka nevojë për një grua që i beson.”

Alban Skënderaj & Miriam Cani

Miriam Cani Instagram


Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit në Shqipëri. Përveç se këngëtarë me zë të papërseritshëm, shumë shpejt kanë njoftuar se do nisin një biznes të tyrin. Prindër të lumtur të dy fëmijëve, autorë të këngëve më të bukura në Shqipëri dhe një lidhje e fortë dashurie prej 12 vitesh. 
Projektet e tyre kanë qenë gjithmonë të suksesshme, qofshin këto bashkëpunime ose solo. Këtë vit, çifti ka menduar të sjellë diçka të re, edhe pse ende nuk dihet plani i biznesit që ata kanë menduar. Megjithatë, ne po presim me padurim të rejat që ky çift tejet i rezervuar do të na sjellë.
Vlen të thuhet se ky çift kaq i suksesshëm, i famshëm e mbi të gjitha i konservuar dhe shumë familjar, me siguri e përmbushin plotësisht termin ‘çift i pushtetshëm’.
“Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty.” – shkruan Skënderaj për të shoqen ku nuk heziton të shprehë dashurinë që ndjen për të.

Shkurte Fejza & Hajrush Behluli


Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj Hajrush Behluli janë vërtet një çift për t’u patur zili. 40 vjet martesë të lumtur dhe me fëmijë tashmë të rritur. 
Të dy janë figura shumë të njohura. Shkurte Fejza, lindur dhe rritur në Kosovë, tashmë është me nënshtetësi Shqiptare ashtu si bashkëshorti i saj.
Hajrush Behluli nga ana tjetër veç historisë së tij jetësore, plot me arritje, është themeluesi i Degës së LDK-së në Suharekë. Të dy kanë punuar fortë përkrah njëri-tjetrit. Hajrushi disa herë ka organizuar koncertet e suksesshme të së shoqes dhe të dy kanë qënë bashkëpunëtor të pandarë në biznesin e showbiz-it.
Me pak fjalë, me të vërtetë një ‘çift i pushtetshëm’.
“Jemi njohur që në vit të tretë në gjimnaz dhe që atëherë nuk jemi ndarë. E kemi dashur njëri tjetrin dhe kemi gjetur mirëkuptimin mes nesh. Ai e ka gjithnjë ka mirëkuptuar karrierën time.” – është shprehur këngëtarja për të shoqin.

Elita Rudi dhe Gjiko 

Elita Rudi Instagram


Gjiko dhe Elita janë çifti më trend në Kosovë.
Moderatorja dhe këngëtari janë njohur herët me njëri-tjetrin. Elita Rudi është jo vetëm një emër i njohur për audiencën shqiptare, por edhe një personazh mjaft i dashur nga të gjithë.
Modelen, që prej kohësh e shohim edhe në rolin e moderatores, përveç projekteve në ekran dhe në muzikë, ajo është përqëndruar tek jeta e saj private. 
Gjiko është një këngëtar dhe autor këngësh i njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo hip-hop. Ështe nje emer shume i njohur per te gjithe në Kosovë. Djal i ri karizmatik dhe tepër i dashur, ka patur bashkëpunime shumë të suksesshme të cilat janë publikuar kohët e fundit.
Ky çift karizmatik ose ‘çift i pushtetshëm’ janë mjaft të njohur në Kosovë, dhe djali i tyre i quajtur Zëri, mban një vend të veçantë në zemrën e publikut.
Kur është shprehur për të shoqen Gjiko ka thënë – “Realisht, Elita është dashuria ime e parë.” Dashuria dhe fama e tyre ndoshta në një të ardhme do t’i shtyjë të bashkëpunojnë në një biznes të përbashkët.