Cila është pjesa më e vështirë kur je single?

nga Argjenda Selmani

Nëse je single tash e një kohë të gjatë ka gjasa që ndihesh i penalizuar në disa gjëra. Kjo është shumë e kuptueshme. Megjithëse nuk do të thotë se të jesh single është gjë negative. Ka disa anë që nga shumë njerëz shihen si jo shumë të mira.

Në këtë artikull ne do të përmendim disa nga to, për t’ju lënë vend anëve pozitive në një artikull tjetër. Ju ndoshta do ta gjeni vetën në ndonjërën prej tyre. Nëse jo, mund të mendoni për një shok apo shoqe që ndodhet në pozitë të njëjtë.

Kur je single ndonjëherë ndihesh i vetmuar

Të jesh single ndonjëherë nënkupton të ndihesh i vetmuar. Shpesh herë të mungon dikush me të cilin flet çdo ditë. Me të cilin ndanë detajet më të vogla të rutinës tënde.

Të mungon personi më të cilin ndan së pari lajmet e mira dhe të këqija. Për personat që nuk janë në marrëdhënie shpesh herë pasditet e ditëve të zakonshme pas pune janë të gjata dhe vetmia i mungon. Apo në anën tjetër edhe koha e pushimeve, e planet afatgjata janë më të zbehta.

Kur ndihesh i lënë anash nga shoqëria që janë në çift

Ka shumë gjasa që si person beqar ndihesh i lënë anash nga shoqëria. Sidomos nëse rrethoheni me njerëz që janë në lidhje, të fejuar ose të martuar. Ata mund të mos ju ftojnë në grumbullime miqësore, sepse të gjithë të tjerët do të shoqërohen nga personat e tjerë. Të gjithë që e kanë provuar e dinë se sa i lënë anash dhe sa jo këndshëm ndihesh në momente të tilla.

Presioni shoqëror

Ka persona që ndikohen shumë nga presioni i prindërve, familjes e shoqërisë për të gjetur partnerin e jetës.

Ti mund të jesh një nga ata njerëz që ndihesh keq kur dikush te pyet se a ka diçka të re, nga aspekti romantik në jetën tënde. Për shumëkë kjo është një pozitë e palakmueshme. Këta persona shumë shpesh edhe ndihen në siklet. Madje edhe u shmangen bisedave të gjeta me personat e prirur për të bërë pyetje të tilla.

Frika se nuk do ta gjesh personin e duhur

Disa psikolog thonë se shumë persona do ta shijonin më shumë beqarinë sikur mos të proekupoheshin me faktin se ndoshta asnjëherë nuk do ta gjenjë personin e duhur. Të gjithë ne rritemi me idealin e një dashurie të madhe, të vërtetë. Me teorinë e shpirtit binjak dhe me ëndrrën për një lidhje perfekte. Shumë persona teksa janë single për një kohë të gjatë e ushqejnë këtë frikë brenda vetës.

dua Marketplace banner