Cili është stili juaj në dashuri?

nga Flogerta Driza

Ka mënyra të ndryshme për të kuptuar cili është stili juaj i punës, stili i mësimit, mirëpo pse jo edhe stili i dashurisë? Tashmë psikologë të ndryshëm kanë konkluduar se ka numër të madh stilesh të të qenit në lidhje.

Të gjitha këto spjegime janë mjaft interesante dhe informative. Jemi të bindur se pasi ta lexoni do të gjeni se cili është stili juaj i të dashuruarit. Prandaj duke e kuptuar këtë do e keni më të lehtë ta mbani jetën tuaj intime në rend.

A jeni eros?

  • Ju e shihni dikë përballë dhomës dhe e dini se ai personi është sigurt për ju.
  • Ndjenjat intime janë të rëndësishme – dashuria është qendra e jetës tuaj.
  • Është e vështirë për ju të gjeni të duhurin – ju zgjidhni shumë.

Të dashurit Eros kanë idealizuar një imazh psiqik për të dashurit e tyre. Mirëpo së bashku ata besojnë se janë në një planet për të dashuruar njëri – tjetrin. Prandaj ata fokusohen ta gjejnë atë! Ata mbesin besnik dhe romanca e tyre është lartë në agjendën e tyre. Nëse ju jeni një i dashur eros, ju nuk e harroni romancën asnjëherë.

A jeni ludus?

  • Ju e urreni të paraqiteni gjatë festave me një partner.
  • Në të kaluarën jeni akuzuar të jeni emocionalisht i papjekur ose se keni ankth në përkushtim.
  • Ju pëlqejnë shumë persona të ndryshëm.

Të dashurit Ludus janë të stresuar me problemet e jetës së tyre.  Kësisoj ata nuk kanë dëshirë të përkushtohen në një lidhje të gjatë dashurie. Një ludus i thjeshtë brengoset se mos i lëndon personat e tjerë. Në  disa raste këta njerëz dhe i paralajmërojnë të dashurat para fillimit të lidhjes për qëndrimet e tij. Të dashurit ludus largohen ndonjëherë dhe i shohin partnerët e tyre duke hyrë në lidhje të re e më stabile se që ata e ofrojnë. Nëse janë të martuar shpesh do të ketë distancë dhe sekrete.

A jeni storge?

  • Dashuria do të largohet dhe ju ende mund të jetoni me një shokë përgjithmonë.
  • Për ju dashuria është baza e një komuniteti të fortë.
  • Kur jeni shokë të mirë me dikë, problemet intime mund të zgjidhen lehtë.

Të dashurit Storge shpesh rriten në një familje dhe komunitet të mbështetur. Ata presin që të dashurit e tyre të jenë edhe shokë të veçantë. Personat storge nuk janë  gjithë kohës të zënë me dashuri.  Mirëpo në një lidhje e gjatë ata mund të bëhen shumë të kujdesshëm. Ata luftojnë dhe mbrojnë dashurinë e tyre nga secili kërcenim i mundshëm.

A jeni mania?

  • Për ju, të jeni në dashuri është sinonim me ankthin.
  • Ju jeni në gjendje të humbni peshë, të flini më pak dhe të jeni ndjeshëm kur bieni në dashuri.
  • Zgjatë shumë për ju ta mblidhni vetën pas ndarjes – në mënyrë të pashmangshme juve ju kanë lënë. Nuk jeni personi që i keni lënë.

Të dashurit Mania janë ndjekës potencial në grup. Ata presin që dashuria të jetë e vështirë dhe për ata ashtu është. Ata janë xheloz dhe përpiqen të jenë kontrollues. Është e rallë nëse një person kërkon një term të gjatë dashurie mania dhe nuk është suprizë se  këta tipa janë pjesërisht të vetmuar.

A jeni pragma?

  • Ju keni një listë të blerjes me kritere që ju e prisni që partneri juaj ta mbush.
  • Ju besoni se ju mund të mjeshtroni çdo dëshirë me sens të përbashkët, duke përfshirë edhe një lidhje të suksesshme.
  • Ju asnjëherë nuk përfundoni me dikë me të cilin nuk përshtaten me ambiciet tuaja, me jetën tuaj dhe grupin tuaj shoqëror.

Të dashurit Pragma janë e kundërta. Ata nuk dashurohen me njerëz të cilët nuk janë të përshtatshëm në jetën e tyre, planet dhe dëshira. Ata nënçmojnë emocione të tepërta dhe skenat e xhelozisë por ata i vlerësojnë shenjat e komitetit. Atyre ju pëlqejnë të kenë një lidhje dashurie por jo nëse do të thotë të sakrifikojnë qetësinë e mendjes dhe rahatinë e tyre në jetë.  Atyre nuk u prish punë të mbesin vetëm nëse është më e përshtatshme për ata. Pra kujdesuni nëse partneri juaj është pragma– mos e lëvizni anijen shumë.